Një ngjarje tragjike ka tronditur mbarë opinionin publik, ku pas një zjarri të rënë në një banesë në Maliq ka humbur jetën nga asfiksia nëna Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari ndërsa në gjendje të rëndë është edhe fëmija tjetër vetëm 6 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të diele (19 tetor) rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq. Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në…
Author: almakos
KSHZ njofton se dalja në votim deri orën 13:00 është 20.12 përqind.“Deri në orën 13:00 janë pranuar të dhëna për pjesëmarrjen nga 3.207 vendvotime. Kanë votuar 335.244 qytetarë, që përbën 20,12% të votuesve”, thonë nga KSHZ.Më tepër qytetarë kanë votuar në komunat Bogdanci me 27.31%, Vevçani me 33.76, Gradsko me 26.01%, Demir Kapija 29.25%, Çashka 40.74%.Dalje më të vogël ka në Veles 19.13. Vrapçisht 7.23%, Gazi Babë 18.97%, Gostivar me 11.66, Dibra me 13.87, Zhelinë 17.19%. MARKETING
Një ngjarje tragjike është regjistruar sot (19 tetor) në Maliq, ku një zjarr ka përfshirë një banesë dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, nëna nuk ka mundur t’i shpëtojë flakëve, ndërsa dy fëmijët kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor. Po punohet për të përcaktuar rrethanat dhe…
Gjatë heshtjes zgjedhore, pra deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 20 paraqitje për shkelje të heshtjes zgjedhore – gjashtë në rajonin e SPB Shkup, katër në rajonin e SPB Kumanovë, tre në SPB Veles, nga dy raste në rajonet e SPB Ohër, SPB Shtip dhe SPB Manastir, dhe një rast në rajonin e SPB Strumicë.Pas masave të ndërmarra, 15 prej këtyre paraqitjeve nuk janë konfirmuar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Përveç kësaj, janë regjistruar 47 postime në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me thirrje për të votuar për kandidatë të caktuar, si…
MPB njofton se dje gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar 20 shkelje të cilat janë denoncuar nga qytetarët. “Gjatë heshtjes parazgjedhore, nga 18.10.2025 deri në orën 07:00 të datës 19.10.2025, pra deri në hapjen e vendvotimeve, u regjistruan 20 njoftime për shkelje të heshtjes zgjedhore, nga të cilat gjashtë në zonën e SPB Shkup, katër në zonën e SPB Kumanovës, pastaj tre në SPB Veles, nga dy ngjarje në zonën e SPB Ohër, SPB Shtipit dhe SPB Manastirit dhe një në zonën e SPB Strumicë. Pas marrjes së masave, njoftimet për 15 ngjarje nuk u konfirmuan. Përveç kësaj, 47 postime u…
Dy persona janë arrestuar nga policia në aksin rrugor Nikël – Fushë Krujë, pasi u kapen me drogë dhe armë gjahu pa leje. Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Aksi” u sekuestruan 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare. Të arrestuarit janë shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Njoftimi i policise Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”. Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se në dy vendvotime në Kumanovë dhe Shtip, votimi po zhvillohet pa përdorimin e pajisjeve për identifikim biometrik, për shkak të pengesave teknike, raporton SHENJA. Në zgjedhjet parlamentare, vende të tilla ishin gjithsej gjashtë. „Në Kumanovë kemi një vendvotim ku janë të regjistruar 12 votues, por nuk kishte energji elektrike. Sipas Kodit Zgjedhor, KSHZ mori vendim që të vazhdohet votimi pa pajisjen për identifikim biometrik, pasi nga EVN na u tha se do të duhen të paktën një orë e gjysmë për ndërhyrje, dhe nuk donim të humbnim kohë“, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko. Një…
Një shtetas shqiptar është ndaluar në pikën kufitare të Kroacisë pasi u kap duke tentuar të kalonte një shumë të konsiderueshme parash pa deklarim. Gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, autoritetet kroate zbuluan 702,435 euro të padeklaruara, të fshehura me kujdes në pjesë të ndryshme të makinës. Sipas ligjit kroat dhe rregullave të Bashkimit Evropian, çdo shumë mbi kufirin e lejuar duhet të deklarohet, qoftë në formë të shkruar apo elektronike, gjë të cilën drejtuesi i mjetit nuk e kishte bërë. Paratë u sekuestruan menjëherë në vendngjarje, ndërsa shtetasi shqiptar u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve përkatëse, me dyshimin…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur një operacion të gjerë policor në Zubin Potok dhe Zveçan, duke shkaktuar shqetësim dhe kuriozitet në mesin e qytetarëve. Çfarë fshihet pas këtij operacioni dhe cilat janë arsyet që kanë çuar në këtë veprim? Operacioni është në përputhje me një urdhër të gjykatës, i cili është lëshuar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale. Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda po zbatojnë këtë urdhër në nëntë lokacione të ndryshme, duke synuar të zbulojnë veprat penale të dyshuara. Një nga akuzat më të rënda që po hetohen është rrezikimi i…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për tenderat ne Ministrine e Bujqesise. Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 2069, i vitit 2025, dhe kanë në fokus shtetasit: M.K., E.H., G.Xh., I.A., A.Gj., L.K., E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., dhe A.A. Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave me funksione publike, kanë bashkëpunuar për të kryer shkelje të rënda në shtatë procedura prokurimi të zhvilluara nga Ministria e Bujqësisë…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për shtyp, ku ka prezantuar të dhënat paraprake për daljen e votuesve deri në orën 09:00. Sipas kryetarit të KSHZ-së, Boris Kondarko, deri në këtë orë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3% e qytetarëve në nivel shtetëror. Nga gjithsej 2.672 vendvotime nga ku janë mbledhur të dhënat, në listën zgjedhore janë të regjistruar 1.394.750 votues. Deri në orën 09:15, kanë votuar gjithsej 41.890 qytetarë. Gjatë konferencës u raportua edhe për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë, ku për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, nuk është mundur…
Shkupjanët në Zgjedhjet lokale 2025 kanë mundësinë të zgjedhin Kryetar të Qytetit të Shkupit në mesin e 16 kandidatëve, nga të cilët vetëm një është grua. Për 45 vende për këshilltarë janë dorëzuar 19 lista me 855 kandidatë. Ata gjithashtu votojnë edhe për kryetarët e komunave dhe këshilltarët e komunave të Shkupit në të cilat jetojnë. Pra, në këtë mënyrë, në qendrat e votimit do të marrin katër fletëvotimi, të cilat pas votimit do të duhet t’i vendosin në kutitë e shënuara. Të drejtë vote në Qytetin e Shkupit kanë 474.304 zgjedhës. Në komunat e Shkupit – Aerodrom, Butel, Gazi…

