Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që preku familjen Hasmegaj në fshatin Mjeda të Shkodrës, ku djali i tyre 3 vjeç ndërroi jetë, ndërsa vajza 7 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT prej dy ditësh.
Bëhet me dije se ekziston dyshimi që të miturit të jenë helmuar nga ilaçi kundër minjve.
Burime nga mjekët e QSUT raportojnë se dyshohet për intoksikacion nga ilaçi kundër minjve.
Prindërit, sipas burimeve, kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve.
Gjatë spërkatjes së magazinë ata kanë patur me vete edhe fëmijët, të cilët kane pësuar intoksikacion të rëndë.