Author: almakos

Azbi NUREDINI “PO TI THEM NJA DY LLAFE BACA ISA BOLETINI “! Po ta dini ju heroi i kombit Isa Boletini se kush ju bjen dhe ku ju bjen do ngriheshit prej varri dhe do i rrjepshit këto hajna me thonj nuk do harxhonit plumba për këta HAJDUT PULASH! BAC këta të sjellin në Sarajin që Zoti fali gjithçka të bukur për ta shëndruar në Zemër dhe Mushkëri të Shkupit,e këta pisa që udhëheqin që prej vitit 2009-të e shkatërruan dhe e shëndruan në gropë mbeturinash tërë komunën e Sarajit. BACA ISA tash është shekulli 21 Saraji ka afro 40…

Lexo më Shumë

Ismail BARDHI  “Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kryet lart në tokë, e popullin e saj e ka grupëzuar dhe një grup prej tyre u shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet ai ishte prej më shkatërrimtarëve. E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues”. (Kur’ani, 28, 4-5)   Nuk është se më pëlqen të flas/shkruaj për politikën, por më duhet të flas për të vetëm për arsye se ajo merret me ne; ajo aq shumë merret me ne…

Lexo më Shumë

Lulzim HALITI Ministri i arsimit aq shume eshte duke kontribu per arsimin shqip sa qe ende pa fillu realizimi i fakultetit ne Shkup i a humben vleren fakultetit per te cilin shqipetaret kan humbur shume jete, jan shkri pa numer student qe sot Univerziteti i Tetoves te jete univerzitet shteteror Cka tash me 800 student qe mbeten ne rruge? Shume kontribut eshte duke u be per ti rrezu vlerat e shqipetareve ne R.Maqedonis Kemi me miliona probleme ne shqipetaret e Maqedonis e Aliu paska shku ne Athine ta zgjedh problemin e maqedonis ky eshte nje trik i rradhes per ta…

Lexo më Shumë

Dionis XHAFA   Me gjasa pritet që pasi të mbërrijë në Shkup komisioneri i BE-së Johanes Hahn , kryeministri i vendit Nikola Gruvski të japë dorëheqje, duke i hapur kësisoj rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Pas kësaj, kryeministër do të jetë një figurë politike që pak ndoshta njihet dhe përkohësisht, derisa të mbahen sërish zgjedhjet, ku lufta e ashpër zhvillohet në kampet kundërshtare kryesore, VMRO dhe LSDM. Të shumtë kanë qenë politologët që hedhin idenë se edhe pse kryeministri për disa kohë nuk do të jetë Gruevski, në fakt ky i fundit do të dirigjojë kreun e ri të qeverisë, duke…

Lexo më Shumë

Fahrudin IBRAHIMI Ky pushtet duhet te bojkotohet.Situata nuk ngre më dialog, reforma, tolerancë dhe mirëkuptim. Opozita fle mbi dafina, të huajt bëjnë sehir, ndërkohë që bastardët e pushtetit i kemi si gjarpërinj nëpër këmbë. Kanë rrëmbyer një kazmë në duar për të shkatërruar cdo gjë. Cdo ditë heqin një gur nga themeli i shtetit. Cdo séance do të bëjnë një vjedhje të re. Cdo aksion do të shkaktojnë një fatkeqësi të pashembëllt. Mbrapa shpinës së tyre do të ketë gjithmonë të pafajshëm të vrarë dhe jetimë të pashpresë. Në këtë neveri, populli nuk ka pse te shpresoje ne mbeshtetjen e…

Lexo më Shumë

Mefail ZENDELI Duke u udhëhequr nga parime ndhe standarde evropiane dhe botërore, ku  shumica  e rinisë pas kryerjes së studimeve profesionale të fushave të ndryshme vazhdojnë me përsosjen dhe aftësimin e tyre profesional, si dhe angazhimin e tyre në profesionet konkrete. Ndërkaq, te ne, sidomos te shqiptarët e Maqedoinisë, ndodh krejt e kundërta, edhe pse kryejmë studime të fushave dhe drejtimeve të ndryshme, nuk gjejmë hapësirë dhe qasje për tu kyçur dhe për të punuar në drejtimin e kryer. Si shumica e të rinjëve shqiptarë në Maqedoni edhe mua më ndoqi i njëjti fat i mospasjes mundësi për tu kyçur…

Lexo më Shumë

Abdylmenaf BEXHETI Nëse zgjedhjet do mbahen sipas agjendës së Përzhinos, jemi vetëm rreth 100 ditë para tyre. Për një dekadë të terë, pothuaj asnjë cikël i zgjedhjeve parlamentare nuk u realizua sipas dinamikës legale – në çdo 4 vjet, por gjithmonë kemi pasur zgjedhje, së paku një vit para kohe! Të gjitha këto cikle ishin si vullnet dhe tajming i tempuar sipas shumicës parlamentare me përjashtim të kësaj radhe kur ato imponohen nga rrethanat ,që u krijuan pas krizës së thellë politike me publikimin e “të vërtetës për Maqedoni”! Sado që mazhoranca, për efekte psikike dhe politike, deklarohet se ajo…

Lexo më Shumë

Muhamed ISMAILI Sitel, Kanal5, Kurir, Republika… me titull shpresëdhënës: “Ахмети во петок на средба со Коѕиас”. Pas vizitës së parë të Ahmetit me shokë që i bëri Athinës në shtator 2013, kur bashkë me Venizelos deklaruan se miqësisht kishin biseduar për fqinjësi të mirë dhe zgjidhje të kontestit të emrit të vendit tonë, duket se edhe me Koxias tema është e njejtë. Disa ditë para vizitës së eurokomisionerit Johanes Han në Shkup, disa ditë para dorëheqjes së Nikolla Gruevskit nga pozita e kryeministrit që e mbante tanimë gati dhjetë vite, pas dështimit total të proceseve që do bënin Maqedoninë “shtëpi”…

Lexo më Shumë

Lumë e lumë për shtetet  e perëndimit. Pjatat e tyre po i lajnë juristët, mjekët, stomatologët, ekonomistët e inxhenierët tanë. Por, ky nuk është fundi sepse së shpejti do ua eksportojmë edhe një kontingjent magjistrash e doktorësh të shkencave. Sepse, Maqedonia s’merret me eksport specesh e domatesh, ajo punë  i ngjanë dofarë shteteve të pacivilizuara, pa histori e pa traditë. Ne eksportojmë rini të shkolluar.  Po të mbetej në Maqedoni Xhabiri, shqiptari nga fshatrat e Gostivarit, djali i tij Ferid Murati që në Amerikë u bë i famshëm dhe fitoi shpërblimin Nobel për mjekësi, ka shumë gjasa që sot do…

Lexo më Shumë

Shkruan: Murat ALIU “Ndjenja e të shtypurit paraqet parakushtin për krijimin e gjeneratës” Pierre Nora Me lindjen e shkencës së sociologjisë historike koncepti “gjeneratë” është bërë njëri nga konceptet bazë të kësaj disipline e cila konsiston në shpjegimin e strukturave dhe sistemeve shoqërore dhe ndryshimeve në makro nivel. Në këtë kontekst, historianët dhe sociologët perëndimorë në studimet e tyre gjithnjë e më shpesh po parashtonjë pyetjen se cili ka qenë roli i “gjeneratave” në evoluimin historik. Pra a janë gjeneratat (e reja) gjeneratorë të ndryshimeve  dhe në këtë konteskt krijues të historisë? Historiani francez Pierra Nora shtron tezën se formësimi…

Lexo më Shumë

Pas një viti qeverisjeje, pa kurrfarë hezitimi mund të thuhet se Qeveria e Mustafës ishte vazhdimësi e keqqeverisjes së kaluar, madje shumëfish më e rëndë kur në udhëheqje të institucioneve të vendit janë dy subjektet që janë përgjegjëse për degradimin 16 vjeçar të vendit. Viti 2016 Kosovën e gjeti me probleme të mëdha pothuajse në secilin drejtim. Nga varfëria ekstreme e qytetarëve tanë, në papunësi të lartë, me kapje dhe mungesë të drejtësisë, sundim të “të fortëve”, me arsim e shëndetësi të dobët, me klientelizëm të gjithçkaje (vetëm tash së fundi të Gjykatës Kushtetuese, AKP, ARKEP, ZRrE), me thellim të…

Lexo më Shumë

Ramadan RAMADANI Partitë opozitare ndër shqiptarë në Maqedoni si duken vuajnë nga i njëjti sindrom present tek shumë shqiptarë e që ua pamundëson atyre ortakllëkun dhe në saje të saj zmadhimin dhe ritjen. Ashtu shumë shqiptarë, biznismenë dhe të tjerë, së paku në Maqedoni, janë të mirë dhe të suksesshëm me punë në vete, por ata nuk bëjnë bashkërendim, kooperim apo korporacione dhe ortakëri që të njëjtat suksese ti rrisin dhe zmadhojnë. Sigurisht që duhet shumë vrrojtime për të analizuar këtë dukuri shoqërore aq prezente, por ka shumë të dhëna dhe përvoja që tregojnë se vendimtare për këtë pamundësim të…

Lexo më Shumë