Author: almakos

Pas eliminimit nga “BBVA”, Jozi duket se I ka renë pishman për veprimin ndaj Gjestit. Madje bujë bëri veprimi që bëri duke ia bërë “follow” Gjestit në Instagram. Mirëpo duket se të njëjtën nuk e mori nga familjarët e artistit. Ata nuk i kanë kthyer “following” duke lenë të nënkuptojmë që nuk ia falin veprimin e tij.

Lexo më Shumë

Banka e Shqipërisë ka dalë me një skemë të re të mbështetjes financiare ndaj sektorit të bujqësisë dhe sipërmarrjes. Guvernatori Gent Sejko, në një konferencë për media nga Banka e Shqipërisë, ka njoftuar se institucioni financiar ka vënë në dispozicioni 25 miliardë lekë, me qëllim mbështetjen e kreditimit të bizneseve mikro, të vogla e të mesme. Sipas Sejkos, ky fond do të ndihmojë që të krijohet mundësia për një zhvillim cilësor të këtyre bizneseve brenda një afati të shkurtër, të krijojë hapësira për adresimin e e problemeve strukturore që frenojnë aksesin e tyre në kredinë afatmesëm, si dhe të nxisë…

Lexo më Shumë

Një numër i madh anëtarësh të familjes Gërvalla, përfshirë edhe vet djalin e Jusuf Gërvallës, u mblodhën sot në shtëpinë e familjes Haradinaj në Gllogjan, duke shfaqur një akt të rëndësishëm reflektimi dhe përmirësimi. Gazeta10 ka raportuar se anëtarët e familjes, nën udhëheqjen e ish-komandantit të UÇK-së, Nasim Haradinaj, shprehën keqardhje për ofendimet dhe deklaratat e papërshtatshme që erdhën nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Këto komente, siç është evidentuar nga të dyja palët, kanë nxitur vonesa dhe tensione ndërmjet dy familjeve që kanë një histori të gjatë dhe të ngjeshur me ngjarje historike në vendin tonë. Seanca…

Lexo më Shumë

Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, si dhe kanë ndaluar 3 të tjerë, pasi falsifikonin mjetet e identifikimit dhe më pas i shisnin. Në pranga kanë rënë shtetasit Kushtrim Doksani, Kujtim Gilani, Getoar Luzha, si dhe u ndaluan shtetasit Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani. Nga kontrolli i ushtruar, blutë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 dokumente, të huaja dhe shqiptare, të dyshuara false, si dhe 7 celularë dhe 1 motomjet. NJOFTIM Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Njësia”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit kundër Krimeve Ekonomike të DVP Tiranë dhe Drejtorisë së…

Lexo më Shumë

Përjashtimi i Jozit erdhi si pasoj e deklaratës së rëndë që i bëri Gjestit duke e quajtur ‘kopil shkine’. I penduar për disa nga veprimet e tij gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’, Jozi menjëherë pas largimit ka kërkuar falje familjes së Gjestit dhe gjithë shqiptareve. Por ndjekësit kanë venë re një detaj tjetër, ai pasi mori telefonin e tij në dorë ka shtuar në listën e miqve edhe Gjestin në ‘instagram’.

Lexo më Shumë

Është hedhur shorti elektronik për çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Etleva Deda do të jetë gjyqtarja e cila do të gjykojë çështjen ndaj ish-zyrtarit. Shorti elektronik u hodh pasi dosja kaloi për gjykim. Goro akuzohet për shpërdorim detyre ne bashkëpunim dhe fshehje e pasurisë. Ish-kryebashkiaku i Himarës do të gjykohet me gjykim të shkurtuar për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe nëse dënohet nga GJKKO i ulet me 1/3-ën. Për ish-kryebashkiakun, SPAK mbylli hetimet në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim, kërkesë që u pranua ditën e…

Lexo më Shumë

Reshjet e javës së kaluar kanë përmbytur pjesërisht edhe disa nga kuadratet e zbulimit arkeologjik të zonës ku më parë ngrihej shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Për ta ruajtur sipërfaqen e gërmuar, njëlloj si para ekspeditës, i është dhënë rëndësi sistemit të kanalizimit të ujërave në të gjithë territorin. Specialistët janë kujdesur për të ruajtur veçanërisht mozaikët e zbuluar gjatë verës së kaluar, por sasia e madhe e reshjeve ka zënë vend në disa nga hapësirat. E ardhmja e këtij territori nuk është vendosur ende, megjithëse relacioni profesional i gërmimeve është paraqitur gjashtë muaj më parë. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë…

Lexo më Shumë

Një 22 vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim që në dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të një plagosje të bërë prej tij ndaj një 24 vjeçari. Në pranga ra shtetasi Ensi Shtubina, 22 vjeç, i cili qarkullonte i armatosur në lagjen “Rus” ku dhe ai u arrestua në flagrancë. Me datë 23 dhjetor 2024, Shtubina plagosi me armë zjarri shtetasin A.B., 24 vjeç, pas një konflikti momental mes dy të rinjve. Uniformat blu i sekuestruan armën e zjarrit së bashku me municionin përkatës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të…

Lexo më Shumë

Më 6 shkurt 1999 filloi punimet Konferenca e Rambujesë në afërsi të Parisit, e cila synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë. Konferenca e Rambujesë, një ngjarje historike që zgjati deri më 23 shkurt, shënoi një përpjekje të rëndësishme për stabilizimin e situatës në Kosovë. Iniciues të këtij takimi ishin anëtarët e Grupit të Kontaktit, ndërmjetësuar nga figura të shquara ndërkombëtare si Christopher Hill nga SHBA, Boris Maiorsky nga Rusia dhe Wolfgang Petritsch nga Bashkimi Europian. Kjo konferencë ishte një përpjekje e përbashkët për të sjellë paqe dhe stabilitet në një rajon të trazuar nga tensioni etnik dhe konflikti ushtarak. Delegacioni…

Lexo më Shumë

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania ka sjellë një moment emocional për disa prej banorëve, ku largimi i Jozit nga shtëpia ka lënë një atmosferë të rënduar, për disa prej banorëve. Loredana dhe Valbona, dy nga banorët që ishin më të afërmit e Jozit, po vazhdojnë të vajtojnë largimin e tij, një situatë që u bë edhe më e ndjeshme pas një poezi që Jozi i kishte shkruar Loredanës. Ajo kishte krijuar një lidhje të fortë me Jozin brenda shtëpisë, pavarësisht kundërshtimeve nga familjarët e saj, të cilët nuk e miratonin këtë miqësi. [embedded content]

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare”. Në vendimin e miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë parashikohet se institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave. Të dhënat që përmban databaza shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, që përditësohen sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare dhe përpunohen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Dhënës të informacionit për “Databaza e treguesve të…

Lexo më Shumë

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë akseve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes prezencë të ngricave. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 13m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 2-3ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -6 deri 10°C në zonat e ulëta 1 deri 19°C në zonat bregdetare 5 deri 19°C

Lexo më Shumë