Kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve zgjedhore në diasporë, do të jënë të punësuarit nëpër ambasada. Kështu vendosi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, raporton SHENJA.
Nga KSHZ ja thanë se me këtë gjest, tentohet të ulen harxhimet për udhëtime të administratës nga Maqedonia, sidomos duke marrë parasysh se çdo komision duhet ti numëroj nga 6 persona dhe kjo do ishte një barrë e madhe për buxhetin. Për të kursyer para nga buxheti, në vende ku nuk ka të paktën dhjetë persona të paraqitur për votë, nuk do të ketë organizim. Kryetar i komisionit zgjedhor në Bern të Zvicrrës, u zgjodh Halil Fida dhe nënkryetare Magdalena Markovska. Ndërsa me zgjedhje të rastësishme, u zgjodhën edhe 4 komisionerë të tjerë nga administrata publike, 2 shqiptar dhe 2 maqedonas. Ndërsa për vendvotimin në Lubjanë të Sllovenisë, për kryetar u zgjodh Bojana Jovanovska, ndërsa nënkryetar Gazmend Rrahimi. U zgjodhën poashtu 4 komisionerë të tjerë nga Maqedonia nga radhët e administratës shtetërore. U kujdes që të mbahet edhe balanci gjinor por edhe ai etnik kështu që kishte nga tre femra dhe tre meshkuj. Në Londër, kryetar komisioni do të jetë Katerina Mihajllova ndërsa nënkryetar Jasmin Qahil. U zgjodhën edhe komisionerë të vendeve të tjera me shabllonin e njëjtë. Kryetari dhe nënkryetari nga radhët e ambasadave ndërsa anëtarët e tjerë nga administrata e Maqedonisë. /SHENJA/
Data 25.10.2026
Aktuale
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’
- Plumbi në sy: Historia e Erjonit që u plagos gjatë protestës
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi


