Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë një sqarim zyrtar lidhur me disa rrethana procedurale të gjykimit të çështjes, në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë procedim. Sipas SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi më 29 shtator 2025, seancën e parë të gjykimit paraprak të Veliajt, dhe prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore. Prokuroria e Posaçme argumenton se shtyrja e seancave është bërë për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak…
Author: almakos
Reth 20 deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, të organizuar nga Kuvendi dhe Kryqi i Kuq. Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka falënderuar vullnetarët që veprojnë në vendin tonë. Njoftoi se me aktivitete të ndryshme së bashku me deputetët kanë shënuar këtë ditë duke vizituar qendra të ndryshme të Kryqit të Kuq. Tha se viti në ardhje do t’i kushtohet vullnetarizmit dhe deputetët do të jenë më aktiv në këtë aspekt. AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR “Bashkë me disa deputet sot ishim aktiv në disa qendra të rëndësishme të Kryqit të…
Rreth orës 14:00 sipas orës lokale, fermerët grekë mbyllën përsëri pikën kufitare Evzoni për hyrje dhe dalje nga Greqia në për në Maqedoninë e Veriut, ndërsa bllokada pritet të zgjasë deri në orën 22:00. Mbi 300 traktorë janë parkuar në anën greke të kufirit, ndërsa pati bllokadë gjatë orëve të mëngjesit të djeshëm, si dhe nga ora 18:00 deri në orën 22:30, pas së cilës trafiku u normalizua dhe vazhdoi pa ndërprerje deri në orën 14:00. Në të gjithë Greqinë, fermerët kanë ngritur gjithsej 14 blloqe me mbi 6,000 traktorë, dy prej të cilëve janë në pikat kufitare Evzoni (Bogorodica)…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua sot seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Metën. Në përfundim të seancës GJKKO vendosi të shtyjë çështjen e Ilir Metës për më datë 22 dhjetor. Ndërkohë mësohet se Gjykata urdhëroi SPAK-un t’i dërgojë fashikujt e dosjes brenda javës. Burime për Panorama Online raportuan më herët se Meta kërkoi në seancë të njihej me fashikullin e hetimit ndaj tij. “Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet”, u shpreh Ilir Meta gjatë seancës sot (5 dhjetor). Më herët avokati i…
Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, për çështjen e lobimit të ish-LSI në SHBA. Teksa hynte në derën e godinës së SPAK-GJKKO, Kryemadhi u përshëndet edhe me një grup gazetarësh dhe aktorësh që qëndronin para institucionit, duke shkëmbyer edhe batuta. Mes tyre edhe aktori Julian Deda, që shkëmbeu një bisedë me humor me Kryemadhin, para se ajo të hynte brenda. Dialogu i Kryemadhit me Julian Dedën: Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak… Jul Deda: Ty po të prisja… Monika……
Një gropë tjetër karstike është shfaqur këtë fillim dhjetori në periferi të qytetit të Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet e tilla natyrore që ndër vite kanë krijuar plot 84 liqene.Gropa e fundit është hapur në lagjen ‘Hysa’, vetëm 1 kilometër larg qendrës së qytetit në një zonë të banuar me dhjetëra shtëpi. Banorët raportojnë se ajo po zgjerohet dhe thellohet çdo ditë, duke krijuar panik e pasiguri për sigurinë e banesave dhe lëvizjen e fëmijëve. Sipas informacioneve nga terreni, fenomeni karstik ka ndryshuar ndjeshëm sipërfaqen e tokës, duke bërë që dhjetëra…
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%. Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp një front të ri të LSDM-së për të luftuar korrupsionin. Ky front, siç tha Filipçe, përfshin dy nisma të mëdha, të cilat shënojnë një fazë të re në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe skemave kriminale të VMRO-së. Iniciativa e parë i referohet thirrjes që Prokurorja Evropiane Laura Kovesi të vizitojë Maqedoninë, sepse siç tha Filipçe, nuk mund t’u besohet institucioneve qeveritare që janë mbrojtëse të krimit. “LSDM i bën thirrje Prokurores Evropiane Laura Kovesi të vizitojë Maqedoninë, për t’u njohur personalisht me keqpërdorimet që VMRO po bën me…
Njerëzit e lindur në muajin dhjetor janë të bekuar me disa tipare që rrallë gjenden tek të tjerët. Çfarë i bën ata kaq të veçantë? Njerëzit e lindur në këtë muaj shpesh shfaqin karakteristika unike që i dallojnë nga të tjerët. Këto tipare jo vetëm që formojnë personalitetin e tyre, por gjithashtu ndikojnë në mënyrën se si ata ndërveprojnë me botën përreth. Një nga tiparet më të spikatura është ambicia e tyre. Njerëzit e lindur në dhjetor nuk janë të kënaqur me pjesëmarrjen; ata synojnë të jenë fitues. Motoja e tyre është “Fituesi i merr të gjitha”, dhe kjo i…
Një 57-vjeçar është arrestuar në Elbasan nga policia, pasi u denoncua se mund të përshkallëzonte sulmin e tij deri në krim në familje. Policia vendore bëri me dije se prangosi të dyshuarin N.K., pasi dhunoi dhe kanosi me armë të ftohtë thikë bashkëshorten pas konflikteve familje. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe sekuestruan si prova materiale edhe dy thika. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë…
Padi gjithëpërfshirëse në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dorëzuan nj grup qytetarësh, duke kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së të ashtuquajturit sistem “Qytet i Sigurt” i zbatuar nga Ministria e Brendshme (MPB). Paralelisht me padinë, janë ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zyrtarëve aktualisht të panjohur. Sipas ankuesve, sistemi i ri për sanksionimin e shkeljeve të trafikut – i cili parashikon dërgimin e urdhrave kundërvajtës përmes mesazheve SMS që përmbajnë link për dokument PDF – është i…
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy persona, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Vendimi është dhënë nga kryetarja e Gjykatës, gjyqtarja Elis Dine, pas një seance të zhvilluar në rrethana të forta sigurie dhe me dyer të mbyllura. Prokuroria e Elbasanit, përmes prokurorit të çështjes Gjergji Ceka, kishte paraqitur kërkesën zyrtare me objekt “vleftësim arresti në flagrancë dhe caktim mase sigurimi” për dy të ndaluarit e parë, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha. Kërkesa ishte regjistruar që…

