– Në seancën e Qeverisë pasnesër pritet të miratohet urdhri për sistemim të financave për aviokompanitë me buxhet të ulët dhe pas shpalljes së tij në Gazetën
zyrtare pas disa ditëve do të formohet komision për vlerësim dhe do të shpallet thirrja publike për fluturime të lira, informon sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.
“Apeloj deri te të gjitha aviokompanitë, të cilat duan të konkurrojnë. Në ditët e ardhshme të shpallet thirrja publike dhe pritjet janë të paraqiten numër sa më i madh”, deklaroi Sugareski duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën e Kisella Vodës.
Sugareski ka potencuar se në nxitjen e aviotransportuesve punohet para se të shpallen thirrjet. “Në periudhën derisa zgjasin thirrjet publike nuk kam kurrfarë promotorë ekonomikë të cilët punojnë në Maqedoni dhe kjo nuk është e gjitha. Atë e bëjmë para kohe, bisedojmë, flasim për detajet, por nuk do të doja të involvohem në këtë”, citoi ministri i Transportit. Thirrja e re vijoi prej se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e anuloi shpalljen e publikuar për atë qëllim në korrik për shkak të, sipas arsyetimit, pengesave administrative. Në thirrjen ka aplikuar vetëm aviokompania e buxhetit të ulët “Vizer”, e cila me marrëveshje dy-tre vjeçare lidh kontrata nga aeroporti i Shkupit dhe në Ohër operon në 30 destinacione drejt 14 shteteve, me subvencione nga Qeveria e Maqedonisë.
Për përkrahje financiare të linjave të lira ajrore për tre vitet e ardhshme janë parashikuar rreth pesë milionë euro. Sugareski përsëriti se bëhen analiza për arsyeshmëri ekonomike për formimin e aviotransportuesit nacional. “Analizat paraprake kanë treguar se nuk duhet të ketë aviotransportues nacional. Tani bëhen analiza
të reja, merren parasysh përvojat komparative nga Serbia ku ka partneritet publik-privat, por mund të presin të përfundojnë që të kumtojnë”, tha Sugareski.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’
- Plumbi në sy: Historia e Erjonit që u plagos gjatë protestës
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz


