Prej kohësh në përgjim, arrestohet polici i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se ka qenë prokuroria që prej disa muajsh e ka vendosur në përgjim policin R.Myrte, ndërsa sipas të dhënave, dyshohet se Myrte fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme. Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lëndë narkotike kanabis ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë. Pritet në vijim njoftimi zyrtar lidhur me rastin.
Author: almakos
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup. Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. “Sot prita në kufi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili do të jetë nesër në Takimin e lidershipit, BE-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes. E mirëprita si mik, si vëlla, si udhëheqës të një shteti që na qëndron pranë në çdo kohë. Kjo pritje ishte një shenjë respekti dhe vlerësimi për lidhjet që na bashkojnë, për qasjen e përbashkët që kemi ndaj sfidave të rajonit, dhe për besimin që ndajmë në të ardhmen tonë evropiane. Biseduam shkurt, me sinqeritet…
Adrion Pajaziti do të firmosë me Hajduk Split. Mesfushori 22-vjeçar do të qëndrojë kështu në Kroaci, pasi përfundoi aventurën me Goricën. Fulham është i gatshëm të heqë dorë nga kartoni i tij, por me një kusht. Klubi i Premier Ligë do mbajë përqindje nga kartoni, shifër që aktualisht tregohet në 50%. Në anën tjetër, Pajaziti pritet të përfitojë 250 mijë deri në 300 mijë euro në sezon. Kujtojmë se futbollisti debutoi me Kombëtaren në këto kualifikuese të Botërorit. Pajaziti mori minuta pikërisht ndaj Anglisë dhe më pas përballë Andorrës. Tashmë është gati për hapin e radhës në karrierë. PANORAMASPORT.AL
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës. Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Gjithashtu, Kreu i Shtetit paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale. Duke iu referuar…
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbajti sot një fjalim në konferencën kombëtare “Integriteti gjyqësor përballë tundimit të konformizmit: Reflektime mbi guximin moral të magjistratit”, ku foli për problematikat në sistemin e drejtësisë. Kreu i GJL u ndal te rreziku i mosveprimit në kohë dhe lënia pas dore e çështjeve, duke çuar në një mbingarkesë të madhe. “Pavarësisht arritjeve të shumta dhe të prekshme, sistemi i drejtësisë po ndeshet me problematika serioze. Ai po përjeton krizën e efiçencës dhe të efektivitetit në gjykim, të shkaktuar nga mbingarkesa dhe vonesat në dhënien e drejtësisë”, tha Sadushi. Kreu i GJL tha…
Punëtorët e sigurimit në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë mobilizuar sërish, duke protestuar me forcë për t’u bërë thirrje autoriteteve që të kthejnë në punë punonjësit e tyre që kanë humbur kontratat pas vendimeve të fundit nga shoqëria e sigurisë. Protesta e sotme është një shfaqje e qartë e pakënaqësisë dhe një dëshmi e situatës së vështirë me të cilën ballafaqohen këta punonjës, të cilët kërkojnë garanci për kushte më të mira të punës dhe ripërtëritjen e kontratave të tyre. Protestuesit janë mbledhur para Administratës Qendrore të QKUK-së, shpërndarë në radhë dhe me pankarta, duke shprehur shqetësimet e…
Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë ne prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.[embedded content] Policia bën me dije se në banesën e tij në Vigevano u sekuestruan 27 kilogramë lëndë narkotike, 22 kilogramë hashash të ndarë në 122 pako dhe 5 kilogramë të tjera kokainë, të vulosur në blloqe me një imazh të Al Pacinos. Policia gjeti gjithashtu 7 mijë euro cash në shtëpinë e shqiptarit, para që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në konferencën kombëtare “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit, ku foli për nevojën e pavarësisë dhe llogaridhënies së magjistratëve për një terren transparent të pushtetit gjyqësor. Gjatë fjalës së tij Metani foli për ndërhyrjet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta në pushtetin gjyqësor, të cilat duhet të eliminohen. Për këtë arsye Inspektori i ILD tha se pavarësia e magjistratëve duhet të shoqërohet me një sistem llogaridhënës efektiv. Pavarësia formale ligjore e magjistratëve kërkon garanci institucionale, por duhet të shoqërohet me një standard të lartë integriteti dhe profesionalizimi të vetë magjistratëve, tha…
Kryetari i odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mendi Qyra ka shpallur kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar komune në Strugë. Ai tha se kandidatura e tij nuk është garë për pushtet e as luftë kundër askujt, por siç theksoi ai është vetëm një thirrje për bashkim, për të gjithë ata që ndajnë të njëjtën ëndërr për Strugën. MENDI QYRA, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E STRUGËS “Sot, zyrtarisht e shpall kandidaturën time si I pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës. Nuk është një hap që e kam ndërmarrë kokë më vete, por është një vendim që më…
Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është alarmante, me mbi 220 vdekje nga mbidozat çdo ditë në 2024, duke e bërë shkakun kryesor të vdekjeve te amerikanët 18-44 vjeç. Për t’u përballur me këtë krizë, sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi një politikë të re që kufizon vizat për trafikantët e drogës dhe për familjarët dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë personalë dhe biznesorë. Sipas urdhrit të ri, të shpërndarë edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, i cili zbatohet mbi bazën e Urdhrit Ekzekutiv 14059 dhe ligjit të imigracionit, personat e përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës, si…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se në konsullatën e Maqedonisë në Venecia është dorëzuar njoftim për një ngjarje tragjike që ndodhi më 29 qershor, në San Xhakomo di Pederoba, pranë Trevizos, përgjatë brigjeve të lumit Pjave, në të cilën humbi jetën një vajzë nëntëvjeçare, me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. “Konsullata është në komunikim të rregullt me familjen e të ndjeres, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportimin e mbetjeve mortore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë. Gazeta “La Tribuna di Treviso” raportoi se vajza,…
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Arta Hajzeraj, një vajzë 13-vjeçare, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë pas një periudhe të gjatë kërkimesh që ngjalli shqetësim të gjerë në komunitet. Lajmin e gëzueshëm e konfirmoi babai i saj gjatë një bisedë telefonike me Ambasadorin Faruk Ajeti, i cili përshëndeti rikthimin e saj dhe shprehu ngushëllime për shpresat e krijuara gjatë periudhës së kërkimit. Në komunikatën e tij, Ambasada e Kosovës shprehu mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan në kërkimet për Arta Hajzerajn, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit në çështje të tilla delikate. “Gjatë…

