Kuvendi ka reaguar zyrtarisht lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi, i cili mbrëmjen e djeshme u shtrua në Klinikën për Kirurgji Digjestive pranë Spitalit Shtetëror. Në njoftimin zyrtar, Kuvendi bën të ditur se gjendja shëndetësore e z. Gashi është stabile dhe se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve specialistë. “Lidhur me informacionet e publikuara për gjendjen shëndetësore të Kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi, e informojmë opinionin se dje është hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji Digjestive. Gjendja shëndetësore është stabile”, thuhet në reagimin e Kuvendit. Institucioni gjithashtu bën të ditur se do të informojë publikun…
Author: almakos
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burg për korrupsion aktiv ndaj një zyrtari publik. Sipas vendimit të Apelit, Laho u shpall fajtor për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Fillimisht ai ishte dënuar me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi uljen e 1/3 së dënimit. Hetimet zbuluan se Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokaturës së…
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që mashtronin qytetarët përmes skemave të mikrokredive. Për gjykim janë dërguar 16 persona dhe 4 subjekte, të akuzuar si pjesë grupit që vepronte përmes skemave të mikrokredive dhe mbledhjes së detyrimeve në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas SPAK, ky grup ka funksionuar për mbi 9 vite, duke mashtruar mijëra qytetarë shqiptarë, kryesisht në vështirësi ekonomike, përmes interesave abuzive, ankandeve fiktive dhe presionit të vazhdueshëm psikologjik ndaj tyre dhe familjarëve. Njoftimi i SPAK SPAK përfundon hetimet për një grup të strukturuar kriminal që mashtronte qytetarët përmes skemave të mikrokredive…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për drejtimin që ka marrë politika e jashtme dhe e brendshme e vendit, në një kohë kur Maqedonia e Veriut ka nevojë për orientim të qartë drejt Bashkimit Evropian dhe bashkërendim të aktiviteteve brenda NATO-s. Në vend të përforcimit të lidhjeve me partnerët tanë strategjikë, po promovohet një retorikë dhe praktikë që ngjall nostalgji për projekte të rrezikshme si “bota serbe”, me tendenca të hapura proruse dhe pro-hungareze. Ndërkohë që flitet për “marrëdhënie të veçanta ekonomike” me Hungarinë dhe për ndërtimin e një “regjioni të përbashkët” me Serbinë, qëllimisht heshtet për Korridorin 8,…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat fitues në zgjedhjet e 11 majit. Sipas listës zyrtare të lexuar dhe të miratuar nga Celibashi, PS ka marrë mandate në Tiranë. Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, 13 mandate. Ndërkohë Partia Mundësia 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat. Ndërkohë KQZ pritet të marrë një vendim në lidhje me shpërndarjen e mandatave sa i takon koalicionit “Nisma Shqipëria” bëhet, pas debatit se kush do ta marrë mandatin. Lista e mbyllur e PS 1-Edi Rama 2-Ogerta Manastirliu 3-Elisa Spiropali 4-Lindita Nikolla…
Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohet se ka dhënë me qira apartamentin e tij për ushtrim prostitucioni. Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe dy shtetase vietnameze, të cilat ushtronin aktivitetin e paligjshëm në këtë ambient. I riu me inicialet Xh. S., banues në lagjen “30 Vjetori”, rezulton me precedentë penalë të mëparshëm, i dënuar për veprat penale “vrasja” e mbetur në tentativë, “dhuna në familje” dhe “vjedhja”. Nga hetimet ka rezultuar se ai u kishte dhënë apartamentin dy grave vietnameze, me inicialet Th. D. dhe Th. (Th.) D., të dyja 39 vjeçe, me qëllim ushtrimin e…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi SPAK përfundoi hetimet dhe depozitoi dosjen në gjykatë, duke kërkuar kalimin e çështjes në fazën e gjykimit. Hetimet përfunduan më 15 korrik 2025 dhe në bankën e të akuzuarve, përveç Çyrbjes, do të ulen edhe Ahmet Masha dhe i shumëkërkuari Altin Hajri. Çyrbja ndodhet në paraburgim që prej 20 tetorit 2024, me vendim të GJKKO-së dhe urdhër të SPAK, i dyshuar për lidhje…
Në Kuvend sot do të mbahet Prezantimi dhe verifikimi i konstatimeve nga Vlerësimi i nevojave prioritare të edukimit mbi rolin e Kuvendit në proceset e eurointegrimit. Fjalime hyrëse në prezantim do të ketë kryetari i Këshillit kombëtar për eurointegrime, Venko Filipçe, përfaqësuesja e Komisionit për Çështje evropiane, Marija Petrushevska dhe menaxherja e projektit “Mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut”, Ermira Reshidi. Është parashikuar të kryhet mbikëqyrje e temave prioritare për diskutim në organet parlamentare për BE-në, do të prezantohet dhe rishikim krahasues i parlamenteve në përdorimin e-mjeteve të mësimit, si dhe mundësitë e e-mësimit të destinuara për Kuvendin.…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, nën akuzat për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të është nën hetim dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar zgjatjen e afatit të hetimeve, duke caktuar si datë përfundimtare të mbylljes së fazës hetimore 29 shtator 2025. Një ditë më parë, edhe biznesmeni Elman Abule është marrë zyrtarisht i pandehur në kuadër të të njëjtës çështje, i akuzuar për pastrim parash. Ai ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Erion Veliaj ndodhet në…
Sot do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 51-në herë në tentativë për konstituimin e legjislativit, gjersa kanë mbetur edhe pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues, ku Gjykata Kushtetuese më 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjerë nuk po e shohin këtë emër si unifikues. Po ashtu, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka vënë në votim formimin e një Komisioni zgjedhor që do…
Ditën e sotme pritet të kryhet ekstradimi nga Dubai drejt Shqipërisë i Denis Bajri (i njohur edhe si Brajoviç), i cili u arrestua në shkurt të vitit 2024, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa akuzat përfshijnë pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal dhe vrasje me paramendim. Nga përgjimet e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC”, të siguruara nga autoritetet franceze, del se Denis Bajri ka pasur komunikime direkte me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i lojërave të fatit”. Policia e Shtetit…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.9 lekë dhe do shitet me 97.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.3 lekë dhe do shitet me 112.7 lekë.

