Author: almakos

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Durrës, ku do të qëndrojë aty deri në përfundimin e hetimeve. Kujtojmë që ditën e djeshme pas një seancë maratone, GJKKO nuk i ndryshoi masën kryebashkiakut Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa e detyrimit të paraqitjes. Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes. GJYKATA Në vendimin e shpallur mbrëmë GJKKO bëri me dije se: Prokuroria e Posaçme me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë “shpreh zhgënjimin e saj të thellë dhe dënon kategorikisht deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Sipas Sofjes zyrtare, deklaratat “jo vetëm që shtrembërojnë realitetin, por gjithashtu minojnë përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrimin evropian”. “Duam të theksojmë se çështja e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk është një mosmarrëveshje dypalëshe mes dy vendeve tona, por një çështje që prek vlerat dhe standardet themelore evropiane. Progresi në procesin e integrimit evropian të RMV-së është i mundur…

Lexo më Shumë

Finalistja e edicionit të tretë Big Brother VIP Kosova Xheneta ka qenë pjesë e videoklipit më të ri të Adrit dhe Ilirianës. “Pishman” titullohet kënga e çiftit, që po ashtu kanë qenë pjesë e BBVK-së. Xheneta në Instagram-in e saj ka publikuar një fotografi me dukjen e një prej skenave të videoklipit, së cilës ia ka bashkëngjitur edhe një pjesë të këngës. “Vetes i lashë dhimbje që s’po i duroj”, ka shkruar Xheneta krahas fotografisë së saj.

Lexo më Shumë

Qeveria sot në pritet të marrë vendimin për kufizim 10 ditor të marzhave në tregti me pakicë dhe shumicë. Vendimi, sipas paralajmërimeve do të vlejë deri më 30 prill dhe do të përfshijë mbi 100 grupe produktesh. Siç informoi Qeveria krahas produkteve bazike ushqimore, vendimi do të përfshijë edhe pajisje higjienike, ushqim për foshnje dhe produkte jo ushqimore, të cilët kanë shumë marzhë të lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazike të qytetarëve.Vendimi do të merret në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit shitësit janë konstatuar se kanë mbi 20 për qind marzhe për produktet…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është lënë në masën e arrestit me burg nga gjyqtari i Posaçëm, Erjon Bani. Vendimi erdhi pas më shumë se dy orësh, pas përfundimit të një seance maratonë ku dy prokurorët e SPAK u përballen me kryebashkiakun, mbrojtësit e tij, por edhe personat e tjerë që janë nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Gjykata, ka lënë në fuqi masat edhe për të 6 biznesmenët ndërkohë që është ndryshuar masa për bashkëshorten e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa. Sipas vendimit të gjykatës mësohet se për të është vendosur detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes jashtë vendi.…

Lexo më Shumë

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe ushte sociale dhe ekonomike në vend. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2024 në vendin tonë kanë lindur vetëm 22,425 bebe ose 5 për qind më pak se vitin 2023. Rënia e lindjeve u thellua më tej në vitin e kaluar në raport me vitin 2023 kur lindjet ranë me 4.3%. Më 2024, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, e lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në orët e mëngjesit reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites…

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, pas seancës maratonë në GJKKO, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku dhe është përballur me kamerat e mikrofonet e shumta të mediave, të cilat kërkonin prenoncim prej saj. Xoxa zgjodhi të heshtë para gazetarëve, teksa u shoqërua drejt makinës së saj për t’u larguar nga ambientet e GJKKO-së. Ndaj saj trupa gjykuese vendosi që të hiqte masën e sigurisë “arrest shtëpie” për t’a zëvendësuar me “detyrim paraqitje”. Sakaq, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me vendim të GJKKO-së mbetet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, por do të qëndrojë në ambientet…

Lexo më Shumë

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e përshkruar atë si opsionin e fundit dhe pothuajse të pamundur për shkak të rivalitetit të fortë mes dy partive kryesore. Hoxha theksoi se LDK-ja ka dhënë sinjale të qarta se është e gatshme të rrijë në opozitë nëse rezultati zgjedhor nuk është në favor të saj. Kjo situatë, sipas tij, reflekton rivalitetin e madh mes LVV-së dhe LDK-së, të dyja duke garuar për elektoratin e njëjtë. “Kjo dinamikë e bëjnë bashkëpunimin mes…

Lexo më Shumë

Mbështetësit e kryetarit të Bashkisë Tiranë kanë pritur sonte jashtë GJKKO-së Erion Veliajn, i cili u la në arrest me burg. Siç duket edhe nga pamjet mbështetësit e Veliajt kanë bllokuar fugonin e policisë, në të cilën ndodhej Erion Veliaj, pasi kryebashkiaku do të dërgohet në paraburgimin e Durrësit. Mbështetësit kanë vendosur pankarta mbi furgon, ndërsa brohorasin “Lali, lali”.

Lexo më Shumë

Pas lajmit që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mbështetësit e tij që ndodhen jashtë godinës bllokuan hyrjen e GJKKO-së. Mbështetësi e Erion Veliajt duke bllokuar hyrjen e GJKKO-së Ata thanë se duan të përshëndesin kryetarin e tyre dhe më pas do të largohen nga atje. “Forca Lali”, dëgjohen të thonë mbështetësit. Kujtojmë se GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Ajola Xoxën, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës.

Lexo më Shumë