Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.7 lekë dhe do shitet me 105.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.3 lekë dhe do shitet me 112.3 lekë.

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala analizoi sot në “Studio24” vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke theksuar dilemat dhe pasojat e mundshme të vendimit për hetimin penal që lidhet me abuzime me fonde milionëshe. Lala u shpreh se çështja nuk ka shkuar në Komisionin e Venecias dhe theksoi rëndësinë që procesi të mos zvarritet, për shkak se Balluku ka mundësinë të ndikojë, si mbi vartësit ashtu edhe mbi ish-vartësit. Gazetarja shtoi se pezullimi nga ushtrimi i funksioneve është vlerësuar nga prokurorët si një masë e arsyetueshme, por sipas saj, “mazhoranca ngriti një barrikadë”, duke krijuar dyshime për…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit për Shkozet. Në aksident është përfshirë një motor, i cili ka goditur një automjet që po lëvizte në ecje të sipërme. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka përfunduar në anë të rrugës, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të shumta. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe pritet grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

Vrasja e policit Imer Hajdari ka mbetur ende e pazbardhur, edhe pse dyshimet e familjarëve të tij janë për familjen Xheçuka e cila ishte shprehur hapur se do të vriste një nga fisi Hajdari në shenjë hakmarrje. Por në dëshminë e tij, Hysen Xheçuka, vëllai i një prej viktimave të fisit Xheçuka, Shahinit, vrasja e të cilit hapi luftën mes dy familjeve, u shpreh se nuk janë ata përgjegjësit. Shahin Xheçuka është vëllai im. Më 23 Prill 2011, ai u vra nga shtetasi Alket Hajdari, punonjës policie në burgje. Unë kam pesë djem, të cilët janë emigrantë në Greqi.Ajo që…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sot në Dubai ka zhvilluar takim bilateral me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, në kuadër të të cilit është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet qeverive të dy vendeve për shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit dhe modernizimit të qeverisjes, transmeton Anadolu. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, me këtë memorandum vendoset një kornizë institucionale për bashkëpunim sistematik, i orientuar drejt avancimit të politikave publike, forcimit të kapaciteteve…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme në paraqitjen e mbrëmshme si i ftuar në emisionin “Fli nëse mundesh” në Alfa TV, në pyetjen vallë vazhdon trendi i uljes së numrit të shkeljeve në trafik pas futjes së sistemit të – Qyteti u Sigurt, i përgëzoi qytetarët e Maqedonisë sepse, siç theksoi ai, gjithçka është e mundur kur ka vullnet të mirë. “Qytetarët e Maqedonisë dëshmuan se nga 120,000 shkeljet e detektuara nga këto kamera inteligjente kur Safe City filloi të funksionojë brenda periudhës së testimit, arritëm ta zvogëlojmë atë numër në pak më pak se 500 shkelje në ditën e parë…

Lexo më Shumë

Është zbardhur dinamika e përplasjes me armë zjarri në Rrile të Lezhës mbrëmjen e 1 shkurtit, ku sipas pamjeve të kamerave të sigurisë është zbuluar se autorët kishin informacion të saktë për praninë e Merando Nikulajt në berberhane, i cili ishte edhe objektiv i atentatit. News24 mëson se dy prej autorëve të maskuar dhe me shkopinj bejsbolli, kanë hyrë në sallon, duke çuar më pas në një shkëmbim të fortë zjarri ku mbeti i plagosur gabimisht me 3 plumba në trup pronari i berberhanes, Sokol Daci. Sipas pamjeve, afrohen pranë berberhanes me dy automjete të ndryshme. Dy prej autorëve shkojnë…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, asesi nuk heq dorë nga kërkesat e tyre, që është rritja e pagës minimale në 600 euro dhe rritje për 100 euro të pagave të tjera. Kryetari i LSM, Sllobodan Trendafilov ka njoftuar se LSM ka marrë vendim që më 10 shkurt , atëherë kur është caktuar seanca në Kuvend, do të bllokohen deputetët. SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LSM-SË “Qëndrimi injorues i deputetëve ndaj punëtorëve na detyroi të kalojmë në fazën e dytë për rritjen e pagave. Kryesia e LSM-së vendosi që më 10 shkurt të bllokojmë Kuvendin dhe deputetët, të cilët nuk do të…

Lexo më Shumë

Në listën e urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit në kuadër të hetimeve për çështjen “Kurumi” përfshihet edhe Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM). Burime bëjnë me dije se ndaj Skëndos është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të të njëjtit procedim penal që ka çuar në lëshimin e disa urdhër-arresteve për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lidhur me aktivitetin e kompanisë “Kurumi”. Kledina Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11…

Lexo më Shumë

Çfarë do të ndodhë me tarifat e energjisë elektrike në Kosovë? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë, veçanërisht pas lajmeve të fundit që kanë qarkulluar. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka dhënë një sqarim të rëndësishëm për situatën aktuale, duke theksuar se informacionet e shpërndara nuk janë aq të thjeshta sa duken. ZRRE ka konfirmuar për RTV21 se lajmet që flasin për mos shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike nuk lidhen me tarifat e përgjithshme për të gjithë konsumatorët. Ato janë të fokusuar vetëm në tarifat e bursës ndërkombëtare të rrymës, ku Kosova dhe bizneset e…

Lexo më Shumë

Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor Librazhd-Korçë, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor. Mësohet se nga data 3 shkurt, deri më datë 5 shkurt 2026, do ketë ndalim qarkullimi gjatë intervaleve kohore 22:00-05:00. Gjatë këtyre intervaleve kohore, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për mjetet, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë. Pikat e kalimit kufitar janë njoftuar për informimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit. Gjatë kohës së bllokimit të lëvizjes do të lejohen të qarkullojnë vetëm…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndësishme në historinë e mjekësisë ka ndodhur në Spanjë, ku është kryer transplanti i parë i fytyrës në botë. Kjo procedurë revolucionare, e cila shënon një avancim të jashtëzakonshëm në kirurgjinë plastike, është realizuar në një spital që ka ndjekur me rigorozitet të gjitha protokollet etike dhe ligjore. Operacioni, i cili është konsideruar si një arritje historike, u zhvillua në Spitalin Universitar Vall d’Hebron në Barcelonë. Pacientja, e cila kishte pësuar dëmtime të rënda të fytyrës për shkak të një infeksioni, tani ka mundësinë të rifitojë funksionet e saj themelore si frymëmarrja, të ngrënit dhe të folurit.…

Lexo më Shumë