Author: Adijat

Bedri Ajdari nga Këshilli i familjarëve të dënuar në rastin Monstra në një ntervistë ekskluzive për Gazetën Lajm dhe Lajm.Tv, i ka përshkruar gjashtë vitet pas vrasjes së pesëfishtë në Smilkovë, si vite të zeza për familjen e tij. Ai thotë se “Monstra” ka qenë një skenar në të cilin personat janë dënuar para se të ndodhë rasti, por falë ndryshimeve politike ka marrë një kahje tjetër. Ajdari shprehet optimist se rasti do të ndriçohet përfundimisht, pasi atë e ka marë në dorë Prokuroria Speciale Publike. Videon e plotë mund ta ndiqni në këtë Link.

Lexo më Shumë

Media greke në shkrimet e tyre në fokus kanë takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Ohër. Mes tjerash theksohet deklarata e Ministrit të Jashtëm grek se ka përparim por se ende mbeten të hapura çështjet e vështira si dhe deklarata e Ministrit Nikolla Dimitrov se është biseduar për afatin kohor për zbatimin e marrëveshjes së mundshme. Mediat greke edhe më tej komentojnë se si çështje të hapura ende mbeten erga omnes për përdorimin e emrit, kushtetutës dhe kombësisë, ndërsa është arritur marrëveshje për mbrojtjen e kufijve, aktivitetet e përbashkëta…

Lexo më Shumë

Lirim Dinarica, njëri prej të liruarve nga akuza për vrasjen e tre policëve në Haraçinë në vitin 2000, tha se këtë vendim e kanë pritur ngase nuk ka pasur asnjëherë asnjë fakt kundër tyre. Ai tha se shumë shqiptarë, sikurse ai të pafajshëm burgjeve. “Më vjen mirë që ne u liruam sot dhe shpresoj që të gjithë të pafajshmit të lirohen. Ka qenë stresuese si për mua, si për familjen, por nuk të pyet askush. Asnjëherë nuk është gjetur as droga e as arma, kështu që po them Lirim Dinarica as dënim nuk ka të paguar në këtë shtet, e…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shtip ka ngritur kallëzimpenal për O.A (36), polic nga Koçani. Ai dyshohet për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. I kallëzuari i ka shitur marihuanë personit I.R, nga Koçani, me një vlerë prej 11 mijë denarësh (rreth 170 euro). Policit i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë.

Lexo më Shumë

Vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë do të duhet të fillojë së ndërtuari në vitin 2019, në vend të vitit 2020, siç ishte paraparë më herët, u dakorduan sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë Koço Angjushev dhe ministrja serbe për Ndërtimtari, Trafik dhe Infrastrukturë, Zorana Mihajloviq. Në një konferencë për mediat në Qeverinë e Republikës së Serbisë në Beograd, të cilës i parapriu një takim i përbashkët, Angjushev dhe Mihajlloviq sqaruan se planet fillestare parashihnin fillimin e ndërtimit në vitin 2020, por që sot janë dakorduar që do të tentojnë bashkë, që kjo të realizohet një vit më herët. “Kishim një…

Lexo më Shumë

Ligjet e ashtuquajtura reformuese filluan të marrin njëzëri pëlqimin e pushtetit dhe opozitës. Në seancën e parë plenare pas koordinimeve të grupeve të punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së u miratua ligji për formimin e Agjencisë Teknike Operative dhe ligji për ndjekjen e komunikimeve. Ndër ta u miratua edhe ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, i kërkuar disa herë nga Prokuroria Speciale. Ndër zgjidhjet më të rëndësishme ky ligj parashikon që identiteti i dëshmitarëve në hetime të dihet vetëm nga prokurorja e lëndës dhe jo nga personat e tjerë të përfshirë në procesin hetues. Votimi ndërkohë është shtyrë për ligjet e jurisprudencës,…

Lexo më Shumë

Inspektoriati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi (ISHSSH), që është organ i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), ka hapur numër telefonik falas, ku qytetarët mund të parashtrojnë ankesa dhe parregullsi që janë në kompetencë të ISHSSH-së. Kompetencat e këtij inspektoriati janë në sferën e mbrojtjes sanitaro-higjienike dhe epidemiologjike; mbikëqyrjen e zbatimit të masave për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse nga objekte që janë nën kompetencë të ISHSSH-së; indikacionet epidemiologjike në objektet e prodhimit dhe shitjes së ushqimeve; kompetenca për siguri të mjeteve për përdorim të gjërë si lojra për fëmijë, mjete për pastrim, prodhime kozmetike, shkruan Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, në kompetencë të inspektoriatit…

Lexo më Shumë

“Djali ynë 6 muajsh Marko ka defekt të lindur në zemër, diagnostikuar me VSD (defekt pranë pjesës së brinjëve) për të cilën nevojitet operim që duhet të kryhet në Republikën e Bullgarisë më 14 maj 2018. Operacioni kushton 13.800 euro, shumë të cilën pa ndihmën tuaj nuk kemi mundësi ta sigurojmë. Prandaj, JU LUTEMI të na ndihmoni tani kur më së shumti kemi nevojë dhe me donacionin Tuaj së bashku t’i japim djalit tonë një mundësi për një jetë më të mirë dhe një fëmijëri të lumtur”- bëjnë thirrje prindërit e vogëlushit JU FALENDERIT – Numrat e donacionit dhe të Llogarisë…

Lexo më Shumë

Bashkëpunëtori i afërt i Ziadin Selës, Bekim Qoku,nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ndjehet tepër i zhgënjyer dhe shpreh keqardhje për kryesinë e re të sapo zgjedhur të ASh-së, të cilën e konsideron si frymë dhe politikë e vjetër dhe e lodhur. Më tej ish deputeti Bekim Qoku në postimin e tij shpreh edhe ngushëllimet e tija për të gjithë shqiptarët që kishin një copëz shprese, se po vjen ndryshimi dhe do të përmbysej kasta e vjetër e politikbërjes. Ky reagim i z.Qoku vjen, menjëher pasi Kuvendi i ASh-së në Kuvendin e parë të mbajtur në Kërçovë, në mesin e anëtarëve…

Lexo më Shumë

Mjekët dhe specialistët e rinj edhe më tej e presin pagën e premtuar. Edhe pse kishin premtime se këtë muaj nëpër llogaritë e tyre do të lëshohen mjetet për punën e kryer, megjithatë pagesa nuk është realizuar. Bëhet fjalë për 700 persona të cilët presin nga 24 mijë denarë në muaj. Nga Asociacioni i mjekëve dhe specialistëve të rinj thonë se kërkojnë program nacional me të cilin do të parashihet largimi i kuadrov jashtë vendit dhe motivimi i mjekëve të rinj që të mbeten në vend. Planifikim i punësimeve në etapa, shpallje të rregullt për specializime, e tërë kjo duhet…

Lexo më Shumë

Më 8 prill 2018, në orën 21.30 në stacionin e policisë në fshatin Kamjan, rrethina e Tetovës, K.M. (61) nga fshati Bogovinë – ka paraqitur rastin se po të njëjtën ditë rreth orës 20.30 një person i panjohur ka shkuar në shtëpinë e tij. Duke mbajtur pistoletën në dorë ai e ka pyetur pse ai ka goditur makinën e dhëndrit të tij, më pas e ka sulmuar K.M-në, njofton Portalb.mk. Siç njofton policia, K.M. i është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Klinike në Tetovë, prej nga është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Policia punon për ndriçimin e plotë…

Lexo më Shumë

Më 12 prill do të mbahet një takim i ri dypalësh midis ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Ohër për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen për emrin. Më parë, Dimitrov dhe Koxias zhvilluan një takim në Vjenë te Austrisë, pas së cilës kryeministri Zoran Zaev tha se ishte optimist dhe vlerësoi se kishte një lëvizje përpara.

Lexo më Shumë