Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein ka bërë një analizë të gjatë për nevojën e zgjerimit të BE-së, ku thekson se është e nevojshme nxitja e strategjinë për zgjerim, pjesë e së cilës duhet të behët dhe Ballkani Perëndimor. “Pa një politikë ambicioze dhe efektive të zgjerimit, BE-ja nuk do të jetë në gjendje të ruajë ndikimin e saj mbi procesin e demokratizimit dhe stabilizimit në Ballkanin perëndimor. Ballkanit Perëndimor i duhet një mbështetje shtesë për të ruajtur vrullin e reformave gjatë viteve në vijim. Shqipëria është një shembull i një vendi kandidat, ku BE-ja ka pranuar të japë…
Author: almakos
Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein ka bërë një analizë të gjatë për nevojën e zgjerimit të BE-së, ku thekson se është e nevojshme nxitja e strategjinë për zgjerim, pjesë e së cilës duhet të behët dhe Ballkani Perëndimor. “Pa një politikë ambicioze dhe efektive të zgjerimit, BE-ja nuk do të jetë në gjendje të ruajë ndikimin e saj mbi procesin e demokratizimit dhe stabilizimit në Ballkanin perëndimor. Ballkanit Perëndimor i duhet një mbështetje shtesë për të ruajtur vrullin e reformave gjatë viteve në vijim. Shqipëria është një shembull i një vendi kandidat, ku BE-ja ka pranuar të japë…
Deklaratës së deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi se më mirë do kishte pranuar të vdesë se sa të koalicionojnë me BDI-në, i’u është kundërpërgjigjur me një status në facebook, njëri nga simpatizantët e BDI-së, Refet Kamberi. Ai madje nuk ka hezituar ti kërcënohet në formë publike me vdekje deputetit në fjalë. “Me qenë mes dilemës të vdesësh apo të jetosh…pa mëdyshje kisha vendosur të të jap një plumb në ballë dhe një në gjunjë..selam Afrim Gash m…”, kështu ka shkruar Refet Kamberi. Konstatimi për simpatitë e tij ndaj BDI-së, vërehet qartë edhe nga fotot e tij në facebook me…
Kryeparlamentari Ilir Meta, po qëndron për një vizitë në selinë e AAK-së. Mediat kosovare raportojnë se Meta ka shprehur pakënaqësitë e tij dhe solidaritetin pas arrestimit të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze. “Arrestimi i Haradinajt ishte akt befasues dhe shokues”, ka thënë Meta. 8 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)
Po stabilizohet gjendja në rajonet më të rrezikuara të vendit nga moti i ftohtë dhe dëbora, megjithatë institucionet kompetente ende janë në terren dhe hasin vështirësi të ndryshme. Sipas Lidija Bjelica nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, mëngjesi i ftohtë u ka hapur probleme në mëngjesin e sotëm me startimin e punës së makinerive. “Kemi problem me makinerinë e cilat janë në terren, por të cilat sot nuk mund të fillojnë punën. Bëjmë përpjekje, aq sa mundemi, atje ku vetëqeveriaja lokale nuk mund të ballafaqohet vetë me mundësitë e saj”, tha Lidija Bjelica nga DMSH. Ajo thotë se, gjatë ditës…
Tashmë dy ditë pas shpalljes së platformës së partive parlamentare shqiptare, mbretëron heshtje në VMRO-DPMNE dhe LSDM. Asnjëra prej këtyre partive nuk ka formuluar një qëndrim të qartë lidhur me kërkesat zyrtare të faktorit politik shqiptar. Nga LSDM, shkurtimisht për televizionin Shenja thanë se ende partitë shqiptare nuk ua kanë dorëzuar marrëveshjen zyrtarisht, në formë kushti, prandaj nuk mund të formojnë qëndrim të prerë se a është ose jo e pranueshme kjo platformë. “Kur të na i dorëzojnë platformën zyrtarish do të formulojmë qëndrim dhe të njëjtin do t’ia kumtojmë opinionit. Dje u prezantua paltforma publikisht, por ne duhet t’i…
Në lagjen “Sahat Kullë”, kamionët që mbartin mbeturina nuk shkojnë rregullisht. Qytetarët e kësaj lagje, ankohen se përveç ajrit që është i ndotur, ata përballen edhe me këtë problem. Qytetarët thonë se mbeturinat të cilat grumbullohen me javë, përshkak se kamionët shkojnë që t’i marrin ato me shumë vonesë, shkaktojnë erë të keqe në lagje dhe ato kanë frikë se mos shkaktohet edhe ndonjë epidemi. “Problemi është, këtu çdoherë ka qenë të martën dhe të shtunën me i marrë mbeturinat, por ka 2-3 muajt e fundit vijnë nga 2-3 herë në muaj ose aspak. Po flitet që ajri është i…
Nesër presidenti Ivanov pritet t’i ndajë mandatin për formimin e Qeverisë liderit të partisë apo koalicionit që do të sigurojë 61 deputetë, shkruan SHENJA. Në mungesë të një koalicioni të këtillë, jozyrtarisht Ivanov pritet që mandatin t’ia ndajë liderit të partisë fituese të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. 9 janari është afati i fundit kushtetues ku thuhet se presidenti i jep mandatin për formimin e Qeverisë mandatarit të ri në afat më së voni prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit. Zyrtarisht nga kabineti i presidentit Gjorgji Ivanov, nuk kanë zbuluar akoma kohën e saktë të…
Më së voni deri më 15 janar skadon afati për parashtrim të paraqitjes për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar nga ana e obliguesve tatimor – persona juridik dhe fizik, të cilët në vitin e kaluar kalendarik, përfundimisht me muajin dhjetor të vitit 2016, nga kryerja e veprimtarisë tatimore ekonomike kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm më të lartë se 1.000.000 denarë, kumtoi DAP-i. Në afatin e njëjtë, shtohet në kumtesë, Paraqitje për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar (formulari “DDV-01”) mund të parashtrojnë edhe obliguesit tatimor të cilët dëshirojnë vullnetarisht të regjistrohen për qëllimet…
Zh.P (58) nga fshati Sopot vdiq nga zjarri i cili ka shpërthyer në një hapësirë ndihmëse në oborrin e shtëpisë së tij. MPB informon se zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 9 e 30 minuta. Gjatë shuarjes së zjarrit nga ana e banorëve lokal është gjetur i vdekur pronari. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekip nga Stacioni policor – Shën Nikollë, ndërsa vdekja është konstatuar nga ana e mjekut, si pasojë e karbonizimit pa shenja të dhunës. Trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes për varrim.
Më së ftohti me minus 28 gradë sot në mëngjes ka qenë në Berovë. Sipas DPHM vijon -25 Manastiri, -24 Mavrova, -23 Lazaropole dhe Kriva Pallanka, -22 Tetova dhe Krusheva, -21 Shkup Petrovec, Shtip dhe Prilep, -20 Vinicë, -19 Kumanovë, Gjurishte dhe Topolçan, -18 Strumicë, -17 Demir Kapi, -16 Ohër dhe Pretor, -15 Dibër, -12 Dojran, -10 Gjevgjeli dhe -17 Shkup. Reshje të reja të borës nuk janë vërejtur, ndërsa shtresa e borës lëviz prej 8 centimetra në Pretor dhe Demir Kapi, 9 në Strumicë dhe Shkup, 10 Shkup Petrovec, 11 Vinicë, 14 Shtip dhe Prilep, 15 Ohër, 17 Manastir,…
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaron se shkollat po mbahen mbyllur nga moti i ftohtë dhe jo nga gripi. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Basha thotë se gripi është një pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale, siç është mungesa e ngrohjeve. “Shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit. Gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale. Shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull…

