Që prej daljes së tyre nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Driloni dhe Sara mbeten ende në fokus të fansave të tyre. Se çfarë po ndodh jashtë me dy ish banorët e shumë pëlqyer. Natën e mbrëmshme, Driloni dhe Sara janë kapur mat në rrugët e Tiranës. Dyshja janë fotografuar nën shoqërinë e njëri – tjetrit, teksa duket nga fotot se po kalojnë kohë mjaft të mirë së bashku.
Author: almakos
Policia e Korçës ka dhënë detaje në lidhje me opeacioni “CyberShield”, ku u vunë në pranga dy adoleshente, të cilat bullizonin vajza të mitura dhe shpërndanin në rrjetet sociale foto dhe video intime. Policia sqaron se ky operacion ka ardhur pas një denoncimi lidhur me hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës. Dy vajzat adoleshente 17 dhe 19 vjeçe akuzohen për veprën penale “Pornografia me të mitur”. Njoftimi: Arrestohen 2 shtetase që bullizonin dhe…
Në emisionin “Big Love”, një mesazh emocionues nga motra e Gjestit, Blerina, u shfaq në ekran, duke prekur jo vetëm konkurrentin, por edhe publikun. Mesazhi i saj, që përmbante ngrohtësi dhe besim, i ofroi Besartit një mbështetje të palëkundur. Blerina e quajti atë me përkëdheli “Besart nubi” dhe shprehu se sa shumë i mungon vëllai i saj gjatë këtij procesi të vështirë. Ajo e theksoi besimin që ka pasur gjithmonë tek ai, duke vizatuar një portret të Qytetarëve triumfues përballë vështirësive. “Mënyra se si ke vazhduar të luftosh për ëndrrat e tua është një burim frymëzimi për ne,” shkruajti Blerina,…
Dy vajza mësohet se janë autore të publikimit të disa fotove e videove intime të adoleshentëve në rrjetin social “Instagram”, në Korçë. Burime bëjnë me dije se pas denoncimit nga të miturit, policia ka arritur të identifikoje dy vajza, të dyshuara se janë përgjegjëset për këtë faqe. Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene,të cilat kanë shantazhuar dhe bullizuar për disa ditë me radhë bashkëmoshatarët e tyre.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, në Gjirokastër. Policia bën me dije se një autoambulancë është përplasur me një tjetër automjet, ku ka mbetur e dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë, shtetasja me iniciale V.K. Sipas informacioneve paraprake, pacientja është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh. Si pasojë është dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve Grupi hetimor…
Lidhja mes Eglit dhe Gjestit, një nga çiftet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë. Së fundmi, dyshja ka shijuar një moment intim me njëri-tjetrin, pasi kanë bërë një dush së bashku, duke forcuar edhe më shumë afrimitetin mes tyre. [embedded content] Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku dhe fansat e spektaklit, të cilët prej kohësh ndjekin me interes zhvillimet e dinamikave brenda shtëpisë. Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, duke sjellë diskutime të shumta si brenda shtëpisë ashtu…
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetic, ka njoftuar se Gjykata Speciale i ka refuzuar kërkesën për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçi, i cili ndodhet në Spitalin Amerikan në Kosovë. Më shumë se një vit pas fillimit të gjyqit të tij, Thaçi ka hasur një sfidë të re që lidhet me shëndetin e tij të afërt. Kjo ngjarje ka rritur shqetësimin për ndjenjat e tij emocionale dhe psikologjike, duke pasur parasysh se ai është një njeri që aktualisht po përballet me akuza serioze dhe mund të ndjehet i pafuqishëm për të vepruar ndaj situatave që prekin…
Tri ditë pas deklaratës të emisarit për Misione të Posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, kryeministri Albin Kurti ka reaguar. “Çka me bo unë”, ishte përgjigja e kryeministrit Albin Kurti në drejtim të deklaratës së emisarit Richard Grenell. “Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu”, ka thënë fillimisht kryeministri Kurti në një intervistë për Istogu Chanel. Kurti ka qenë i vendosur duke thënë se Kosova ka raporte shumë…
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje (7 shkurt) në rrugën Cërrik – Gjyralë. Raportohet se një automjet që po ecte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës Më pas makina është përplasur me murin e avllisë dhe portën hyrëse të shtëpisë së familjes së shtetasit Bujar Kanaçi. Automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa drejtuesi fatmirësisht vetëm dëmtime të lehta. Ndërkohë policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit dhe drejtuesit të automjetit i ka kryer testin e alkoolit.
Kompania Google ka ndryshuar qëndrim lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) për zhvillimin e armëve dhe sistemeve të mbikëqyrjes. Kompania amerikane, Google, tani nuk e përjashton më mundësinë e përdorimit të AI për këto qëllime, sipas njoftimit të kompanisë mëmë, Alphabet. Ky hap i ri shënon një ndryshim të rëndësishëm në filozofinë e saj të mëparshme, e cila përfshinte kufizime të forta ndaj aplikimin të teknologjive të avancuara në fushën e mbrojtjes. Nënkryetari i Google, James Manyika, si dhe drejtori i kompanisë DeepMind, Demis Hassabis, e justifikuan këtë vendim duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes kompanive private dhe qeverive…
Vikendi për nxënësit e dhjetëra shkollave të mesme dhe fillore në mbarë vendit ka nisur një ditë më herët, pasi një numër i madh i shkollave, përfshirë shumë qytete, në mëngjes mbetën vetëm me karriget dhe bankat, ndërsa dërrasa e zezë mbeti e pastërt, pa u shkrua asnjë shkronjë në të. E gjithë kjo ka ndodhur, pasi shumë shkolla kanë pranuar e-mail kërcënues se janë vendosur mjete shpërthyese. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kanë evakuuar të gjithë nxënësit dhe të punsuarit në shkolla. Nga MPB informuan se pas masave që kanë ndërmarrë,…
Kosova më 9 shkurt 2025 do të mbajë zgjedhjet para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë dhe të nëntat me radhë pas luftës. Në këto zgjedhje, garojnë 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Përkatësisht, 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, derisa në mesin e këtyre subjekteve ka parti shqiptare, të komunitetit serb, komunitetit turk dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë. Partia më e madhe në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje, garon me sloganin “Cep më cep”, ndërsa kryeministri aktual Albin Kurti, në këto zgjedhje garon për një mandat të…