Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të familjarëve të Sajmir Alimehmeti, i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg për veprime në fushën e akteve terroriste. Sipas prokurorisë, Alimehmeti po hetohet në Shqipëri për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga verifikimet rezultoi se Sajmir Alimehmeti dhe familjarët e tij kanë kryer transaksione financiare dhe veprime ekonomike me vlera të konsiderueshme, të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara. Familjarët e tij, Z.A. dhe V.A., deklaruan se të ardhurat janë krijuar nga qiratë dhe kursimet, por nuk kanë ofruar…
Author: almakos
Tre persona janë arrestuar ndërsa katër të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi kontrabandonin veshje nga Kina dhe nga Turqia. Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Sofokli Bushi, 69 vjeç, Bilbil Llangozi, 72 vjeç dhe Ali Bushati, 57 vjeç. Ndërkohë, policia nisi procedimi penal për shtetasit me iniciale R. Ll., 45 vjeç, I. B., 39 vjeç, E. B., 23 vjeç dhe Z. M., 65 vjeç. Nga hetimet u zbulua se 7 shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe më pas i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore. Ata janë kapur në flagrancë gjatë operacionit, duke transportuar…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.8 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.
Takimet dhe komunikimi midis qeverisë dhe opozitës janë thelbësore për stabilitetin politik të vendit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë e tij për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit me opozitën, duke theksuar se kjo është një përgjegjësi e madhe për qeverinë. Kurti ka deklaruar se muaji shkurt do të jetë një periudhë vendimtare për të parë nëse ka një atmosferë të përshtatshme për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës. Ai ka theksuar se mbështetja e popullit është një faktor kyç që ndihmon në formimin e një qeverie të fortë dhe të qëndrueshme.…
Komisioni Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ka bërë kërkesë për një vizitë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) me qëllim monitorimin e zbatimit të masave kundër pastrimit të parave. Gazetarja Klodiana Lala siguroi përgjigjen e SPAK, e cila thekson se kërkesa bie në kundërshtim me pavarësinë e institucionit. “Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë ligjore, por një kusht themelor për hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase,” thuhet në përgjigjen e SPAK.…
Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, më 1 dhe 2 shkurt 2026 do të marrë pjesë në takimin e sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të BE-së, i cili do të mbahet në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në këtë takim, sekretarët e përgjithshëm do të përcaktojnë Programin e Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së, e cila do të mbahet këtë vit në Kopenhagë, si dhe do të shkëmbejnë mendime mbi inteligjencën artificiale në administratën parlamentare, sigurimin e vazhdimësisë dhe sigurisë në kohë kërcënimesh hibride, si edhe mbi shkëmbimin e informacionit ndërmjet parlamenteve.…
Rreth 10 mijë banorë të Shushicës, në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, si pasojë e motit të keq. Ndërprerja e zgjatur e furnizimit ka lënë fshatrat e zonës në errësirë totale, duke shkaktuar vështirësi serioze në jetën e përditshme dhe në aktivitetin ekonomik.Mungesa e energjisë ka prekur jo vetëm familjet, por edhe bizneset lokale, të cilat raportojnë probleme në funksionimin normal, furnizimin me energji dhe ruajtjen e produkteve, veçanërisht ato ushqimore, raporton gazetari Fatmir Popja. Sipas informacioneve paraprake, shkak i ndërprerjes është bërë moti i përkeqësuar, ndërsa grupet e OSHEE-së ndodhen në terren…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka realizuar një brifing me gazetarët ku mes tjerash njoftoi se lufta kundër ndotjes së ajrit do të zhvillohet përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, që përfshin kontrollin e ndotjes nga industria, institucionet dhe amvisëritë, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional lidhur me trafikun, me zero tolerancë ndaj ndotësve. Ai informoi se ministria ka një plan veprimi afatshkurtër dhe një program afatgjatë të miratuar nga Qeveria, si dhe Ligjin e ri për Kontrollin e Emetimeve, të miratuar në shtator 2025, i cili hyn në fuqi në shtator 2027. MUHAMED HOXHA, MINISTËR I MJEDISIT “Ligji parashikon…
Nesër, duke filluar nga ora 12:00, në Shkup do të mbahet një marsh proteste “Ndalo Cementarën” me një itinerar nga para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bulevardin “Ilinden”, djathtas përgjatë bulevardit “VMRO”, duke vazhduar përgjatë rrugës “Vasil Glavinov”, majtas përgjatë rrugës “Dimitrije Çupovski”, duke vazhduar përgjatë rrugës “11-ti Oktomvri” deri para Kuvendit të RMV-së dhe majtas përgjatë rrugës “Filip II i Maqedonisë” deri para Ministrisë së Mjedisit, për Drejtorinë për Siguri Publike dhe Trafik. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor të SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në…
Drejtoresha e Tatim Taksave të Durrësit, Ina Bella është larguar nga detyra ditën e sotme. Burime bëjnë të ditur se largimi i Ina Bellos nga detyra e kryetatimores së Durrësit është bërë me motivacionin e përformancës së dobët në ushtrimin e këtij funksioni. Vendin e Ina Bellos në krye të Tatimeve të qytetit bregdetar e ka marrë Agron Nuredinaj. Ndërkohë që Bello nga drejtoreshë është transferuar në Tiranë në funksionin e inspektores së Tatimeve.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, njoftoi sot se do të ketë bllokime të institucioneve për javën e ardhshme. “Javën tjetër do të fillojmë me bllokime. Deputetët në Kuvend do të jenë të parët që do t’i bllokojmë sepse e mbajnë Ligjin për Pagën Minimale në sirtar dhe nuk duan të rrisin pagat. Ka mundësi që javën tjetër të shkojnë me autobus dhe në këmbë, pasi shumica e punëtorëve vijnë. Do t’i presim që t’i përshëndesim dhe t’u kujtojmë se janë aty për ne dhe se duhet të votojnë. Ky do të jetë hapi tjetër”, tha Trendafilov,…
Çfarë e mban njeriun në jetë për më shumë se 100 vjet? Një studim i ri nga shkencëtarët izraelitë sugjeron se gjenetika luan një rol më të madh në jetëgjatësinë e njeriut sesa mendohej më parë. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën shkencore “Science”, deri në 55 për qind e jetëgjatësisë sonë mund të jetë e trashëguar. Një ekip ndërkombëtar studiuesish, duke përdorur të dhëna nga studimet mbi binjakët, ka arritur të ndanë shkaqet e vdekjes në dy kategori: ato të jashtme si aksidentet dhe sëmundjet, dhe ato të brendshme që lidhen me gjenet. Ky ndarje ka ndihmuar në identifikimin…

