Ndërsa Kosova përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, analistët politikë tërheqin vërejtjen se vendi mund të rrëshqasë drejt krizës institucionale. Kjo krizë bën që institucionet e shtetit të mos funksionojnë normalisht dhe të mos arrijnë t’i përmbushin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore. Një krizë e tillë ndikon në stabilitetin e vendit dhe shkakton pasiguri për qytetarët dhe investitorët, duke rrezikuar zhvillimin ekonomik. “Unë nuk shoh mundësi që Qeveria e Kosovës të formohet së shpejti”, thotë për Radion Evropa e Lirë Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit. Ajo thekson se nevojiten bisedime…
Author: almakos
Zëdhënësi i Këshillit Europian ka reaguar pas hetimit dhe debatit që po zhvillohet pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një prononcim për News24, ai thekson se po ndjek nga afër zhvillimet për hetimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë që në mesazhin e zëdhënësit së delegacionit të BE në Tiranë theksohet se SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa ndërhyrje politike. “Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim. Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës…
Pasi Prime përfundoi mbrëmjen e djeshme, Gjesti ka qëndruar me disa prej banorëve dhe ka deklaruar se prezenca e Eglit ndikon shumë në lojën e tij. “Prezenca e Eglit, mos me fol me atë më ndikon shumë, e them edhe vet. Jam mësuar me të. Unë po flas se çfarë ndjej, pra më ndikon. Por njeriu arrin të jetojë pa nënë e pa baba e jo më pa njerëz të tjerë”.
Një aksident i rëndë është shënuar mesditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo, nga ku raportohet se ka mbetur një viktimë. Mësohet se deri më tani përveç viktimës, kanë mbetur e disa të plagosur. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Sakaq, policia, ambulancat dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të marrë masa dhe ofruar ndihmën e nevojshme.
Ligji për përfaqësimin e drejtë ka përplasur sot politikanët shqiptarë në Kuvend. Gjatë seancë për pyetje të deputetëve të opozitës drejtuar qeveritarëve, Dijana Toska nga Fronti Evropian ka kërkuar llogari nga zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai se pse nuk janë propozim ligji për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve nuk është gati ende dhe nuk është publikuar për opinionin. Ajo tha se, pavarësisht faktit se, Fetai premtoi këtë gjëtë shumë javë më parë, ai mbetet një premtim i pa papërmbushur, derisa vazhdon stagnimi i shqiptarëve në këtë aspekt. Dijana Toska, Fronti Evropian “Nuk e kuptojmë pse pas 18 të…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë seancës me dyer te mbyllura në GJKKO ka replikuar me prokurorin e çështjes së tij Ols Dado. Burime nga seanca bëjnë me dije se Velaij është shprehur se Prokurori e ka personale me kryebashkiakun. Mesohet se Veliaj ka kërkuar që Prokurori Dado të tërhiqej nga çështja e tij. Po ashtu burime raportojnë se gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar lidhur me deklaratat me tone të ashpra të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, ndaj punës së SPAK dhe GJKKO. Përmes një reagimi zyrtar, KLP shprehet se të gjithë duhet të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, në mënyrë që të mos ketë ndikime të jashtme në dhënien e drejtësisë. “Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.“, shkruan KLP. Sakaq, KLP shton…
MAKSTIL do të kërkojë kthimin e parave që ka paguar për tatimin solidar, por është i gatshëm të bisedojë me Qeverinë dhe Ministrinë e Financave për të gjetur modalitetin e saktë se si do të bëhet pagesa. Ajo pagoi 4.3 milionë euro tatim solidar, që ishte shuma më e madhe e paguar nga çdo kompani në vend për këtë qëllim. “Ishim një nga kompanitë më të prekura nga Ligji i tatimit solidar dhe është normale që të kërkojmë menjëherë paratë që kemi paguar padrejtësisht, sepse na duhen për parashikueshmëri dhe buxhetim, edhe pse kemi një afat pesëvjeçar për ta bërë…
Nga raporti me Gjestin ka bërë që të jetë prezent edhe Xheneta në ‘Big Brother VIP Albania’. Vëllai madh ka transmetuar një klip teksa Xheneta kishte dhënë për ‘Fan club’ ku tregon se ende ndjenë për Gjestin dhe ndjehet e shfrytëzuar nga ai. Nuk shkoi shumë ajo publikoj disa foto teksa shihet e rregulluar në çdo detaj, por vëmendjen e madhe e mori mbishkrimi saj. “Pom dhem kryt se Kurora shumë e rond” tha ajo.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas deklarata me tone të ashpra të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Parisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një deklaratë për mediat, KLGJ sqaron se ka ndjekur me vëmendje deklaratat e bëra nga aktorët politikë dhe jo vetëm, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. “KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në reagim.…
Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare, Helena Kadare, ka shkuar mesditën e sotme (12 shkurt) në ambientet e GJKKO dhe SPAK, për të ndjekur gjyqin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Raportohet se Kadare është paraqitur aty për të marrë pjesë në seancë, por nuk është lejuar. Në përditësim… [embedded content]