Edhe ditën e sotme, ka munguar për të tretën herë dëshmitari kyç, Nuel Kalaj që ka negociuar për privatizimin e OSSH tek CEZ. Kryetari i Komisionit, Taulant Balla përsëri i ka kërkuar policisë së shtetit dhe asaj të Tiranës ta sjellin me forcë sapo të shkelë në tokën shqiptare, duke qenë se rezulton jashtë vendit. Balla i është drejtuar me një kërkesë për paraqitjen në cilësinë e dëshmitarit dhe ish-drejtorit të CEZ, Hejsek. Më herët ky Komision ka admnistruar llogaritë bankare të shtetasit Kalaj nga një bankë e nivelit të dytë, për transferta bankare disa miliona euro. Pak ditë më…
Author: almakos
Kryeministri i qeverisë teknike, Emill Dimitriev, ka thënë se VMRO-DPMNE ka autorizuar liderin e partisë Nikolla Gruevski, që të udhëheq bisedimet për formimin e qeverisë së re, ndërsa ka shtuar se deri në përfundim të afatit pas marrjes së mandatit, duhet të ketë ndonjë epilog. Ai ka thënë se është e logjikshme që partitë fituese të formojnë qeverinë. Poashtu ai pret që të tejkalohet kriza dhe se pas formimit të Qeverisë së re, do të filloj realizimi i projekteve që janë në interes të qytetarëve. “Si të gjithë qytetarët, pres që të tejkalohet kriza. Askujt nuk i shkon përshtat situata…
Ministri Bushati zhvillon takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Frederica Migherini në Barcelonë. Në një status në “Facebook”, Ministri Bushati shprehet se: “Takim miqësor me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të ministerialit të mesdheut në Barcelonë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar…
Avokatët e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në seancën e sotme të rastit “Mitmarrje”, kanë kontestuar legjitimitetin e prokurorit Vlladimir Milloshevski, dhe, deri tek gjykata kanë dorëzuar vendimin e Këshillit të Prokurorëve, sipas të cilit, Milloshovskit i ka skaduar mandati në prokurorinë për krim dhe korrupsion të organizuar. Sipas vendimit të Këshillit të cilën e dorëzuan avokatët, Milloshevski ka qenë përkohësisht i zhvendosur në Prokurorinë Themelore Publike për krim të organizuar më 1 qershor 2016 deri në 30 nëntor, kur dhe i ka mbaruar mandati. “Kemi situatë në të cilën prokurori nuk ka autorizime të ndërmerr asnjë veprim në emër…
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka sqaruar përmes një statusi në rrjetet sociale se çfarë është partia që ai drejton prej pak kohësh. Në pak fjali, Blushi rendit disa nga pikat kryesore, që synon LIBRA, që sipas tij, është fuqia e shtresës së mesme. Ja çfarë shkruan deputeti Blushi: LIBRA u themelua në datën 1 Nëntor 2016 dhe sot numëron 10 000 anëtarë. LIBRA është një organizatë politike e qendrës që mbështet të varfrit dhe shtresën e mesme. LIBRA nuk mbështet atë që është popullore, por atë që është e drejtë. LIBRA ka si simbol një katror të verdhë, mbi…
Në një postim në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Shqipëria dhe pasuritë e saj publike janë kapur nga një gusht i vogël njerëzish ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër. Basha u bën thirrje qytetarëve që të votojnë për të propozuar kandidatët e tyre për deputetë. Në faqen zyrtare të PD-së, secili mund të propozojë kandidaturën e tij. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë…
Procesi gjyqësor “Mitmarrja” kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev duhet të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Seancën e kaluar Zaev dhe mbrojtja kërkuan që të hiqet nga kjo lëndë prokurori Vlladimir Milloshevski. PSP ka pohuar se ka hapur hetim për padinë penale të liderit të LSDM-së për montim të një rasti, por mohon se është duke hetuar prokurorin e njëjtë.
Simboli i shqiponjës, i bërë nga disa ushtarë ka indinjuar grekët. Bëhet fjalë për një foto, ku ushtarët bëjnë shenjën e shqiponjës me duar. Mediat greke shkruajnë se ata mbështesin idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Në artikullin e tyre shkruhet se shumë shqiptarë bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi për t’u pajisur me dokumente greke por pavarësisht kësaj, ata nuk janë fare mirënjohës për një vend që u dha aq shumë shanse në jetë. Ata raportojnë se ky nuk është rasti i parë. Ka shumë raste të tjera ku ushtarët shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar në Greqi, kanë bërë…

Në komunikimin e kësaj jave, kryeministri Edi Rama ka folur për votimin elektronik. Rama sqaroi se pse PS e kundërshton dhe është skeptike për votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Por nga ana tjetër, ai tha se nëse ekspertët e OSBE japin opinion pozitiv për votimin elektronik janë dakord për ta implementuar. Sipas tij sot opozita është pa program dhe pa lidership. “Opozita kërkon votim elektronik për të fituar zgjedhjet. Shqipëria ka ende luftë me korrupsionin, krimin, kjo nuk diskutohet, por ka një përpjekje të qeverisë për të përmirësuar vendin, për të rritur ekonominë, për të forcuar rendin e sigurinë, për…
Pas komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama ku hodhi akuza në drejtim të opozitës, ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Rama nuk ka mbajtur premtimet e tij dhe nuk ka përse merret me programin e opozitës. “Pasi e qau programin e vet me 300 mije vende pune dhe shëndetësi falas tani lideri global po merret edhe me programin e opozitës. T’i thotë dikush: fol me ngadalë kur flet për zgjedhjet se te merret fryma”, shkruan Basha në Facebook. 22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)