Author: almakos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urimet e tij për Pavarësinë e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë historike të datës 28 Nëntor në rrugëtimin kombëtar shqiptar. Në postimin e tij, Kurti tha se pak kombe në botë kanë një datë kaq të lidhur me fatin e tyre sa shqiptarët me 28 Nëntorin. Ai kujtoi se ngritja e flamurit të Skënderbeut në Kalanë e Krujës më 1443, megjithëse një “aksident historik”, u shndërrua në simbol të përjetshëm të qëndresës dhe identitetit kombëtar. Kryeministri përmendi edhe ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912, duke e quajtur “Nëntorin e Dytë”, ku…

Lexo më Shumë

Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C Ilir Meta ka uruar nga qelia të gjithë shqiptarët për 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se në këtë ditë përulemi me respekt dhe nderim të thellë para veprës së pavdekshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit Meta thekson se patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhet të mbeten pishtari i përhershëm.  “Sot dhe mot pas moti shqiptarët dhe fëmijët e tyre meritojnë të jetojnë në liri, me dinjitet, krenarë dhe të begatë”, shkruan Meta. [embedded content] Postimi i plotë…

Lexo më Shumë

Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.Në të gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, ku qendra është Vlora, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912.Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha…

Lexo më Shumë

Dështimi i negociatave mes Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Limajt të NISMA-s Socialdemokrate ka lënë pas një situatë të tensionuar dhe paqartësi për të ardhmen politike të këtyre dy partive. Negociatat, të cilat ishin pritur me interes të madh nga publiku, kanë dështuar pa arritur ndonjë marrëveshje për bashkëpunim, duke lënë dyshime mbi strategjitë e ardhshme të të dyja palëve. Çfarë e pengoi këtë bashkëpunim të mundshëm? Sipas burimeve të besueshme, pengesë kryesore ka qenë numri i vendeve të ofruara për Limajn në listën e kandidatëve të LDK-së. Kjo ka shkaktuar shqetësime mbi identitetin dhe autonominë…

Lexo më Shumë

Vdekja tragjike e studentes 25-vjeçare nga Gjakova, Daorsa Spahiu, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një valë tronditjeje në opinionin publik. Ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende në fazën e zbardhjes, publikimi i mesazheve kërcënuese ka shtuar kërkesat për një hetim të thelluar. Në emisionin “Kosova Live” në televizionin T7, u transmetuan biseda tekstuale që, sipas gazetarit në emision, janë mesazhet kërcënuese që Daorsa kishte marrë nga i dashuri. Këto biseda përmbajnë gjuhë kërcënuese dhe tregonin për një presion të rëndë psikologjik. Një nga fjalitë më shokuese të publikuara ishte: “Kom me ta djeg çdo qelizë n’trup çka…

Lexo më Shumë

Rezultatet e dobëta në lidhje me të kuptuarit e leximit dhe shkrim-leximin matematikor që i tregojnë nxënësit tanë në testet ndërkombëtare si PISA dhe TIMSS janë arsyeja për ndryshimet e mëdha që i filluam para një viti e gjysmë dhe do të vazhdojnë derisa ta përmirësojmë ndjeshëm sistemin arsimor, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare të deputetes së VLEN-it Imrlije Saliu-Fetai, të cilat ministria po i ndërmerr për të përmirësuar cilësinë e arsimit, gjë që reflektohet në arritjet e ulëta të nxënësve në testimet ndërkombëtare. “PISA 2022 – 74 përqind e nxënësve…

Lexo më Shumë

Janë zbardhur emrat e grupit kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Breshias, për trafik droge. Në burg:  – Vincenzo Bruno – Arlin Buzali – Donald Cala – Gazmend Ferhati – Elton Gjegja -Adriatik Hasa – Erion Kapidani – Oltion Lala – Asti Llupi – Denis Myftiu – Altin Shehaj – Gazmend Shehu – Bledin Doci – Elvis Doci – Juljan Hyka – Eduart Leba – Gentian Shaba – Ogert Shqevi – Denis Tafili – Indrit Tafili – Klodian Vata Në “arrest shtëpie”: – Giuseppe Iorio – Erald Salla – Enkeleid Tirjaku SPAK njoftoi sot përfundimin e…

Lexo më Shumë

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia, dhe vijat në duart tuaja tregojnë disa karakteristika të personalitetit tuaj. Leximi i duarve ka nisur në Indi, ndërsa tani thuajse është përhapur në të gjitha vendet e botës. Ky proces, që përfshin analizimin e vijave dhe formave të duarve, ofron një perspektivë të re mbi personalitetin e individëve. Ajo që është e veçantë, është fakti se vijat në duart tuaja ndryshojnë, duke fituar kështu një kuptim të ri. Forma e dorës Njësoj si horoskopi, i cili lidhet me katër elementet (zjarr, ujë, ajër, tokë),…

Lexo më Shumë

Sot në Strasburg vazhdoi në ditën e dytë Takimi i 24-t i Komitetit të Përzier Parlamentar BE–Maqedoni e Veriut, ku deputetë të kuvendit dhe eurodeputetë diskutuan për procesin e anëtarësimit, fqinjësinë e mirë, stabilitetin rajonal, mjedisin, energjinë dhe digjitalizimin, duke theksuar po ashtu se vendi meriton të hapjen e negociatave, transmeton Anadolu. Sipas një njoftimi nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të dyja palët kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Deputetët nga Maqedonia e Veriut vlerësuan se raporti i fundit i progresit i Komisionit Evropian pasqyron arritje të rëndësishme, por edhe…

Lexo më Shumë

Prurjet e lumit Erzen kanë arritur në nivelin maksimal, duke rritur rrezikun e daljes nga shtrati. Sipas njoftimit të kryetares së bashkisë, Emiriana Sako situata paraqitet më problematike në urën që lidh njësinë administrative Sukth me atë të Katundit të Ri. Sako ka bërë me dije se po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit, ndërsa në terren ndodhen dhe ekipet e emergjencave . “Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit. Ekipet e emergjencave janë…

Lexo më Shumë

Janë zbardhur emrat e tre shqiptarëve të arrestuar nga operacioni i përbashkët i SPAK me Prokurorinë e Breshias në Itali. Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjenden në Shqipëri dhe 3 të arrestuarit janë Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. Po ashtu është arrestuar edhe oficeri i Policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka rrjedhur sekretet e hetimit tek trafikantët në këmbim të parave. Igli Haxhiaj Hetimi çoi në kontrolle ndaj 21 personave në Shqipëri, ndërsa autoritetet italiane kanë sekuestruar 1.300 kg kokainë, 550 mijë euro, 10 automjete dhe kanë arrestuar 10 anëtarë të grupit. SPAK konfirmoi…

Lexo më Shumë

Një ndër pikat më të frekuentura në qytetit e Shkupit është edhe ajo e Bulevardit “Cvetan Dimov”, ose ndryshe e njohur në opinion si rruga e “Jahja Pashës”. Për çdo ditë, në atë rrugë kalojnë me qindra vetura, motoçikleta, biçkleta e deri te trotinetët, ndërsa fatkeqësishtë nga rrëmuja e madhe që krijohet në atë pjesë, nuk mungojnë as aksidentet, e disa prej tyre madje përfundojnë me fatalitet. Për të gjetur një zgjidhje afatshkurtër, këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, në qytetin e Shkupit, kanë dorëzuar një iniciativë me shkrim deri tek kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, për siç…

Lexo më Shumë