Festivali Folklorik Ndërkombëtar “SKUPI” prej datës së sotme deri më 31 gusht do të mbajë edicionin e dymbëdhjetë me radhë me pjesëmarrje të grupeve folklorike nga
disa vende të botës. Në këtë festival marrinë pjesë shumë shtete nga e mbarë bota si: Argjentina, Meksika, Qiproja Veriore, Bullgaria, Ukraina, Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si organizatore. Festivali Folklorik Ndërkombëtarë “SKUPI” shërben në ruajtjen dhe përhapjen e traditave të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore, ca më tepër ky Festival vjen edhe në mbështetje të drejtpërdrejtë të turizmit si një aktivitet i mirëfilltë i turizmit kulturor si dhe për prioritet themelor posedon qëllimin që qytetarëve të ju ofron një manifestim ku gërshetohen kulturat e vendeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Ky festival organizohet nga SHKA “Karshiaka” Shkup dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë dhe disa komuna të Shkupit.
Përgjatë këtyre ditëve të festivalit, do të ketë shumë aktivitete kulturore dhe artistike në disa sheshe të qytetit të Shkupit si: Sheshi Filipi i Dytë, në sheshin Isa Boletini – komuna e Sarajit si dhe në sheshin ‘Skënderbeu’.
Në hapjen e këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar, përveç Ministrit të kulturës së Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, do të nderojë këtë festival edhe Ministri i Kulturës rinisë dhe sporteve të Republikës së Kosovë, Kujtim Gashi, si dhe shumë personalitete nga jeta publike shoqërore nga Maqedonia, Kosova dhe më gjerë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!
- 15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur
- Ndërroi jetë kompozitori dhe këngëtari Eroll Jakupi
- “Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
- Vdekja e artistes Rinesa Qeriqi, njoftim i rëndësishëm nga familja


