Fituesi i “Kurorës së Artë” të Netëve Strugane të Poezisë për vitin 2018, poeti polak Adam Zagajevski, do të shpallet anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë. SHSHM-ja kumtoi se në frymën e traditës afatgjate, laureati i NSP shpallet për anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë. Shpallja e Zagajevskit për anëtar nderi do të jetë nesër në orën 11:00 në hapësirat e SHSHM-së.
Author: Adijat
– Komisioni Kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri sot solli Propozimvendime për dërgim të pjesëtarëve të ARM-së në operacionet paqësore në Afganistan dhe në Liban. Për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Përkrahje e shkëlqyer” në Afganistan sipas këtij vendimi duhet të dërgohen tre eprorë të shtabeve të ARM-së dhe atë në Komandën kryesore të misionit në Kabull në periudhën prej gjashtë muajve nga dhjetori i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, pastaj në periudhën e njëjtë 13 eprorë të shtabeve në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë në Kabul dhe 25 pjesëtarë të ARM-së në Njësinë për Mbrojtje të Forcave…
Të akuzuarit për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, të cilët akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, në seancën e sotme në Gjykatën Penale thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndihen fajtorë. Procesi gjyqësor vazhdon më 31 gusht me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria. Si dëshmitarë janë thirrur Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikolovski. I akuzuari Gorançe Angelovski, në seancën e sotme refuzoi të japë fjalë hyrëse dhe nuk e pranoi mbrojtjen, që gjykata ia emëroi sipas detyrës zyrtare, pasi në seancën e…
Rendiment i zvogëluar për 30-40 për qind, cilësi më e dobët dhe çmim më të ulët të blerjes, presin prodhuesit e duhanit nga vjelja e sivjetme e duhanit për shkak të reshjeve të shpeshta gjatë verës dhe paraqitjes së sëmundjeve. Edhe sikur sërish të rriten temperaturat, siç paralajmëron DPHM-ja, nuk mund, thonë, që situata dukshëm të përmirësohet sepse dita tani më është shkurtuar, ndërsa do të ketë edhe vesë. Për momentin, në vijim është vjelja e dorës së tretë dhe të katërt të duhanit, gjegjësisht të cilësisë më të mirë të rendimentit. “Për shkak të reshjeve dhe sëmundjeve të shumta,…
Festivali Folklorik Ndërkombëtar “SKUPI” prej datës së sotme deri më 31 gusht do të mbajë edicionin e dymbëdhjetë me radhë me pjesëmarrje të grupeve folklorike nga disa vende të botës. Në këtë festival marrinë pjesë shumë shtete nga e mbarë bota si: Argjentina, Meksika, Qiproja Veriore, Bullgaria, Ukraina, Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si organizatore. Festivali Folklorik Ndërkombëtarë “SKUPI” shërben në ruajtjen dhe përhapjen e traditave të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore, ca më tepër ky Festival vjen edhe në mbështetje të drejtpërdrejtë të turizmit si një aktivitet i mirëfilltë i turizmit kulturor si dhe për prioritet themelor posedon qëllimin që…
Për shkak të motit të keq, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev nuk udhëtoi në Durrës sot në mëngjes, ku duhej të merrte pjesë në takimin jozyrtar të kryeministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi pres-shërbimi qeveritar. Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Durrës në një takim joformal do të presë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti. Në këtë takim, sipas një njoftim të Zyrës për komunikim të kryeministrisë në Shqipëri, do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë Zoran, Zaev, kryeministrja…
Fillimi i seancës gjyqësore për lëndën e PSP-së “Titanik 2” që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013 është shtyrë për gjysmë ore, sepse avokati i të akuzuarit Sasho Sërcev, Dimitar Dangov, nuk është i pranishëm, prandaj gjykatësi Ognen Stavrev dha pauzë që të përcaktohet avokat i ri. Gjykatësi Stavrev tha se seanca gjyqësore është caktuar para një muaji dhe se është joserioze sjellja e Dangov. Prokurorja e PSP-së Fatime Fetai kërkoi që të dënohet avokati Dangov pasi nuk është i pranishëm në seancën e sotme dhe shtoi se për këtë shkak nuk duhet të…
Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Durrës në një takim joformal do të presë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti. Në këtë takim, sipas një njoftim të Zyrës për komunikim të kryeministrisë në Shqipëri, do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë Zoran, Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe Komisari Johanes Han dhe presidenti i Bankës Evropiane për Ripërtëritje…
Reshjet e shiut që përfshinë Maqedoninë janë të mirëpritura për kulturat bujqësore. Sipas agrometeorologëve, kishte mungesë lagështie në shtresën sipërfaqësore të tokës, veçanërisht për shkak të motit të nxehtë në periudhën e kaluar. Shfaqja e sëmundjeve dhe insekteve të dëmshme nuk pritet, sepse pothuajse të gjitha kulturat janë në fazën e zhvillimit të vonshëm, në fazën e pjekjes. “Kishim dy ose tre javë një verë të vërtetë, me temperatura të larta. Prandaj, shiu është veçanërisht i mirëpritur për pemët frutore që në gjysmën e dytë të gushtit sythet e luleve për vitin e ardhshëm. Pikërisht tani ju nevojitet uji”, thotë…
Vrasja e trefishtë e cila ndodhi në Dibër, në të cilën u vranë tre anëtarë të familjes Pocesta, burri, bashkëshortja e tij dhe vajza e mitur, e shqetësoi gjithë opinionin dibran, i cili është në shok dhe mosbesim. Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata për MIA-n, dukshëm i shqetësuar deklaroi se një ngjarje e tillë tragjike nuk kishte ndodhur në shekullin e fundit. “Së pari shpreh keqardhje të thellë dhe të sinqertë për më të afërmit e të vrarëve. Me të vërtetë është për të ardhur keq, për çka nuk ka kurrfarë arsyetimi. Tragjedi e këtillë në qytetin tonë nuk ka…
Pas shumë viteve izolim, ndarje, degradim dhe pasiguri, Maqedonia përfundimisht lëviz në drejtim të mirë, drejt integrimit të tërësishëm në BE dhe NATO të cilat janë interesa të larta strategjike, citohet në njoftimin e sotëm të LSDM-së. Kjo parti parashtron pyetjen, nëse i pengon Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së suksesi i Maqedonisë dhe për atë nuk shprehin qëndrim të qartë për referendumin dhe çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë? LSDM-ja me pikëpyetje, a do të thotë kundërshtim heshtja e Mickosit dhe VMRO-DPMNE-së për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE? “Qytetarët e dinë se Maqedonia me vlera dhe…
Me dëgjimin e dëshmitarit të rrezikuar, i cili po përgjigjet në pyetjet e avokatëve të të akuzuarve, sot në Gjykatën penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për lëndën “Monstra” të PSP-së për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, të kryer në 12 prill të vitit 2012. Në gjykatë të pranishëm janë të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, i cili është sjell nga burgu i Shutkës ku dhe vuan dënimin me burg për vepër tjetër. PSP-në për këtë lëndë e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. Kryetari i Trupit gjykues Ognen Stavrev në fillimin…