Igor Jug, një nga të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, shkruajën mediat në gjuhën maqedonase.Jug vuante një dënim me 12 vjet burg, por ishte në ndërprerje për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ai kaloi tetë vjet të jetës së tij pas hekuraveGjatë periudhës së fundit, Jug kërkonte vazhdimisht rihapjen e procesit gjyqësor, duke pretenduar se askush nga të dënuarit për 27 prillin nuk ishte terrorist dhe se vendimet gjyqësore ishin të padrejta.Për vdekjen e tij pritet një njoftim zyrtar dhe një qëndrim nga të afërmit dhe ekipi ligjor që…
Author: almakos
Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se investitorët privatë që duan të hyjnë në marrëdhënie partneriteti me shtetin për të zhvilluar pronat shtetërore nga ku do të përfitohet edhe një godinë e re për Bibliotekën Kombëtare kanë afat deri në 10 mars për të paraqitur projektet. Afati i mëparshëm ishte data 10 shkurt por tashmë ky afat është shtyrë me një muaj. Sipas thirrjes së shpallur në 10 janar në faqen e Korporatës, pronat që do të zhvillohen në nënprojektin e Godinës së re të Bibliotekës Kombëtare, ndodhen në rrugën “Gramoz Pashko” në afërsi të “Qytetit Studenti”, me një sipërfaqe trualli…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.7 lekë dhe do shitet me 96 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 119 lekë.
Lidhur me plagosjen e shtetasit Konstandin Ziu, policia ka arritur të identifikojë autorin e kësaj ngjarje, shtetasi me iniciale J.R., 22 vjeç. Mbrëmjen e djeshme, 26 vjeçari u paraqit në spitalin e Korçës me plagë në qafë, si pasojë e sulmit me thikë nga 22 vjeçari. Një konflikt mes tyre ka bërë që dy të rinjtë të përfundonin në këtë gjendje, teksa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori në arrati. Konstandin Ziu iu nënshtrua mbrëmjen e djeshme një ndërhyrjeje më të specializuar në Spitalin e Traumës, për shkak të plagës në pjesën e pasme të qafës. Uniformat…
Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare në vitin 2023, evidentojnë të dhënat statistikore të Fondit Europian të Trajnimeve (ETF) një njësi që operon me financime të KE-së për politika që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor në vendet europiane që nuk janë ende pjesë e BE-së. Vetëm një pjesë, 18.1% e popullsisë mbi 15 vjeç kishin arritje të larta arsimore. Sipas ETF-së, kjo do të thotë se gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë…
Në një perspektivë të re mbi besnikërinë burra-gratë, avokatja e divorceve Kate Simonds ka ndarë disa vëzhgime intriguese mbi profesionet ku burrat duket se nuk tradhtojnë kurrë. Ajo ndau këto informacione në një video të njohur në TikTok, e cila ka kapur vëmendjen e shumë përdoruesve për shkak të natyrës së saj të diskutueshme. Kate Simonds, nga ‘Simonds Law Group’ në Arizona, thekson se këto këshilla janë të bazuara në përvojat e saj në fushën e ligjit të familjes dhe si avokate e specializuar në çështjet e divorciumit. Megjithatë, ajo e nënvizon se këto vëzhgime nuk janë shkencore, por mbështeten…
Alphabet, kompania mëmë e Google, ka hequr dorë nga premtimi që kishte dhënë më parë për të mos përdorur inteligjencën artificiale (AI) për projekte të tilla si zhvillimi i armëve dhe mjeteve të mbikëqyrjes. Ky ndryshim rrënjësor ka sjellë një debat të gjerë rreth etikës dhe rregullimeve që duhen vendosur për përdorimin e teknologjisë së avancuar. Rishikimi i politikave nga Google tregon një tendencë të qartë për të rritur përfitimet ekonomike, por mbi të gjitha, nënvizon përgjegjësinë që ka kjo kompani ndaj shoqërisë dhe paqes globale. Punonjësit e lartë të Google, James Manyika dhe Demis Hassabis, në një postim në…
Banorët e Big Brother Vip Albania 4 kanë marrë mesazhe të ndryshme në “Big Love”. Një mesazh emocionues erdhi për Livian nga i cili banorja u përlot. Ky mesazh po aludohet se është nga ish partneri i saj, Mevlan Shaba. “Flej me ty e zgjohem me ty, nuk e di çfarë Zoti ka shkruar për ne të dy por di të them që dashuri më të fortë në jetën time unë nuk kam provuar. Inshallah me fitore. Melo”, thuhet në mesazh. “Të du, të du, të dua. Është hera e parë që e bërtas në këtë vend, por të dua…
Gjesti tashmë është kthyer në një nga të preferuarit e publikut dhe jo vetëm. Kjo tashmë shihet për përkrahjen që po e merr jashtë shtëpisë, ndonëse ai nuk është në dijeni. Në ‘Big Love’ sonte (e enjte) ai mori mesazhe të shumta nga fansat e po ashtu edhe nga familjarët. Në mesin e këtyre, këngëtari pejan mori një mesazh përkrahës edhe nga familja Jashari. “Jemi krenar me ty. Familja Jashari nga Prekazi”, thuhet në mesazh. Gjesti u ngrit në këmbë si shenjë mirënjohje duke thënë: “Faleminderit shumë Prekazi”. Loja e Gjestit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po vazhdon…
Njoftim për shtyp BDI avanson strategjinë e reformës me lidership të ri në degën e Strugës Strugë, 06.02.2025 – Në një lëvizje vendimtare për të çuar përpara strategjinë e saj gjithëpërfshirëse reformuese, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), nën udhëheqjen e palëkundur të Ali Ahmetit, sot shpalli vazhdimin e përkushtimit të saj për integritet institucional dhe personal duke inicuar procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së partisë në Strugë. Kjo nismë është pjesë e strategjisë më të gjerë të BDI-së për të luftuar korrupsionin dhe zbatimin e proceseve rigoroze të verifikimit, duke vendosur individë me integritet të fortë…
Motra e 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili ndërroi jetë në QSUT në fillim të janarit, kërkon drejtësi për vdekjen e vëllait të saj. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Anastasia Sadiku, thotë se vëllai i saj vdiq nga neglizhenca e mjekëve dhe se për këtë ajo kërkon drejtësi. “Neglizhencë totale nga mjekët për simptomat që ai kishte. Neglizhencë totale. Ekzaminimet i kemi çuar jashtë. Vëllai im ka pasur infeksion bakterial, jo virozë. Ata e trajtuan vëllain për një virozë. Tirana e mbajti 7 orë aty vëllain tim dhe ne familjarët na thonin që gjendja është e mirë…
Banorët në natën e sotme (e enjte) kanë marrë mesazhe të ndryshme përmes ‘Big Love’. Gjesti përveç nga fansat mori një mesazh edhe nga familja, përkatësisht nga babai i tij, Jetoni. “Të fala nga babai, mami, motra dhe vëllai. Je më i miri, veç vazhdo përpara, familjen, shoqërinë i ke pas për çdo gjë, jemi shumë të lumtur me ty, na ke bërë krenar të presim me fitore. Babi Jetoni”, thuhej në mesazh. Këngëtari pejan u prek nga kjo befasi, derisa iu drejtua familjarëve që ‘i do shumë’. I njëjti edhe pak ditë bën muaj që i është bashkuar një…