Kryeministri Zoran Zaev pret përkrahje nga deputetët e shumicës qeveritare në Kuvend për fillimin e iniciativës për referendumin. Nga Çerkezi i Kumanovës, kryeministri përsëriti se 30 shtatori është data e shënuar për mbajtjen e referendumit.
“Atë që unë e di është se procedurat kanë filluar në Kuvend. Prej atje me siguri sot do të ketë informata. Për atë që unë jam i informuar, në konsultim me grupin e deputetëve të LSDM-së, BDI-së, dhe të gjitha grupeve të tjera të deputetëve dhe deputetëve nga shumica, e madhe është shumica e deputetëve të cilët me firmosjen e tyre qëndrojnë pas fillimit të iniciativës për shpallje të referendumit”, deklaroi kryeministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Ai i bëri thirrje opozitës të përfshihet dhe t’u bëjë thirrje qytetarëve të dalin në referendum.
“E di se pyetja është ajo të cilën e shpallëm – A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO përmes përkrahjes së marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, e di që referendumi do të jetë konsultativ edhe njëherë do ta shfrytëzoj rastin që opozita me të vërtetë të përfshihet dhe të bëjë thirrje në votim që të munden qytetarët të dalin në mënyrë masive dhe ta japin votën e tyre”, deklaroi Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se ky është vendim historik që e definon të ardhmen e shtetit.
“E dini që ky është vendim historik jo vetëm për shkak të asaj që është vendim i referendumit, por për shkak të asaj që përmes atij vendimi definohet edhe e ardhmja e Republikës sonë të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.
Kryeministri theksoi se të gjithë faktorët në shoqëri janë të detyruar të krijojnë kushte që qytetarët në mënyrë të mjaftueshme të motivohen të dalin dhe të votojnë dhe të japin përkrahje, me çka do të finalizohet aspirata 27-vjeçare e shtetit drejt NATO-s dhe BE-së. “Unë jam i bindur se jemi në rrugën e vërtetë dhe e di se do të arrijë referendumi”, tha kryeministri Zaev.
Data 21.08.2026
Aktuale
- I ka kaluar të 40-tat, Soni sfidon vajzat e reja me linjat trupore
- “Po lahemi me kova, kemi 2 javë”/ Qytetari kërkon ujë te shtëpia, kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana i kthehet keq: E di unë ça do ti mer xhaxh…
- Shqipëria reagon ndaj mospërfshirjes së himnit shqiptar në aktivitetin në Pustec ku mori pjesë kryeministri maqedonas
- MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie
- LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave
- Nigeri, numri i viktimave nga aksidenti me varkë arrin në 52
- “Kemi nevojë për Skënderbeun, sa ç’kanë nevojë grekët për Odiseun”/ Ben Blushi: Pse duhet një film ndërkombëtar për heroin tonë kombëtar
- Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth


