Taulant Toma, një grabitës i rrezikshëm shqiptar, i dënuar me burg deri në vitin 2041 është arratisur sërish nga burgu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 7 dhjetor. 41 vjeçari, i konsideruar jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe me një histori kriminale që përfshin Itali dhe Europën, arriti të shpëtojë nga burgu i Opera-s në Milano, një institucion me siguri maksimale. Sipas informacioneve të Fatto Quotidiano, ai ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas ka zbritur jashtë, duke shfrytëzuar errësirën dhe ndoshta një moment të favorshëm gjatë ndryshimit të turneve të rojave. Një arratisje që duket e planifikuar me…
Author: almakos
Një grup të rinjsh u mblodhën sot në qendër të Bulqizës për të zhvilluar një protestë paqësore, në nder të bashkëmoshatarit të tyre, Erjon Boba, i cili humbi jetën tragjikisht në 5 dhjetori, pasi u qëllua me thikë. Me pankarta në duar dhe një heshtje simbolike, ata kërkuan më shumë siguri dhe kujdes për problemet që prekin rininë. “Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” u shpreh një prej pjesëmarrësve, duke theksuar se protesta nuk është vetëm një homazh për viktimën, por edhe një thirrje për të gjithë komunitetin që të reflektojë. Protestuesit apeluan që institucionet të marrin masa…
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit, ku Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë. Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit, dhe kamarierja Meri Kaceri. I mituri Danjel Ndreu, mësohet se u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen…
Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja, e cila ka njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, nga ora 09:00 deri në 11:00, ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00. Pritja mortore para varrimit do të mbahet në Tiranë, më 7 dhjetor 2025, në Shtëpinë Funerale “Ija”, në Rrugën “Kujtim Laro”, nga ora 14:00 e në vijim. Po ashtu,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së shtunës mbrëma, nuk e ka miratuar propozimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje për shtyrjen e afatit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës dhe mundësinë e ndryshimit të vendvotimit për votuesit brenda vendit deri të dielën në ora 16:00. Propozimi mori vetëm katër vota për, duke u rrëzuar menjëherë. Sekretariati i KQZ-së ishte shprehur paraprakisht kundër shtyrjes, duke theksuar se një vendim i tillë do të rrezikonte menaxhimin e procesit zgjedhor. Drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala tha se një shtyrje eventuale e këtyre afateve deri të dielën në ora 16:00 do…
Në Kroaci, ka nisur të diskutohet mundësia e ngritjes së një padie kundër Shqipërisë, pas një incidenti të fundit, ku mbeturina nga Shqipëria u transferuan përmes rrugës detare dolën në brigjet e Dubrovnikut. Këtë çështje e ka ngritur anëtarja e Këshillit të qytetit të Dubrovnikut dhe avokatja Viktorija Knežević, e cila deklaroi se mund të merret një hap i tillë, por ekziston mundësia të jetë e pasuksesshme. “Pas një hulumtimi të thellë mbi këtë temë, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por në praktikë është shumë e vështirë të kemi sukses, çka nuk do të thotë që duhet të heqim dorë nga…
Një aksident ka ndodhur këtë të dielë (7 dhjetor) në vendin e quajtur “ Kthesa e Cakranit” në Fier , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kreu i SPB Shkup, Sasho Topallovski, njoftoi një shtrëngim serioz të kontrollit të parkimit në kryeqytet, me qëllim vendosjen e rendit dhe zvogëlimin e bllokimeve të vazhdueshme të trafikut. Në një paraqitje të ftuar në emisionin “Pretres”, ai zbuloi se automjetet e policisë të pajisura me kamera të përparuara, të lidhura drejtpërdrejt me sistemin “Safe City”, do të patrullojnë Shkupin dhe do të regjistrojnë vazhdimisht të gjitha automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme. Topallovski theksoi se çdo ndalesë në bulevard ku parkimi nuk lejohet, përfshirë pushimet e shkurtra “vetëm pesë minuta”, do të sanksionohet pa përjashtim.Sipas tij, kryerja e…
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi njëri prej tyre vidhte materiale dhe sende të ndryshme nga automjetet apo subjekte, ndërsa personi tjetër i blinte. [embedded content] Personat e arrestuari janë Geraldo Zeneli dhe Gëzim Cani 34 dhe 48 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh dhe subjektesh, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte. “Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore…
Parakalimi me makinë është bërë shkak i plagosjes me armë zjarri të një 37-vjeçari në Berat, të identifikuar si Fabjel Toska (Xhindi). Mësohet se 37-vjeçari Toska po udhëtonte me një shok me makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte. Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi. Kështu ka nisur edhe konflikti që coi në plagosjen e tij me një plumb në bark. Berat/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në…
Fabjel Toska (Xhindi) është 37-vjeçari, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Berat, në rrethana ende të paqarta. Policia sqaroi më herët se i riu u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, po nuk ka asnjë informacion për mënyrën si ai ishte plagosur. 37-vjeçari ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Berat/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të…
Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Berat. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, rreth orës 00:55, ku i riu është ka shkuar në spital me plagë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa mësohet se i plagosuri është me iniciale F. T. (Xh). Paraprakisht raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut per jetën. Ndërsa menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Njoftimi: Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç,…

