Ligji i gjuhëve pritet të hyjë në fuqi dhe ai përmbyll ligjvënien që buron nga Marrëveshja e Ohrit, tha kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për Zërin e Amerikës. Sipas Xhaferit ligji përafron statusin e qytetarëve në kuptim të të drejtave të tyre kolektive në Maqedoni. Në kontekstin e ligjvënies, Xhaferi thotë se të gjitha procedurat janë përmbyllur për ligjin e gjuhëve dhe ligji i miratuar duhet të zbatohet. Ndërsa paralajmërimin e presidentit Gjorge Ivanov për të mos e dekretuar ligjin, e vlerëson si moszbatim të detyrimit kushtetues dhe çështje të përgjegjësisë së presidentit. “Unë nuk…
Author: Adijat
Lëvizja Besa mbështet protestën e nesërme që do të mbahet para qeverisë së Maqedonisë kundër vendimit të prokurorisë për rikualifikim të veprës në rastin “Almir Aliu”. “Duke gjykuar se, fatkeqësisht, sistemi gjyqësor në Maqedoni ende vazhdon të jetë diskriminues dhe jo i drejtë ndaj shqiptarëve, Lëvizja BESA konstaton se lirimi i vrasësit të Almir Aliut dhe mundësia e rikualifikimit të veprës nga vrasje me paramendim në aksident trafiku, paraqet edhe një shembull tipik të kësaj qasjeje. Sidoqoftë, Lëvizja BESA – ashtu siç e ka ngritur zërin çdoherë kundër ndaj çdo padrejtësie – edhe kësaj radhe do të jetë gardiane e…
Seanca e sotme për lëndën e PPS-së “Trajektorja” është anuluar për shkak të mungesës së avokatëve të palës mbrojtëse. Një pjesë e avokatëve e të akuzuarve në rastin “Trajektorja” janë të angazhuar edhe në mbrojtjen e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill, ku sot Gjykata e Lartë pritet të merr vendim nëse do t’u vazhdohet paraburgimi ose jo. Në rastin “Trajektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski ish zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore Ljupço Georgievski.
Familja Lipovica nga Shkupi jeton në kushte mjaft të rënda. Përveç kushteve të vështira të jetës, kjo familje përballet edhe me sëmundje të ndryshme. Më poshtë sjellim apelin për ndihmë kësaj familje që është shpërndarë në rrjetet sociale. Në këtë apel mund të gjeni edhe numrin e celularit të kryefamiljarit ku bamirësit mund të paraqiten për të ndihmuar. “Selam Alejkum vëllezër dhe motra sa po erdhi ky mesazh kjo familje gjendet në Shkup. Kjo familje vëllezër dhe motra është në gjendje të vështirë. Vëllai Fatmir Lipovica është i sëmurë, po ashtu dhe fëmijët i ka të sëmurë. Hatri i fëmijëve…
Prej kur shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias njoftoi se propozim-marrëveshja është dërguar në Shkup, mediat greke, ndër të cilat “Katimerini“ dhe “Te Nea“, i publikuan pesë propozim emrat që janë në propozimin-marrëveshjen Greke të dërguar në Shkup. Ndërsa bëhet fjalë për idetë e njejta të dorëzuara nga negociatori i OKB-së, Metju Nimic. Republika e Maqedonisë Veriore Republika e Maqedonisë së Re Republika e Maqedonisë së Epërme Republika e Maqedonisë së Vardarit Republika e Maqedonisë(Shkup), këto janë pesë propozimet sipas mediave greke.
Pa telefona dhe pa asnjë mjet bazik komunikimi me redaksitë, gazetarët duhet ta ndjekin profesionalisht se çfarë do të ndodh në seancën e hapur në Gjykatën Supreme ku do të shqyrtohen ankesat e paraburgimit për të dyshuarit në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Gjykatësi suprem, Jovo Vangellovski, i cili është edhe kryetar i këshillit pesë-anëtarësh të gjykatësve të cilët duhet të vendosin për ankesat, u shpreh se për shkak të pengesave telekomunikative gjatë gjykimit gazetarëve do ju merren telefonat. Gazetarët reaguan ndaj vendimit për të hyrë në seancë pa telefona për shkak se duhet të dërgojnë…
Me “Gostivarin nuk e shesim, Taravarin e mbështesim”, simpatizuesit e Aleancës për Shqiptarët kërkuan sot nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev që t’i kthehen kompetencat në fushën e arsimit kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari duke kërkuar gjithashtu që t’i largojë duart nga arsimi i Gostivarit, raporton Portalb.mk. “Fillimisht Gostivari deri më sot nuk ka pasur buxhet të miratuar dhe sot ai u shartua maksimalisht dhe kjo u bë arsye për të penguar suksesin e Taravarit. Marrja e kompetencave të arsimit të Taravarit a paraqet anarki të Gostivarit nga ana e Zaevit por edhe BDI-së. STOP emërimit të…
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli. Në kuadër të vizitës, Shekerinska, përveç takimit me homologun e saj, do të realizojë takime dhe me kryeministrin Binali Jildirim dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Mevlut Çavushoglu, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Në takim do të shkëmbehen mendime për situatën aktuale në Maqedoni dhe në rajon, si dhe më gjerë, ndërsa do të shqyrtohet dhe bashkëpunimi i deritanishëm dhe i ardhshëm midis dy vendeve. Do të bëhet fjalë edhe për operacionet e përbashkëta paqësore, si dhe për…
Me 31 vota “për” në seancën e Këshillit Komunal të Gostivarit u miratua buxheti komunal për vitin 2018 i cili do të arrijë vlerën prej 1 miliard e 55 milionë e 777 mijë denarë, raporton Portalb.mk. Shuma e miratuar e buxhetit ishte më ulur se sa ishte propozuar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili i pakënaqur nga propozimi i këshilltarëve të Bashkimit Demorkatik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, tha se shumë punonjës të Higjienës Komunale dhe çerdheve do të mbeten pa sigurim shëndetësor. “Për fat të mirë buxheti u votua, por për fat…
Disa vite me radhë paralajmërohet si transport alternative publik nëpër qytetet. Gjatë kohës së mandatit të Trifun Kostovskit ndërtimi i linjës së tramvajit ishte gati se punë e kryer. Atëherë u paralajmërua se tramvaji i parë promovues do të qarkullojë prej Aerodromi deri në Qendër në maj të vitit 2009. Linja e tramvajit gjithashtu u paralajmërua edhe në kohën e Koce Trajanovskit, ideja e të cilit ishte që në rrugën ku do të qarkulloj tramvaji të mos qarkulloj autobusi. Sipas studimeve duheshte të kishte 22 kompozita tramvaji. Në periudhën e parë duheshte të ketë një linjë nga lagjet Novo Lisice…
Prokurori publik Lubomir Joveski në intervistën për Makfaks ka thënë se me kërkesë të tij është takuar me prindërit e katërvjeçarit Almir Aliu nga Kumanova. “Isha me qëllim t’u them se nuk ka kurrfarë prapavije në rikualifikimin e lëndës”!, ka thënë Joveski. Ai ka thënë se drejtësia do të arrijë, ndërsa e drejta patjetër të mbisundojë. Ai ka thënë se në rastin nuk ka kurrfarë prapavije etnike apo ndonjë tjetër. Joveski ka thënë se nuk e arsyeton letrën e katër prokurorëve shqiptarë se është bërë shkelje e shërbimit të prokurorit publik, transmeton Medial.mk. Ai ka thënë se bëhet fjalë për…
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Niko Kocias, të enjten dhe të premten do të qëndroj për vizitë në Shkup, kanë bërë të ditur nga MPB, transmeton SHENJA. Në njoftimin thuhet se Kocias do të zbres në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. “Më 30 mars, ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas do të takohen në Vjenë, së bashku me ndërmjetësuesin Metju Nimic”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.