Author: almakos

Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë William Walker ka vizituar pronarin e kompanisë Ekolog Lazim Destani. Ambasadori ka realizuar këtë vizitë  në vijë të përpjekjeve të diasporës shqiptare për zgjidhjen e problemeve të tyre në gjithë Ballkanin ku jetojnë. Walker ka shprehur mirënjohje ndaj Destanit për kontributin e tij si afarist për çështjen shqiptare. Edhe Destani nuk ka kursyer fjalë miradie për ambasadorin i cili siç thotë Lazim Destani, ka dhënë kontribut maksimal në kapërcimin e krizës së Kosovës në fund të viteve të 90-ta. Destani dhe Walker kanë përfunduar se për të dy, Ballkani, dhe në veçanti çështja shqiptare,…

Lexo më Shumë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka vlerësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare si hap thelbësor në zgjidhjen e krizës së thellë politike. Duke e prezantuar raportin e konkluzioneve të Asamblesë Parlamentare pas misionit monitorues të zgjedhjeve në vend, socialisti austriak, Shtefan Shenah përkujtoi arsyen e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, pra, krizën politike, e cila ka zgjatur dy vite, pas bojkotit të Parlamentit të opozitës dhe intervenimit masiv të Bashkimit Evropian, e cila ka sjellë deri në progres, mes tjerash edhe me ndryshime në Qeveri dhe formimin e PSP-së. Parlamentari austriak, i cili e ka udhëhequr delegacionin e APKE¬-së në…

Lexo më Shumë

Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar në mbledhjen e kësaj të hënë buxhetin për vitin 2017 vetëm me votat e këshilltarëve të mazhorancës. Në këtë votim, këshilltarët e djathtë braktisën sallën, duke mos marrë pjesë në të. Ata u larguan me pretendimin se nuk ju dha fjala. Në mbledhjen e datës 28 dhjetor, të karakterizuar nga debate e tensione të forta mes këshilltarëve të opozitës dhe kryebashkiakut Vangjush Dako, projektbuxhetin e vitit 2017 u rrëzua. Kundërshtimit të buxhetit nga këshilltarët e djathtë, atëherë iu bashkua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kërkoi kohë për të konsultuar buxhetin e paraqitur…

Lexo më Shumë

Nga Uashigtoni, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Trump, kryetari i PD, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Brukselit, ku po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane. “EPP, si partia më e madhe në Komisionin dhe Parlamentin Europian, luan një rol kyç në politikën e BE-së”, ka deklaruar Basha në profilin e tij në rrjetet sociale. Sipas tij, një nga qëllimet kryesore të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve politike gjatë këtij viti, i cili për disa nga partitë anëtare është vit elektoral. Këtu, Basha ka renditur CDU-në e kancelares Merkel, republikanët francezë dhe Partinë Demokratike…

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian thotë se vendi ka shënuar regres në fusha të rëndësishme dhe se është i nevojshëm përkushtim në çështjet kyçe në procesin e reformave siç janë reformat në gjyqësor, administratën publike dhe media, papunësia tek të rinjtë dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Vajgëll, në Propozim rezolutën e prezantuar për Maqedoninë në lidhje me raportin e progresit të vitit 2016 të Komisionit Evropian, ka thënë se reformat dhe përgatitjet për qasje drejt BE-së janë penguar nga ana e polarizimit politik. Ai ka thënë se ka nevojë për përkushtim serioz nga ana e të gjitha forcave politike…

Lexo më Shumë

Përderisa në shumicën e shkollave sot nxënësit iu rikthyen bankave shkollore, shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Studeniçan, është vetëm njëra prej disa shkollave të kësaj komune, që sot nuk kanë vijuar mësimin. Mësimi në këto shkolla është shtyrë edhe për tre ditë. Sipas informacioneve  jozyrtare, televizioni Shenja mësoi se shkak i mos fillimit të procesit arsimor është prishja e sistemit të ngrohjes dhe mungesa e naftës. Ekipi i televizionit Shenja vizitoi këtë shkollë dhe pa se mësimi sot nuk ka vijuar, pastaj kontaktoi edhe drejtorin e shkollës për ta vërtetuar këtë gjë, ndërsa ai pranoi se mësimi është shtyrë…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Greqia kanë realizuar mbi  31.5 milion euro nga Fondet IPA të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, gjatë viteve 2007-2013. 85% e mjeteve u siguruan nga BE, ndërsa 15% nga fondet kombëtare të Maqedonisë dhe Greqisë. Projektet e realizuara nga të dy palët, u prezantuan sot në konferencë përmbyllëse të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup. Nga 31.5 milion eurot, rreth 11.5 milion ishin në dispozicion për Maqedoninë. Sipas Ministres së Vetëqeverisjes Lokale, Shirete Elezi, në këtë periudhë programore janë realizuar 57 projekte. Ajo tha se bashkëpunimi ndërkufitar përmes këtij…

Lexo më Shumë

Kryeministri i qeverisë teknike, Emill Dimitriev, ka thënë se është e logjikshme që fituesit të formojnë Qeverinë, duke shtuar se VMRO-DPMNE ka autorizuar liderin e partisë Nikolla Gruevski, që të udhëheqë bisedimet për formimin e qeverisë së re, dhe se deri në përfundim të afatit pas marrjes së mandatit, duhet të ketë ndonjë epilog. Dimitriev pret që të tejkalohet kriza dhe se pas formimit të Qeverisë së re, do të fillojë realizimi i projekteve që janë në interes të qytetarëve. “Si të gjithë qytetarët, pres që të tejkalohet kriza. Askujt nuk i shkon përshtat situata e tensionuar ku institucionet janë…

Lexo më Shumë

Edhe pse ndodhemi në sezonin e gripit sezonal, mjekët thonë se nuk ka rrezik të përhapjes së epidemisë. Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjeku Sedet Lumani thotë se kemi një periudhë të qetë me raste sporadike të paraqitjes së gripit, edhe atë para se të uleshin temperaturat nën zeron. “Në përgjithësi sivjet nuk ka pasur epidemi, ka pasur raste sporadike, në fillim kur ishte temperatura shumë e lartë, por hymë në sezonin e gripit, bile edhe disa ditë para sezonit. Sezoni i gripit fillon prej vitit të ri, diku prej janarit, dhe mbaron deri në fillimin e muajit…

Lexo më Shumë

Gjysmë vjetori i dytë i procesit mësimorë fillon sot, por shkollën e fshatit Siniçan në komunën e Bogovinës e gjenë pa kushte elementare për vijimin e mësimeve, siç është mungesa e rrymës elektrike, kanë reaguar nga Lëvizja BESA, Bogovinë. Sipas tyre e gjithë kjo ndodh si rezultat i pa përgjegjshmërisë së skajshme të Komunës së Bogovinës, që mesa duket ende gjendet në gjumë të thellë dimërorë. “Lëvizja BESA – Bogovinë i bënë thirrje kryetari të komunës që sa më shpejtë të ndërmarrë masa dhe të zgjidh këtë problem elementarë, sepse në këto kushte të ftohta nuk mund që të mbahet…

Lexo më Shumë

Kur kanë kaluar më shumë se 25 ditë nga firmosja e shkarkimit të Elvis Roshit nga ana e kryeministrit Edi Rama, presidenti Bujar Nishani ende nuk ka shpallur asnjë datë për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Kavajës. Referuar Kodit Zgjedhor, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Por në rast se vendimi i Këshillit të Ministrave ankimohet, siç ka ndodhur në rastin e Roshit, atëherë presidenti duhet të presë detyrimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ende nuk ka caktuar një datë për…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të seancës gjyqësore “Mitmarrja” i pyetur në lidhje me Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, ka thënë se ai dhe partia e tij kanë qëndrim në lidhje me këtë Deklaratë të përbashkët, por se ai nuk është i thirrur tani për ta komentuar atë, por mandatari Nikolla Gruevski. “Kemi edhe atë shumë për të treguar në lidhje me platformën. Kemi qëndrimin tonë, ngase ata e publikojnë platformën me qëllim konkret. Mandatari ta dëgjoje. Mandatari është Nikolla Gruevski. Pse ju mos ta komentoni, avokatët  e mi, ose dikush tjetër, kështu edhe unë. Nuk jam…

Lexo më Shumë