Vrasja e trefishtë e cila ndodhi në Dibër, në të cilën u vranë tre anëtarë të familjes Pocesta, burri, bashkëshortja e tij dhe vajza e mitur, e shqetësoi gjithë opinionin dibran, i cili është në shok dhe mosbesim. Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata për MIA-n, dukshëm i shqetësuar deklaroi se një ngjarje e tillë tragjike nuk kishte ndodhur në shekullin e fundit.
“Së pari shpreh keqardhje të thellë dhe të sinqertë për më të afërmit e të vrarëve. Me të vërtetë është për të ardhur keq, për çka nuk ka kurrfarë arsyetimi. Tragjedi e këtillë në qytetin tonë nuk ka ndodhur në shekullin e kaluar”, deklaroi shkurt Lata. Ndryshe, sipas zëdhënësit të Sektorit të Punëve të Brendshme, Stefan Dimoski, vrasja kishte ndodhur në shtëpinë e të vrarëve.
“Ngjarja tragjike kishte ndodhur rreth orës tre pas mesnate më 26 gusht. Vrasësi i trefishtë, me pistoletë së pari, në dhomën e fjetjes kishte shtënë mbi bashkëshortët A.P. (54) gruan e tij N.P. (54), ndërsa pastaj edhe vajzën e tyre 14 vjeçare. Me vendim të prokurorit publik të Gostivarit, nën Mkompetencën e të cilit është vepra, trupat janë dërguar për autopsi”, deklaroi Dimoski. Sipas tij hetimi duhet t’i konfirmojë motivet.
Sipas informacioneve të qytetarëve të Dibrës, përsëri, vrasësi është i afërm i tyre, dhëndri i të vrarit A.P. ndërsa shkaku ishte banal, mosmarrëveshje rreth rrugës për kalim ndërmjet dy shtëpive. Familja e viktimizuar, e cila ka edhe dy fëmijë të rritur, kishin jetuar në Itali, ndërsa në Dibër kishin ardhur për pushime verore. Fëmijët e rritur para disa ditëve kishin shkuar në Itali, ku punonin, ndërsa të vrarët kishin mbetur për shkak të një ahengu te disa të afërm, të cilët, jo zyrtarisht e kishin
informuar policinë. Pasi që nuk u ishin përgjigjur thirrjeve telefonike të të afërmve, mbrëmë, diku para orës 21, kishin hyrë në shtëpi pas çka e kanë lajmëruar policinë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja


