Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e qytetit ka vendosur t’i japë familjes së saj një ndihmë financiare prej 3 milionë lekësh të vjetra. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje jashtë radhe, ditën e djeshme, ku anëtarët e këshillit bashkiak votuan unanimisht në mbështetje të familjes së vajzës. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit Bashkiak mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për vdekjen tragjike të adoleshentes. Ky vendim u mor në solidaritet me familjen e saj dhe në njohje të situatës së vështirë…
Author: almakos
Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, çmimet kanë shënuar një rritje prej 5.2%, ndërsa krahasuar me janarin e vitit 2024, kostoja e jetesës ka ulet vetëm me 4.9%, njofton LSDM. Kjo statistikë, sipas partisë, pasqyron paaftësinë e Qeverisë së Mickoskit në përballimin e sfidave ekonomike. Në vetëm tetë muaj, qytetarët janë përballur me një kolaps financiar. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve ushqimore janë rritur jashtë kontrollit, ndërsa faturat e energjisë elektrike janë ngritur po ashtu. Ngrohja është më e shtrenjtë dhe pagat janë ngelur, duke i vështirësuar jetesën e qytetarëve. “Familjet janë të përfshira në një…
Pas një periudhe të gjatë injorimi nga Gjesti, Egli nuk ka mundur më të mbajë përbrenda pakënaqësinë e saj. Ajo i ka shprehur hapur ndjesitë dhe shqetësimet e saj, duke e ndjekur pas dhe duke e lutur që t’i fliste. Egli u shpreh e lënduar nga sjellja e tij, duke thënë: “Unë thjesht nuk dua që të ndodhë kjo që ka ndodhur. Ti mua më shpërfill totalisht. Nuk rri dot në këtë shtëpi nëse me ty jam ashtu, nuk rri dot. Më tutje ajo tha: “Më ndikon totalisht jashtë loje, më ndikon emocionalisht, nuk kam asnjë të vërtetë këtu përveç…
Pas një periudhe të gjatë distancimi dhe injorimi të dukshëm nga ana e Gjesti, mbrëmja e djeshme solli një moment të papritur mes tij dhe Eglit. Dyshja u shtrinë në shtrat dhe, për herë të parë pas kësaj periudhe ftohjeje, patën një bisedë së bashku. Gjatë bisedës, Gjesti nuk kurseu fjalët e ashpra ndaj Xhenetës, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për të. Ai e akuzoi atë për mungesë ndjenjash dhe sinqeriteti, duke thënë: “Asaj nuk ia ka ni kurrë brenda për mua, e po ia nin jashtë, interesant. Ia njoh shumë mirë edhe ata lot. Nuk më ka rënë…
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas një shkrese të SPAK dhe GJKKO se nuk u morën masa gjatë protestës së zhvilluar në mbështjetje të Erion Veliajt teksa kryebashkiaku u paraqit në gjyq për rivlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” më 12 Shkurt. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Lidhur me shkresën e përcjellë dhe të bërë publike, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për situatën e datës 12.02.2025, rreth godinës së Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë së…
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpalli një vendim të rëndësishëm të enjten, kur njoftoi se do të bojkotojë bashkëpunimin me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Reagimi ndaj këtij vendimi erdhi shpejt nga ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili paralajmëroi se ky nuk është momenti për t’u larguar nga festimet, duke e theksuar domosdoshmërinë e bashkimit në këto ditë të shënuara. “Kur erdhi dita për t’i dalë zot atdheut, bijtë dhe bijat e Kosovës iu përgjigjën kushtrimit pa hezitim, duke lënë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në pesë komuna, ndërsa vazhdon me intensitet në 29 të tjera. Procesi i numërimit ka përfunduar me sukses në komunat Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik, sipas një komunikate të lëshuar nga KQZ-ja ditën e premte. Numërimi ka nisur me një kalendar të paracaktuar që synon transparencën dhe rregullshmërinë e procesit: komuna e Prishtinës, bashkë me Lipjanin, Obiliqin dhe Parteshin, do të kenë rezultatet e numëruara më 11 shkurt 2025. Pas tyre, më 12 shkurt do të përfshihen komunat…
Detaje të reja dalin nga aksidenti me vdekje në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt). 34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet. I riu u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ndërkohë mësohet se viktima në aksidetin tragjik, në vendin e quajtur Pishkash, është e fejuara e 34-vjeçarit. Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef…
Janë me dhjetëra persona që do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur 5 ditë më parë në Gjirokastër, ku një vajzë i dha fund jetës. Gjetja e disa shënimeve të saj, në një letër dhe në një ditar të mbajtur në telefonin e saj personal, ka shtyrë prokurorinë e Gjirokastrës jo vetëm të regjistrojë procedim penal, por edhe të listojë një numër shumë të madh personash që do të merren në pyetje në lidhje me rrethanat që çuan 17- vjeçaren drejt aktit ekstrem të vetëflijimit. Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor, bëhet…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.1 lekë dhe do shitet me 119.1 lekë.
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore, sipas Shërbimit Meteorologji Ushtarak. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal, në jugperëndim nga orët e mesditës reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Ditën e diel moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje…
Në aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt). Sipas burimeve, në vendin e quajtur Pishkash, rreth orës 00:10 janë përplasur një makinë dhe një kamion me targa të Shkupit. Mjeti tip Benz, me drejtues 34-vjeçarin shtetasin Zef Sinani është përplasur me kamionin, që drejtohet nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit humbi jetën një grua, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë 34-vjeçari Zef Sinani. I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e Elbasanit. Paraprakisht…