Author: almakos

U përdorët besoj pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën. Më erdhi keq për ju dhe m’u dhimbsët. Treguat se ende s’dini të ruheni prej djallëzisë së të pangopshmëve me pushtet dhe prej trabantëve të tyre në medie. Unë nuk jam i propozuar prej asnjë partie e as prej Opozitës për kryetar të ardhshëm të Kosovës. Dhe nuk jam i propozuar sepse edhe ata që u tha se më propozuan e dinë mirë se unë s’pranoj propozime për mandate të përkohshme politike. Për arsye se u mashtruat kështu harruat çka s’do të duhej të harronit: unë s’jam njeri…

Lexo më Shumë

Nuk e di se kush mund të na tregojë fundin e drejtimit për nga Beogradi të Qeverisë së Kosovës. Natyrisht që ekzistojnë në Kosovë ata njerëz që mund të na e tregojnë qëllimin e fundit të kësaj Qeverie. Por ata nuk i përkasin listës serbe. As ata nuk e dinë saktë. Grupi që e di këtë skaj të animit për nga Beogradi janë njerëzit që e mbajnë gjallë këtë Qeveri, sigurisht ata që mendojnë se ka filozofi rugoviane tek Isa Mustafa dhe ata që mendojnë se ka një dell çlirimtari te Hashim Thaçi. Nuk po mundohemi të bindim këta dy…

Lexo më Shumë

Struktura e përfaqësimit diplomatik në Gjenevë (në kuadër të OKB dhe organizatave të tjera ndërkombëtare) është tejet komplekse dhe specifike. Komplekse për shkak të përbërjes, peshës politike dhe shumëllojshmërisë së problematikave që trajtohen, dhe specifike, për shkak të karakterit operativ dhe nivelit të lakmueshëm profesional që disa agjenci të OKB e kerkojnë. Kjo fushë e diplomacisë, si një segment specifik i saj, deri tani ka qenë më pak në vëmendjen dhe kujdesin e strukturave përkatëse për përcjellje (MPJ-së), qëndrim jo vetëm i strukturave drejtuese të diplomacisë maqedonase, por të shumicës së vendeve. Me ndryshimet e thella në kuadrin marrëdhënieve ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

Një doktrinë e të drejtave të njeriut meriton këtë emër, vetëm nëse të drejtat e deklaruara në të mund të vendosen apriori, me fjalë të tjera, si të drejta të justifikuara me arsyetim filozofik më shumë dhe jo nga mënyra se si punon një sistem specifik i ligjit. Në rrethana normale, një mosmarrëveshje mbi të drejtat është një lojë me shumën zero, në të cilën një parti fiton gjithçka dhe tjetra humb gjithçka. Nuk ka çmime ngushëllimi.  Për më tepër, doktrina e precedentit bën të mundur që vendimi gjykatës të mbushë një vrimë në çdo legjislacion të ndërtuar për të…

Lexo më Shumë

Politikanë, gota e rakisë, femrat dhe paratë ua kanë mpirë vetëdijen, mosni gota, femra e para, po bëhuni rrjedhë të lumenjve, liqeneve e detrave për popujt tuaj që edhe ata të dehen, freskohen e kënaqen nga këto begati natyrore, materiale e shpirtërore. Politikanë të dashur dal nga dalë do të vi e afrohet Minuti i Zgjedhjeve Parlamentare; e ju do të kërkoni që ky Minut i rahatisë suaj t’ju kthehet përsēri, por kurrë më nuk do të kthehet. Ky Minut nuk do t’ju pranojë më. E duke parë se nuk do t’ju pranojë, ju do t’i luteni përsëri, përsëri e…

Lexo më Shumë

Të shtunën, rreth 700 vetë demonstruan para Zyrës Kancelarore kundër “refugjatëve kriminelë”. Shumë prej tyre flisnin rusisht. Të dielën demonstratat vazhduan në qytete të tjera: vetëm në landin e Baden- Vyrttembergut policia numëroi rreth 3000 pjesëmarrës. Kjo sipas agjencive të lajmeve. Ata donin “të mbronin gratë dhe vajzat tona”, “cilësitë gjermane dhe të krishtera” ose edhe “kulturën gjermane”, shikoje të shkruar nëpër pllakata. Shkas për to qe përdhunimi i supozuar prej “refugjatëve” supozuar i një 13-vjeçareje me origjinë ruse. Mediet ruse përhapën njoftime horror për “aktin e turpshëm” dhe treguan madje edhe një video me përdhunuesin e supozuar. Budallallëku ishte…

Lexo më Shumë

Arben LABËNISHTI Allahu i ka krijuar trevat tona me shumë ujë, diell, male, pyje, fusha pjellore,…me pasuri dhe bukuri që të magjeps! Në këtë mirësi, qarqet antishqiptare me “tharm” dinak dhe vrastar, kanë mbrujtur argatët e tyre me objektiv të përcaktuar qartë: i ftohti i përçarjes dhe vëllavrasjes t’i futet popullit tonë deri në palcë. Si mënyrë, për t’na çorientuar në rrugën e realizimit të kauzës sone kombëtare. Vorbulla shqiptare Zoti njeriun e ka paisur me intelekt, vetëdije dhe ndërgjegje. Secili nga ne është përgjegjës për veprat e veta. Vorbulla shqiptare i ka të gjitha: urtësin dhe arsyen; dashurin dhe…

Lexo më Shumë

Të gjithë e dinë sa demagog është Ali Ahmeti! Të gjithë e dinë se kolaboracionisti në kohë parazgjedhore kthehet në patriot dhe tradhtari kthehet në luftëtar lirie. Por, është papranueshme kur edhe kjo shembëlltyrë e keqe e tradhtisë guxon të flet për heroin kombëtar Isa Boletinin, që më siguri rrotullohet në varr prej mërisë kur dëgjon mbi kolaboracionistin e shëmtuar e sllavo-maqedonasve! I ndodhur në Mitrovicë, në manifestimin e zbulimit të shtatores së Isa Boletinit, në 100 vjetorin e flamurit shqiptar, Ahmeti është shprehur: “Unë vij nga Shkupi i Isa Boletinit, nga Shkupi i Hasan Prishtinës, sot zhvillohen një sërë…

Lexo më Shumë

Përfundimisht, nëse një gjë e shikon vetëm nga jashtë, si gjësend, ajo gjë do mbetet vetëm një gjësend. Por, nëse dëshiron ta kuptosh një gjë, duhet të thellohesh e të depërtosh brenda saj, t’a shpërbësh dhe sërish ta ribësh. Dimri mbërtheu, erdhi edhe acari kurse ne me këmbëngulje po vazhdojmë të bëjmë “Bajram me mendjen” dhe deri në pafundësi po e shikojmë realitetin me dioptri të veçantë, qejfi po na duket sikur është gratis. Por, atje diku (nuk e di tamam se ku) dikush po përdorë kalem e myreqep dhe po bëhet gadi ta sjellë hesapin. Qejf pa para, po…

Lexo më Shumë

Për të funksionuar demokracia dhe për të ndërtuar shtet ligjor, ku qytetarët kanë të drejta të barabarta, ku fëmija mbrohet me ligj dhe ka të drejtat e veta të rritet pa dhunë, ku gruaja është e barabartë dhe ka të drejtat e veta të trajtohet si njeri dhe pa dhunë, pikë së pari demokracia duhet të depërtojë në familje me të gjitha ligjet e veta. Meqenëse faktet shkencore na dëftojnë se dhuna ndikon në rënien e masës gri në tru dhe rënien e inteligjencës, atëherë kemi një arsye të madhe për të ndryshuar. Nëse kemi një kuvend, ku deputetët e…

Lexo më Shumë

 Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka kujtuar dje datën e lindjes të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. “Një popull vlerësohet jo për nga ajo se sa figura historike ka në gjirin e vet, por për nga mënyra se si i kujton dhe trajton ato. Pa dyshim, Gjegj Kastrioti Skënderbeu zë vendin më të merituar ndër figurat tona më të rëndësishme kombëtare dhe ne e përkutjojmë kryetrimin tonë sërish sot, në përvjetorin e 548 të vdekjes së tij.Lavdi”, ka shkruar Ahmeti.   Siç duket në fjalinë e parë të tij, ku thotë se nuk ka shumë rëndësi sa figura historike…

Lexo më Shumë

Bajrush MJAKU Nëse pajtohemi me faktin se misioni i teatrit është që “konsumuesin” e vet, publikun, ta mësojë apo së paku t’ia trasojë rrugën, se nga duhet ecur në kohë dhe hapësirë, se cila është e mira dhe cila është e dëmshmja për njeriun, nga çka fitohet dhe nga çka humbet autoriteti, e kjo sidomos vlen për ata të cilëve u është dhënë shansi të dëshmohen para qytetarëve apo opinionit të gjerë se posedojnë vlera dhe se e kanë besimin e plotë për të luajtur në jetë edhe rolin e të parit – sovranit. Por, kur në fund bindesh se…

Lexo më Shumë