Author: almakos

Është shpallur thirrja e dytë publike në të cilën komunat mund të aplikojnë për marrjen e mjeteve financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Mund të aplikojnë të gjitha komunat për marrje të fondeve deri në 15 miliardë denarë për projekte nga fusha e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, inftarstrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit. Formularet aplikuese duhet të dërgohen në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa dokumentacioni projektues deri te ministritë dikasteriale më së voni deri më 30 prill. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë komunat dhe komunat e Qytetit të Shkupit. Mund të aplikoni me një ose më shumë projekte infrastrukturore. Formularët e…

Lexo më Shumë

Ka rinisur në GJKKO seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca filloi në orën 08:30, por u shty për në orën 13:30 për shkak se avokatët kërkuan kohë që të njihen me dosjen. Erion Veliaj, i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 Shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, mbërriti mëngjesin e sotëm në ambientet e GJKKO-së për rivlerësimin e masës së sigurisë. Po ashtu, në GJKKO ndodhet edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”. Në gjykatë janë edhe 5 biznesmenët shqiptarë, Elman Albule, i cili u vendos në…

Lexo më Shumë

PROF. DR. KIM DRASA Prevalenca dhe incidenca, e disa sëmundjeve neurologjike është e lartë. Çrregullimet neuro-degjenerative, si Alzheimer, do vazhdojnë të rriten më tepër, me kursin e vazhdimit të plakjes së popullsisë. Kjo do të bëjë që tepër e më tepër, pacientët neurolgjikë do të kërkojnë konsultimet dhe menaxhime nga profesionistë: Aktualisht neuro-urologjia po kalon një zhvillim të shpejtë, me një dinamikë të lartë dhe të dyja specialitetet janë të lidhura, si një urë, në aspektet e diagnostikimit dhe menaxhimit Neurologjik dhe Urologjik. Sëmundjet renale, zakonisht përfundojnë drejt kondicioneve dhe komplikacioneve neurologjike si: *Mbi-aktiviteti i muskulit Detrusor me ose pa…

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë në orën 00.20 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunësit policorë të SPB Shkup, me urdhër gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpi dhe në hapësira të tjera të I.Ј.(26) dhe F.Ј. (24) nga Shkupi. Në shtëpi është hasur F.Ј.(24), ndërsa gjatë bastisjes, nën ulësen e motoçikletës, që ndodhej në bodrum, janë gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram marihuanë dhe vagë digjitale. Siç informojnë nga MPB-ja, F.J. është privuar nga liria dhe është ndalur për procedurë të mëtejme, ndërsa po ndërmerren masa për gjetjen e I.Ј.. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mundësinë e manipulimit të votave nga ana e Listës Serbe, një situatë që po paralajmëron për rreziqe të rënda për procesin zgjedhor. Rashiq, në një prononcim për mediat, ka zbuluar se bashkëpunëtorët e tij kanë marrë informacione shqetësuese se persona të panjohur kanë filluar të ofrojnë shuma të mëdha parash për të anuluar votat e partisë së tij. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë të tensionuar dhe frikë në mesin e përkrahësve të tij dhe të komunitetit më të gjerë. “Fakti është që…

Lexo më Shumë

Ambasadori Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup në takim me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova e ka informuar për aktivitetet e planifikuara të Misionit në vitin 2025, duke i theksuar, si fusha prioritare: sundimi i ligjit, të drejtat themelore të njeriut dhe kohezioni social, qeverisja e mirë, politikat rinore dhe barazia gjinore. Presidentja, siç bëri të ditur Kabineti i saj, e ka informuar ambasadoren për organet e reja: Këshillin e Sigurimit, Këshillin Rinor, Komisionin e Faljes dhe Komisionin për ndarjen e dekoratave dhe mirënjohjeve. Ka shpjeguar se gjatë nominimit, në radhë të parë është udhëhequr nga kompetenca, ekspertiza dhe…

Lexo më Shumë

Gjestit mbrëmë në “Prime”, ju shfaq intervista e ish- të dashurës së tij, Xhenetës dhënë në Fan Club në Top Chanel. Gjesti tha se romanca me të ka përfunduar, derisa përmendi këtu ofendimet e vazhdueshme që Xheneta i bënte në vazhdimësi. Derisa Gjesti komentonte situatën me të, Xheneta duket se “Prime”, e përcjellte nga shtëpia me ish- banoren tjetër, Lela Seferi. Ka qenë Lela ajo e cila ka shpërndarë një foto të Xhenkit, e cila duket “mendueshëm”. Sigurisht ajo edhe në këtë paraqitje duket e lënduar pas deklaratave të Gjestit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski informon se ndalesa për përdorimin e telefonave celularë gjatë mësimit funksionon në mënyrë të shkëlqyer në të gjitha tetë shkollat fillore. “Ndalimi i përdorimit të celularit gjatë orëve të mësimit po jep rezultate. Ne kemi dy vjet që e zbatojmë këtë masë në shkollën fillore “Shën Cirili dhe Metodi” dhe është e dobishme. Studentët janë plotësisht të përkushtuar ndaj të mësuarit dhe cilësia e procesit arsimor është përmirësuar. Me rekomandimet që i kanë pranuar të tetë shkollat ​​fillore në Qendër, ne po ofrojmë kushte më të mira mësimore dhe po kontribuojmë në zhvillimin e…

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar, i cili në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë, mes tyre ish-kreu i Klubit të Futbollit të Kamzës Naim Qarri, morën peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanosën për dhënie pasurie, duke i kërkuar një shumë prej 70 mijë euro. Raportohet se në momentin e ndalimit Fredi Keta, banues në Tiranë, u ka dhënë punonjësve të Policisë gjeneralitete të rreme. “Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik të vitit 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gjatë operacionit,…

Lexo më Shumë

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli emocione të forta dhe tensione në shtëpi, pasi Gjesti për herë të parë pa dhe dëgjoi deklaratat që Xheneta kishte dhënë në ‘Fan Club’ në lidhje me marrëdhënien e tyre të mëparshme. I ndodhur përballë këtyre deklaratave, Gjesti sqaroi se në lidhjen e tij me Eglin nuk kishte luajtur në asnjë moment, por nëse kjo është kuptuar ndryshe dhe ka shkaktuar dhimbje, ai është i gatshëm të tërhiqet. [embedded content] Pas kthimit në ‘living’, situata mori një tjetër kthesë emocionale, kur Egli, me lot në sy, i dha dorën Gjestit…

Lexo më Shumë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi shiste lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, me vlerë në treg rreth 90 000 euro. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me E. M., 28 vjeç, dhe një prej blerësve, shtetasi me iniciale R. N., 30 vjeç. 28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza kokaine dhe kanabisi 30-vjeçarit dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin. Mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për…

Lexo më Shumë