Author: Adijat

Në pesë muajt e parë nga zbatim i Garancisë së të rinjve, e cila është pilot program është zbatuar vetëm në tre komuna, tashmë janë përfshirë pothuajse 2.000 të rinj, informoi deputeti në Kuvendin e RM-së nga radhët e LSDM-së Kostadin Kostadinov për përfitimet nga eurointegrimet e Maqedonisë. “Prej tyre, 586 të rinj tashmë janë punësuar, 705 të rinj janë kyçur në masat aktive për punësim, ndërsa 952 të rinj janë pjesë e shërbimit për ndërmjetësim!, thotë Kostadinov. Sipas tij, masat dhe programet për punësim të cilat po zbatohen konform Planit operativ për punësim japin rezultate, ndërsa programi Garanci për…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë shumë dallim nga ata të vendeve të rajonit, sa i përket pushimeve verore dhe udhëtimeve turistike. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, qytetarët e Maqedonisë harxhojnë 20 euro në ditë për pushime, i cili mesatarisht zgjatë 11 ditë. Ndërsa interesante është se 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë qenë në pushime, kurse prej 25 për qind e atyre që shkojnë në pushime, shumica udhëtojnë jashtë vendit (60 për qind). Më shumë se qytetarët e Maqedonisë për udhëtime turistike harxhojnë grekët (316 euro) dhe kroatët (224 euro),…

Lexo më Shumë

Agjencia për Komunikime Elektronike –AEK, Agjencia për ilaçe dhe Avokati shtetëror, janë vetim disa nga 10 drejtoritë të cilat do t’i udhëheq Lëvizja BESA, në kuadër të marrëveshjes për zgjerimin e shumicës parlamentare. Pas Ministrisë së Kulturës dhe postit të sekretarit shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të rekonstruimit të Qeverisë, Lëvizja BESA do të udhëheq edhe me këto drejtori: Agjencia për ilaçe. Agjencia për Komunikime Elektronike -AEK Këshilli për Radiodifuzion Avokati shtetëror Inspektorati Shtetëror për Urbanizëm N.P. Hekurudhat-Transport Klinika e Transfuziologjisë Qendra për punë Sociale-Shkup Enti Shtetëror për fëmijët me aftësi të kufizuara, Si dhe 10 Një klinikë…

Lexo më Shumë

Deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë janë konfuzë për atë se kush dhe si do e udhëheqë fushatën e referendumit për çështjen e emrit. Të zgjedhurit e popullit tani po e presin vendimin final të Qeverisë së Zaev dhe kreut të Kuvendit. Deputet i shumicës parlamentare Goran Milevski thotë se të mërkurën pas koordinimit me kreun e Kuvendit Talta Xhaferi, pritet që të mësohen detaje të reja për fushatën. Sipas tij nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë secili deputet në vete do e mbështet fushatën ashtu siç mendon së është më së miri. Atë po mundohem të ua them.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uron festën e Kurban Bajramit. “Të nderuar qytetarë të Gostivarit, pjesëtarë të konfesionit islam, Festa e madhe e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë, por edhe rasti më i mirë që të braktisen hidhërimet dhe mospajtimet, dhe të mbizotëroje dashuria dhe mirësia. Le t’i lutemi Zotit të madh që përpjekjet dhe sakrificat tona, të na i kthejë në mirësi dhe mbarësi, lumturi, shëndet dhe dashuri tek të gjithë. Uroj që në familjen tuaj të mbretërojë paqja dhe mëshira e Zotit!”, thuhet në urimin e…

Lexo më Shumë

Nga dy denarë mbështetje për një kilogram kumbulla do të marrin blerësit dhe tregtarët e regjistruar me qëllim të stabilizimit të blerjes së kumbullave, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. MBPEU njëherit përkujton se prodhuesit, konform Programit vjetor për mbështetje financiare në bujqësi, do të marrin tre denarë subvencione. “Mbështetja financiare për blerësit do të vlejë për kumbullat industriale të blera deri më 15 shtator të vitit 2018 me çmim jo më të ulët se pesë denarë për kilogram. Ky subvencion do të vlejë edhe për blerësit të cilët do të blejnë kumbulla të freskëta, por…

Lexo më Shumë

Bisedat e sotme që janë dëgjuar në lëndën “Titanik” që udhëhiqen kundër udhëheqësisë së lartë të VMRO-DPMNE-së janë edhe një vërtetim për keqpërdorimet që 11 vite i bënte regjimi, transmeton Medial.mk. Sot opinioni dëgjoi se si janë porositur dhe plasuar në opinion anketa të rrejshme përmes së cilës janë manipuluar qytetarët. “Anketat e Bozhinovskit janë porositur sipas parimit ‘alo Mile’ që është edhe një konfirmim se anketat e Institutit për demokraci janë të rrejshme dhe në funksion të VMRO-së. VMRO-DPMNE nuk mund të funksionojë në kushte demokratike, për ta me rëndësi është interesi partiak dhe mbrojtja e krimit”, kanë thënë…

Lexo më Shumë

Rreth 30 organizata joqeveritare dhe disa parti politike, përfshi edhe ato që haptas janë deklaruar se janë pro ruse, të bashkuara rreth Shtabit të krizës kundër referendumit, kërkojnë nga Qeveria para për fushatën e tyre. Shtabi i krizës fton Qeverinë të ndjek praktikat evropiane duke ndarë njësoj para sa për fushatën “pro” po aq edhe për fushatën “kundër” referendumit. Janko Baçev nga “Maqedonia e Bashkuar” madje me terme nacionaliste akuzon kryeministrin, partitë shqiptare dhe ambasadorin amerikan në vend Xhes Bejli, se po shkaktojnë panik në opinion, se në rast të dështimit të referendumit, do të ketë luftë. Të gjithë e…

Lexo më Shumë

Kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve zgjedhore në diasporë, do të jënë të punësuarit nëpër ambasada. Kështu vendosi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, raporton SHENJA. Nga KSHZ ja thanë se me këtë gjest, tentohet të ulen harxhimet për udhëtime të administratës nga Maqedonia, sidomos duke marrë parasysh se çdo komision duhet ti numëroj nga 6 persona dhe kjo do ishte një barrë e madhe për buxhetin. Për të kursyer para nga buxheti, në vende ku nuk ka të paktën dhjetë persona të paraqitur për votë, nuk do të ketë organizim. Kryetar i komisionit zgjedhor në Bern të Zvicrrës, u zgjodh Halil Fida…

Lexo më Shumë

Organizatat joqeveritare kanë dorëzuar propozim ligj për shlyerjen e borxheve të shërbimeve publike për personat fizik duke filluar nga 31 dhjetori I vitit 2014. Sipas këtyre shoqatave egzistojnë 85 mijë familje të cilët paguajnë borxh të kahmotshëm , që në fakt sipas tyre, nuk duhet paguar. “Në këtë mënyrë do të lehtësohet buxheti I qytetarëve dhe do te përshpejtohet pagesa në maqedoni. Nese kjo realizohet dhe shpresojmë në mirëkuptimin nga ana e deputetëve qytearët do të mundë të mendojnë për pagesa të rregullta”, u shpreh Ana Gligorova nga shoqata “Njeriu mbi përfitimet”. OJQ nuk janë të pajtimit me ligjin qe…

Lexo më Shumë

Në seancën për rastin “Titanik” kanë vazhduar të dëgjohen “bombat”. Në njërën prej tyre mundeshe të dëgjohet se policët përpos obligimeve zyrtare, kanë realizuar edhe urdhra partiake. Ish ministri i transportit Mile Janakievski në bisedë me ish ministren e punesë të brendshme Gordana Jankullovska, i ankohet asaj se shumë policët nga Strumica janë sjellë në Tetovë, dhe për këtë arsye votuesit rom janë lënë pa përkujdesje, gjegjësisht lehtë kanë mundur të tjerët t’i blejnë votat e tyre. Ajo i thotë se janë njerëz nga njësiti special dhe të njëjtit mund t’i kthej lehtë, por se nuk ka nevojë për një…

Lexo më Shumë

– Në seancën e Qeverisë pasnesër pritet të miratohet urdhri për sistemim të financave për aviokompanitë me buxhet të ulët dhe pas shpalljes së tij në Gazetën zyrtare pas disa ditëve do të formohet komision për vlerësim dhe do të shpallet thirrja publike për fluturime të lira, informon sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. “Apeloj deri te të gjitha aviokompanitë, të cilat duan të konkurrojnë. Në ditët e ardhshme të shpallet thirrja publike dhe pritjet janë të paraqiten numër sa më i madh”, deklaroi Sugareski duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën e Kisella Vodës.…

Lexo më Shumë