Gjatë protestës së opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit para kryeministrisë kanë mbetur të lënduar tre efektivë policie për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike nga ana e protestuesve. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia thotë një efektive pësoi dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe dorë. Tre efektivët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia thotë se po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë. Njoftimi i policisë Sot në mbrëmje, gjatë protestës së thirrur dhe…
Author: almakos
Më pak se dy orë zgjati protesta kombëtare e opozitës, e cila u mbajt sot para kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimit të kreut të PD, qytetarët nisën të shpërndahen duke mbyllur në këtë mënyrë protestën. Ndërkohë, Berisha u nis për në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi do të udhëtojë në Romë, ku do të takohet me shqiptarët e Italisë. Gjatë fjalës së tij në protestë Berisha, tha se Partia Demokratike tashmë është e bashkuar pasi nga hiri u ngrit si Feniksi. Ndërsa tha se ata që donin ta mposhtnin PD, dështuan. Gjithashtu Berisha dha edhe një mesazh për zgjedhjet e 11 majit, ku…
Gerta ka shpërthyer në lot mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banorja është shprehur se e ka marrë malli për dy djemtë e saj. “Nuk e mbaj dot më, vdiqa”, ka thënë Gerta teksa qante dhe në një pasqyrë te dhoma e gjumit po shkruante emrin e djalit të saj. Pranë saj ishte Krisa dhe Gerta i thotë se loja që po bënin me kryeqytetet i kujtoi Gridin pasi e luan edhe me të. “Prandaj u preka shumë se mu kujtua e gjithë situata atje, gjithë gjëja në shtëpi”, tha Gerta. Nga ana tjetër Krisa i…
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha mban fjalën e tij para mbështetësve në protestën para kryeministrisë, militantët kanë hedhur kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama Online”, kapsollet shpërthyen pranë kordonit të policisë, të cilët janë vendosur para godinës së kryeministrisë. Nga shpërthimi mësohet se ka pasur edhe një efektive që është lënduar dhe është larguar menjëherë nga kolegët e saj. [embedded content]
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Gzim Jahiroviq në Mitrovicë nën dyshimin për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri të vendit, duke i detyruar ata të votojnë për Listën Serbe. Ky arrestim vjen si një pjesë e një operacioni të gjerë të autoriteteve për të luftuar manipulimet zgjedhore, një proces që ka qenë i nevojshëm për të garantuar integritetin e demokracisë dhe votimeve në Kosovë. Me rritjen e tensioneve politike dhe inflacionin e frikësimit në mesin e komuniteteve vulnerabël, ky rast shërben si një ndihmë për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve. Sipas burimeve të KosovësPress, Jahiroviq,…
Ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Sara Kolami ka ndarë më publikun foto sensuale të saj. E veshur vetëm në të brendshme, ajo ka ekspozuar trupin e saj. Megjithëse, bukuroshja dukej e zjarrtë në çdo aspekt.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Floq të Korçës ditën e sotme, ku një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës. Mësohet se viktima punonte pranë gurores në këtë zonë, ndërsa është aksidentuar dhe ka humbur jetën. Nuk dihen ende rrethanat, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa do të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.
Në kuadër të vizitës së punës në Australi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, mori pjesë dhe foli në një ndeshje në Preston Lajons, një nga klubet më të suksesshme maqedonase të futbollit në Australi. Klubi përfaqëson simbol sportiv të bashkësisë maqedonase dhe e kultivon traditën dhe lidhjet me atdheun përmes sportit. “Në ngjyrë të kuqe-verdhë, këtu nga Melburni bëmë tifo për ekipin i cili është krenari e bashkësisë maqedonase, model i suksesshëm sportiv dhe simbol i frymës sportive në Australi”, shkroi Mucunski në publikimin në rrjetet sociale. Ai ndeshjen e ndjeki bashkë me disa…
Të enjten më 6 shkurt 2025, deri në mesnatë në sistemin GPRS të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) është regjistruar qarkullim i përgjithshëm në vlerë prej 232.791.773 denarë, ndërsa janë dhënë 417.866 kupon fiskal, ndërsa të premten deri në mesnatë në sitemin GPRS të DAP-it është regjistruar qarkullim në vlerë prej 81.288.348 denarë, ndërsa janë lëshuar 346.317 kupon fiskal. Në këto dy ditë në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve në vend, siç njoftojnë nga DAP-I, është shënuar rënie e qarkullimit total prej 22.12%. Qytetarët për herë të dytë të premten u organizuan për të bojkotuar marketet për…
Qeveria punon në drejtim që Maqedonia të jetë vend me sektor të qëndrueshëm energjetik, reagon VMRO-DPMNE në konferencën e sotme për media të zëdhënëses së LSDM-së në të cilën ishte kërkuar heqje urgjente ose ulje e TVSH-së për rrymë dhe ngrohje. “Seria e politikave të gabuara të LSD-së shpalosi spiralen e rritjes së çmimeve, nga e cila qytetarët po i vuajnë pasojat edhe sot e kësaj dite. Hipokrizi klasike dhe një tjetër në serinë e tentativave për të manipuluar qytetarët nga e njëjta LSD që ka varfëruar qytetarët dhe shkatërruar standardin e tyre të jetesës. LSD e rriti TVSH-në e…
Dalin pamjet e momentit të shpërthimit me lëndë plasëse në lokalin “Brazili i Vjetër” Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31 Janarit. Në videon e siguruar nga Panorama.al, autori me kapuç dhe maskë të zezë shihet teksa afrohet me shpejtësi drejt restorantit ndërsa mban lëndën plasëse në duar. Autori, që sipas policisë është 41-vjeçari Mondi Topalli, përshëndet me dorë nga kamera e sigurisë dhe hedh lëndën plasëse, më pas ai largohet me vrap nga vendngjarja. Pas pas sekondash ndodh edhe shpërthimi tek restorant “Brazili i Vjetër”, në pronësi të shtetasit me iniciale B. T.. Në pamje shihen tymi…
Kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, deklaroi se nëse do të kandidojë për kryetar të Qytetit të Shkupit pret fitore që në raundin e parë dhe se këtë e bazon në mbështetjen që ka nga qytetarët dhe rezultatet që i ka arritur deri tani si kryetar i Komunës së Kisella Vodës. Në intervistën për të përjavshmen “Fokus”, Gjorgjievski flet për punën e deritanishme, vizionin e tij për Shkupin dhe mundësinë për të kandiduar për kryetar të kryeqytetit. “Nëse bëhem kandidat për kryetar të Shkupit, pres të fitoj që në raundin e parë. Siç tha…