Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike, Miroslav Jença, sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni ku do të realizojë takime me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Siç kumtuan nga pres qendra e Kuvendit, Jença do të ketë takim të përbashkët me kryetarët e komisioneve për çështje evropiane, për politikë të jashtme dhe të komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi, Antonio Miloshoski dhe Aleksandar Kiracovski.
Author: Adijat
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të mbajnë takim pune me përfaqësuesit e komaniveanëtare të odës ekonomike të Maqedonisë. Në takim do të diskutohet për masat e propozuara në “Planin për zhvillim ekonomik”, të cilat duhet të kushtëzojnë përmirësim të konkurrencës dhe rritje të investimeve, me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik të ekonomisë së Maqedonisë
Në gjysmën e dytë të marsit shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias duhet të mbërrijë për vizitë në Shkup në takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ndërsa raund i ri për procesin e negociatave nën udhëheqësi të ndërmjetësuesit Methju Nimic pritet të caktohet në fund të marsit ose fillim të prillit, paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. “Kemi paralajmërim se Koxias do të mbërrijë në javën e tretë ose të katërt të marsit, dhe me ardhjen e tij në aeroportin e Shkupit do të mund të bëhen tentime për afrim të qëndrimeve, ndërsa procesi i negociatave do të vazhdojë…
Federata Aeronautike e Maqedonisë dhe Shoqata e personave me paraplegji dhe kuadroplegji “Pa kufizim” sot do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim. Krahas nënshkrimit të Memorandumit do të promovohet tandem kostumi për fluturimet ajrore të personave me paraplegji dhe kuadriplegji, i furnizuar në bashkëpunim me Federatën e Aeronautike të Francës, ndërsa i financuar me mjete përmes programit të Agjencisë për të Rinj dhe Sport, për pjesëmarrjen e sportistëve në gara ndërkombëtare. Kostumet për tandem kërcime dhe parashuta dhe tandem fluturime me paraglajder për persona me paraplegji dhe kuadriplegji janë blerë nga Federata Aeronautike e Maqedonisë me mbështetje nga Agjencia për të…
Fituesja e Çmimit Nobel për paqe Uided Bushamaui sot nga Universiteti FON do të marrë titullin profesor nderi (profesor honoris causa). Uided Bushamaui, ka lindur më 18 tetor të vitit 1961 në Gabes, provinca Bushama në Tunizi. Si ekonomiste e re i ka integruar firmat Hedi Bouchamaoui & Sons, e specializuar në sferën e naftës, BTP tekstil dhe industri. Në vitin 1994 e ka formuar kompaninë Maille Fil e specializuar në përpunimin e pambukut dhe fijeve të pambukut. Në vitin 2013 në rolin e kryetares së UTIKA-s, përndryshe një nga katër organizatat të cilat e përbënin Kuartetin Tunizian, Uided Bushamaui…
Këshilli i Qytetit të Shkupit do ta mbajë seancën e parë të jashtëzakonshme. Në rend dite të seancës është Propozim – programi për ndryshimin dhe plotësimin e programit për propagandën e përgjithshme turistike dhe përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve në qytetin e Shkupit për vitin 2018, si dhe Propozim – programin për ndryshimin dhe plotësimin e programit për financimin e projekteve për zhvillim të zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë në Qytetin e Shkupit.
Në një vizitë dyditore në vendin tonë ndodhen përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe KE-së , Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikat e Sigurisë – PASP Alehandro Alvargonzales ,Maçej Popovski – Zëvendësdrejtor i përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim i Komisionit Evropian dhe z.Samuel Žbogar, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian. Proceset reformatore të cilat i zbaton qeveria aktuale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në aleancë dhe fillimin e negociatave me BE-në, janë temat e bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të shtetit në Maqedoni. Në këtë rrafsh, pjesë e agjendës së përfaqësuesve të…
Kryetari i VMRO-DPMNE, Kristjan Mickovski ka shkaktuar termet të vërtet në parti gjatë mbledhjes së fundit të Komitetin qëndror të mbajtur ditëve të fundit. Nga burime partiake Almakos mëson se Micvovski ka vendosur ta çlirojë partinë nga ndikimi i ish liderit Nikola Gruevski, i cili përmes instalimeve të tij ushtron trysni të fuqishme ndaj Mickovskit për të vazhduar politikat nacionaliste kundër shqitarëve dhe faktorit perendimor. Mickovski para anëtarëve të Komitetit qëndror hapur ka deklaruar se të gjithë ata kuadro partiake që janë kundër Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të largohen nga VMRO dhe të kërkojnë strehë…
Pas kritikave të djeshme në lajmin e publikuar në Almakos, sot Qyteti i Shkupit kishte angazhuar maksimalisht punëtorët e “Higjiena Komunale” për pastrimin e sheshit kryesorë të Shkupit, i njohur si sheshi “Leka i Maqedonisë”. Pavarësisht reshjeve gjatë mbrëmjes së kaluar, sot deri në mesditë pjesa më e madhe e sipërfaqes së sheshit ishte pastruar, pasi edhe numri i punëtorëve të angazhuar ishte më i madh se një ditë më parë. Dje disa nga kalimtarët u ankuan se shishi i shtruar me pllaka mermeri dhe me dëborë paraqet rrezik për këmbësorët, pasi mund të rrëzohen dhe të pësojnë ndonjë frakturë.…
Këshilli i Prokurorëve Publik ka hedhur poshtë kritikat e ambasadorit amerikan në Shkup, Jess Bejli, i cili pardje e ftoi të njëjtin të shkarkojë nga posti i anëtares Fidanka Rajevskën për shkak të konfliktit të interesit. Konflikti i interesit në rastin e sipërpërmendur ngjallet, sepse Fidanka Rajevskën ka votuar për vazhdimin e mandatit të Lidija Raiçeviq e cila heton bashkëshortin e Rajevskës, Ljube Rajevski, njëri nga drejtorët e NLB Bankës, i cili prej vitit të kaluar është i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parashë. Jozyrtarisht për Almakos, nga Këshilli Prokurorëve thonë se ajo që Rajevska, anëtare e…
Me mjete në vlerë pre miliarda denarë shteti do ta rrisë punësimin përmes masave nga Plani operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2018. Përmes programeve për punësim do të përfshihen 9.511 persona, ndërsa përmes shërbimeve të Agjencisë për Punësim të RM-së mbi 16.000, informoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.
Sheshi “ Maqedonia” i shtruar me pllaka mermeri dhe i mbuluar me dëborë është shëndruar në një “patinazh”, ku qyetarët e zakonshëm, vëçanërisht ata më twmoshuar, rrezikojnë në rrëzohen dhe të thyejnë esktremitetet. Sot deri rreth orës 16:00 reshje të borës nuk pati, por megjithatë bora e dy ditëve të fundit pothuajse nuk është pastruar aspak nga Qyteti i Shkupit, që është përgjegjës për këtë punë, njoton Alamkos. Disa nga qytetarët e cilësojnë si të turpshëm faktin që pikërisht sheshi kryesorë ende është i mbuluar me dëborë dhe shprehen të shqetësuar se mund të rrëzohen dhe të lëndohen. Disa të…