Ish-ministri i brendshëm, Hari Kostov, ish-shefat e shërbimit sekret Branko Bojçevski dhe Zoran Verushevski janë nën hetime nga Prokuroria Speciale për rastin e Sopotit, shkruan portali Infomax, që është i afërt me opozitën maqedonase. Sipas shkrimit, pikërisht në kohën ka ndodhur ngjarja dhe se kanë filluar hetimet, që kanë vijuar më pas me arrestimin e 12 banorëve të fshatit. Më 4 mars 2003 në rrugën lokale Sushevë – Sopot shpërtheu mina antitank ku jetën e humbën dy ushtarë të NATO të kontigjentit polak dhe përkthyesi i tyre. Atëkohë shërbimi sekret arrestoi banorin Ramadan Bajramin, duke e mbajtur disa ditë nën…
Author: Adijat
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 8-të dje i miratoi vendimet me të cilat jepet leje për planin për punësim të Qytetit të Shkupit për vitin 2018 dhe 2019. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, tha se këtë vit do të pranohen 50 zjarrfikës. “Struktura e moshës së brigadës zjarrfikëse në Qytetin e Shkupit është e keqe dhe plotësimi i kuadrove nuk është bërë me vite. Plani është që gjatë këtij viti të bëhet trajnim dhe të pranohen 50 zjarrfikës të rinj, të cilët do ta përmbushin mungesën e 23 personave dhe nga largimi në pension të…
Deri në fund të ditës nesër, moti do të jetë stabil nga fundi i lindjes me periudha dielli, ndërsa vranësirat do të rriten. Paradite deri diku në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperaturat minimale do të jenë prej -7 deri -1, ndërsa maksimalet prej -1 deri 5 gradë. Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nesër nga orët e mbrëmjes, e pastaj edhe të martën dhe të mërkurën, do të ketë reshje të përkohshme, kryesisht të borës, me intensitet të dobët, ndërsa në juglindje dhe jug me intensitet mesatar. Të martën gjatë ditës në juglindje përkohësisht reshjet…
Mendoj se nuk ekziston rrezik që Kamenos ta braktisë Qeverinë, thotë zëdhënësi i Qeverisë i Greqisë, Dhimitris Xanakopulos lidhur me spekulimet e fundit në mediat greke për mospajtim të rritur mes dy partnerëve të koalicionit, sidomos lidhur me çështjen me dy ushtarët grekë, të arrestuar në Turqi. Xanakopulos, duke folur për televizionin grek “Skaj”, tha se dy partnerët e koalicionit nesër do të mbajnë takim. “Sipas informacioneve në seancën e grupit parlamentare pritet të dalë me ndonjë kumtesë të rëndësishme, ndërsa ekzistojnë informacione në shtypin e sotëm se Kamenos sërish e shqyrton pozicionin e tij lidhur me bashkëpunimin në Qeveri,…
Me slloganin “Stop politizimit të Arsimit” Aleanca për Shqiptaret – Gostivar, të martën nga ora 12:00 mbanë protesta para objektit të komunës së Gostivarit, informon Fol. Pushteti qendrorë ia mori kompetencat kryetarit te Komunës Arben Taravarit në sferën e Arsimit, duke mos pasur mundësi të emërojë dhe shkarkoj drejtorë. Pushtet ky, i cili ka filluar te emëroj në shkollat e Gostivarit drejtorë sipas strategjisë së tyre partiake. ASH kërkon që politika të qëndroj larg arsimit.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, informoi se qytetarët nuk do të paguajnë fatura të larta për ujin si dhe uji i pijshëm nga burimi “Rashçe” nuk do të përdoret për qëllime industriale. “Këshilli i Qytetit ka miratuar masë për shtrenjtimin e ujit i cili deri më tani është shfrytëzuar falas për kapacitetet e Hekuranës – Shkup. Ne kemi siguruar fonde të mjaftueshme, por analizat e brendshme financiare që i kemi bërë ndërmarrjes publike, lejojnë që qytetarët e Shkupit të mos marrin fatura të larta për ujin”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellësi…
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja” në të cilën të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruveski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski. Katër personat akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet. Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar…
Këshilli Penal i Gjykatës Supreme sot në seancë publike do t’i shqyrtojë ankesat e të arrestuarve për ngjarjet e 27 prillit. Në paraburgim mbetën deputetët, Kërse Mukoski dhe Sasho Vasillevski, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dhe disa të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill. Deputetët, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski janë në arrest shtëpiak. Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion deklaruan hetimet për ngjarjet në Kuvend kanë përfunduar vitin e kaluar dhe se rrjedhin afatet ligjore në të cilat të dyshuarit dhe mbrojtja mund t’i kontrollojnë shkrimet dhe…
Moti sot do të jetë me vranësira ndërsa në viset malore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz nga 2 deri 6 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 11 deri 19 gradë Celsius. Edhe në Shkup pritet të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 5 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 15 gradë Celsius.
Gjatë kontrollit policor të shtëpisë së një 61 vjeçari në rrugën “Vëllezërit Miladinovci” në Tetovë janë konfiskuar 200 gram marijuanë. Kontrolli nga policia me urdhër të gjykatësështë kryer më 17 mars, prej orës 6:30 deri në 8:30. Tetovari u arrestua dhe vazhdon procedura për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Për organizimin e protestave në të cilat shpërndahet gjuhë e urrejtjes, ofendohen shqiptarët dhe kërcënohen edhe deputetët e LSDM-së, kryeministri Zoran Zaev ka akuzuar VMRO-DPMNE-në. Ai tha se vetë anëtarët e VMRO-DPMNE-së kanë dërguar përmbajtje të porosive që përcillen përmes grupeve viber dhe ku dëshmohet se organizatorët të protestave të tilla janë vetë VMRO-DPMNE. Zoran Zaev, kryeministër “Gjithsesi argumentet të cilat ekzistojnë, e dini nga këto grupet e viberit të formuara nga VMRO-DPMNE për organizimin e protestave, kur keni 20 njerëz të paktën 2 i shpërndajnë edhe te oponentët. Kështu që është e qartë kush qëndron pas protestave, kush i…
Rikualifikimi i lëndës për vrasjen e katër vjeçarit Almir Aliu, nga Boban Iliç dhe lirimi i këtij të fundit nga paraburgimi është cilësuar si vendim skandaloz nga opozita shqiptare, e cila thekson se u tregua se sa pak respektohet në Maqedoni jeta e qytetarit, por gjithashtu edhe dështimi i shtetit në realizimin e reformave në drejtësi, ende pa nisur mirë me të njëjtat. Kryetari i ASH, Ziadin Sela, kërkon nga prokurorët shqiptarë në Prokurorinë Republikane, të cilët janë distancuar nga ky vendim i Prokurorisë së Themelore Publike në Kumanovë, që të mos reagojnë me letra, por me vepra dhe të…