Author: almakos

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Malin e Zi. Ai do të pritet nga homologu i tij në Malin e  Zi Jakov Milatović. Agjenda e Begajt parashikon vizita në komunat me shumicë shqiptare, Ulqin, Tuz dhe Guci,  takime me autoritetet më të larta të tyre si dhe me përfaqësuesit politikë të  gjithë shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar, informojnë nga Unioni i Automjeteve të Maqedonisë LAMM. LAMM apelon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalistikën në komunikacion dhe të kenë kujdes të veçantë në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.Në vendkalimet kufitare nga RMV për momentin nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. “Vëmendje e veçantë duhet në segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët, ka ndërmarrë një veprim të rëndësishëm duke инициuar dy raste të ndryshme që lidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në rastin e parë, prokuroria ka ndaluar katër persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve,” e cila është e sanksionuar nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ky rast shënon një precedent të rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor. Po ashtu, në rastin e dytë, është ndaluar një individ tjetër nën dyshimin se me veprimet…

Lexo më Shumë

Demokracia në Veprim (DnV) ka filluar një iniciativë të gjerë për të monitoruar procesin zgjedhor në Kosovë, duke angazhuar 500 vëzhgues statikë që janë të pranishëm në 500 vendvotime, të cilat janë zgjedhur përmes një sample të rastësishme. Në përfundim të procesit të votimit, i zhvilluar në 19 misionet diplomatike të Kosovës, ku qytetarët që jetojnë jashtë vendit patën mundësinë për të votuar fizikisht për herë të parë, DnV shprehet optimiste se atmosfera demokratike do të vazhdojë edhe gjatë zgjedhjeve që mbahen sot në vend. Hapja e vendvotimeve Në të gjithë Republikën e Kosovës, janë gjithsej 2,589 vendvotime, nga të…

Lexo më Shumë

Komisioni i Qendrës Zgjedhore ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me procesin e regjistrimit të emigrantëve për votimet e 11 majit. Përmes këtij njoftimi, KQZ bën me dije se institucioni nuk ka angazhuar asnjë person që të japë ndihmë në terren jashtë shtetit për regjistrimin e emigrantëve për votimet. KQZ-ja bën apel që kushdo që konsiston person që identifikohet si përfaqësues i këtij institucioni, me pretendimin se është ndihmues në procesin e regjistrimit, të bëjë denoncimin në Prokurori, pasi është skemë mashtrimi. Njoftimi i plotë: Deklaratë Publike: KQZ Nuk Ofron Regjistrim në TerrenRegjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet…

Lexo më Shumë

Përplasjet mes Gjestit dhe G Banit kanë eskaluar mbrëmë. Deri në një moment kur ky i fundit godet Gjestin me shuplakë. Gjesti para goditjes e ngacmonte këngëtarin, ku i prekte hundën, ku si duket Bani nuk ka mundur më ti durojë provokimet dhe ta kontrollojë veten.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës para disa jave ka bërë publike planifikimet dhe fazat kyçe të urdhrit operativ policor “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës” të cilat po mbahen sot me datën 9 shkurt 2025. Policia thekson se ashtu siç është bërë e ditur, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës. Zyrtarët policor sipas planit operativ kanë filluar punën me orar…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e…

Lexo më Shumë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka njoftuar për humbjen e maçokut të saj të quajtur, Bruni. Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, Rita bëri të ditur lajmin, duke e kujtuar atë më shumë dashuri. “Lamtumirë anëtarit të vetëm të familjes që gjithmonë na bashkonte të gjithëve. Të dua, Bruni! Kur kafshët shtëpiake largohen nga kjo botë, ato nuk na braktisin përgjithmonë – thjesht na shikojnë nga një vend tjetër, ndoshta më i rehatshëm për ta”, shkroi ajo.

Lexo më Shumë

Pas protestës kombëtare që Partia Demokratike zhvilloi sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale komentoi tubimin e sotëm të opozitës. “Demokratët na nderuan sot”, kështu është shprehur Floriana Garoi për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestë sot. Zëdhënësja e Partisë Demokratike thotë ndër të tjera se demokratët e treguan veten e tyre sot. Ajo thekson se të gjithë bashkë “do të sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë.” Postimi i zëdhënëses së PD-së Floriana Garo: “Demokratet na nderuan sot! Te gjithe bashke do bejme ndryshimin qe i duhet Shqiperise!…

Lexo më Shumë

Në një intervistë, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të mirë shpirtërore dhe fizike, këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, shfaqet e transformuar dhe jep lajmin e mirë se pas 4 javësh kurim të gjitha analizat i kanë dalë mirë. “Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo. “Dhuratë engjëllore” e quajti Parashqevia kurimin 4-javor, ndërsa zgjodhi fjalët goditëse të Aristotelit për të shprehur mirënjohjen për…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, opozita iu rikthye të shtunën pasdite protestave, por duke u mbledhur, në ndryshime nga më parë, vetëm përpara godinës së qeverisë. Përpara disa mijëra mbështetësve të tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, renditi një seri akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama dhe afera korruptive të qeverisë së tij, duke u mbështetur më së shumti dhe në deklaratat publike të ish zëvendëskryeministrit socialist Arben Ahmetaj, nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme dhe prej më shumë se një viti e gjysëm në arrati. Ndërsa vendi ndodhet gati 3 muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare, zoti Berisha shfrytëzoi fjalën e tij…

Lexo më Shumë