Author: Adijat

Me dëgjimin e një pjese të mbi 900 “bombave” të mbetura sot në Gjykatën penale në Shkup vazhdoi gjykimi në lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën në bankën e të akuzuarve janë të ulur disa ish-funksionarë. Gjykimin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa në sallën e gjykatës të pranishëm janë të gjithë të akuzuarit, si dhe përfaqësuesi i aktakuzës, prokurorja speciale Lile Stefanovska. Në fillim të seancës së sotme gjyqësore mbrojtja kërkoi nga gjykata që të vlerësohet se në seancë është i pranishëm këshilltari teknik dhe njëherit kërkoi kontroll në CD-në nga e cila po riprodhohen bisedat.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj partisë në pushtet LSDM. Sipas partisë së Hristijan Mickoskit, nga Qendra për komunikim e socialdemokratëve çdo ditë lëshohet po e njëjta kumtesë, apo siç thonë, “të njëjtat teza, të pavërteta dhe gënjeshtra”. “Qendra për komunikim e LSDM-së e mbron Zaevin nga kriminaliteti, nga arsyeja e thjeshtë se ai e prodhon. E mbron me tezat e njëjta të rreme për referendumin, manipulon, e fton VMRO-DPMNE-në etj. Kështu turpi për marrëveshjen kapitulluese nuk mbrohet. Nuk mbulohet as skandali me tenderë dhe punësime partiake të mbi 6.000 personave në administratë. Zoran Zaev dhe LSDM të mos e përdorin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi i uroi besimtarët myslimanë me rastin e festës së të Kurban Bajramit, duke u dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi. “Kurban Bajrami është festë e sakrificës, solidaritetit dhe respektit, e që janë vlera me të çmuara të shoqërisë sonë, andaj uroj që mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë ju dhe familjet tuaja”, thuhet në telegram urimin nga kryetari Thaçi.

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi mbrëmë në ora 20.10 në rrugën rajonale Kumanovë- Shkup, tek fshati Nakushtak, mes një veture udhëtarësh “Folksvagen Vento” drejtuar nga A.A. (30) nga fshati Nakushtak dhe automjetit tjetër “Folksvagen Golf” me tabela të Shkupit drejtuar nga M.B. (21) nga Orllanca e Shkupit. Siç theksojnë në MPB, pas aksidentit, shoferët e lënduar A.A. dhe M.B. me veturën e Ndihmës së shpejtë janë transferuar në Qendrën mjekësore në Kumanovë ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore me çka A.A. është mbajtur për mjekim, derisa M.B është dërguar në Kompleksin e klinikës…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, prej sot e deri më 22 gusht do të qëndrojë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. nSiç kumtoi MPJ, përveç takimit me sekretarin e Shtetit Pompeo, janë paraparë takime të ministrit Dimitrov me përfaqësues të lartë të administratës amerikane – Këshillit për siguri kombëtare, Stejt Departamentit, Kongresit, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe institucione të tjera në Uashington.

Lexo më Shumë

Vetëm 0,56 për qind nga toka e punueshme në Maqedoni për momentin bën pjesë në prodhimtarinë organike bimore, ndërsa projeksionet deri në vitin 2020, në pajtim me strategjinë për zhvillim rural, me katër për qind. Këto numra, siç u tha në promovimin e sotëm të studimit më të ri për prodhim organik, janë zhgënjyese edhe krahas politikave dhe aktiviteteve intensive të pothuajse gjitha palëve të përfshira në sektor. Në blegtori gjendja është më ndryshe. Vitin e kaluar 3,57 për qind nga prodhimi ka qenë organik, që është pothuajse katër për qind, aq sa arrin edhe projeksioni për vitin 2020.Organizata e…

Lexo më Shumë

Iniciativa për shpallje të referendumit për emrin e nënshkruar nga deputetët e shumicës qeveritare LSDM, BDI dhe BESA është parashtruar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Seancën për marrjen e vendimit për shpallje të referendumit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për në orën 15:30. Sipas informatave të shumicës qeveritare, në këtë seancë në rend të ditës do të jenë dy vendime, ajo për shpallje të referendumit dhe vendimi për sistemim të mjeteve për atë dedikim. Në seancë edhe pse nuk e përkrahën iniciativën do të marrë pjesë edhe grupi i deputetëve të VMRODPMNE-së, i cili paralajmëroi se do…

Lexo më Shumë

Seanca e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, në të cilën ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov duhej të referonte për realizimin e politikës ndërkombëtare, është ricaktuar për më 1 gusht. Nga shërbimi kuvendor për media informuan se seanca është ricaktuar për shkak të disa obligimeve kuvendore, të lidhura me koordinimin e grupit të deputetëve, lidhur me seancën e paralajmëruar plenare për konfirmimin e çështjes së referendumit lidhur me Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Ministri Dimitrov, i cili duhet të ketë fjalim për udhëheqjen e politikës së jashtme, nuk arriti të dalë para anëtarëve të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pret përkrahje nga deputetët e shumicës qeveritare në Kuvend për fillimin e iniciativës për referendumin. Nga Çerkezi i Kumanovës, kryeministri përsëriti se 30 shtatori është data e shënuar për mbajtjen e referendumit. “Atë që unë e di është se procedurat kanë filluar në Kuvend. Prej atje me siguri sot do të ketë informata. Për atë që unë jam i informuar, në konsultim me grupin e deputetëve të LSDM-së, BDI-së, dhe të gjitha grupeve të tjera të deputetëve dhe deputetëve nga shumica, e madhe është shumica e deputetëve të cilët me firmosjen e tyre qëndrojnë pas fillimit të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika së bashku me Sekretarin shtetëror, Faton Ahmeti, sot realizuan takim pune me Xhef Goldstein, ushtrues i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup. Fillimisht në takim, njofton Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohri u diskutua rreth mbështetjes potenciale që Misioni mund të ofrojë mbi çështjet prioritare të përfshira në Planin e reformave të Qeverisë dhe mundësive për bashkëpunimet e ardhshme të cilat do të jenë në dobi të të dy institucioneve. Paralelisht, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për përforcim të…

Lexo më Shumë

Pos mashtrimeve, manipulimeve dhe nënçmimit të qytetarëve, faktet flasin që Taravari është zhytur thellë edhe në keqpërdorime dhe shkelje serioze ligjore në procedurat e furnizimeve publike në komunën e Gostivarit. Derisa Taravari merret me deklarata spekulative dhe komfuze, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostivar përmes dëshmive denoncon keqpërdorimet në detyrën e tij zyrtare. Taravari pohon publikisht që furnizimet publike bëhen në mënyrë të përkryer dhe në përpythje me ligjin, por organet zyrtare kompetente konstatojnë të kundërtën. Komisioni Shtetëror për ankesa gjatë furnizimeve publike, me datë 06.06.2018 solli vendimin me numër rendor: 09-347/7, ku konstatohen shkelje ligjore…

Lexo më Shumë

Prodhimtaria industriale në qershor të këtij viti në raport me qershorin e vitit të kaluar është rritur për 12,1 për qind. Në periudhën janar-qershor të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje prej pesë për qind, kumtoi Enti Shtetëror Statistikor. Shikuar sipas sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin e Minierave dhe nxjerrjen e gurit në qershor të këtij viti në krahasim me qershorin e vitit 2017 shënon rrënje prej 4,2 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese ka rritje prej 14,1 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër…

Lexo më Shumë