Në seancën e 12 shkurtit në Gjykatën e Posaçme, masa “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Erion Veliajt u ndryshua në “detyrim paraqitje” dhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit. Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka zbuluar se GJKKO vendosi të ndryshojë masën për faktin se kishte në kujdestari një fëmijë. Lala gjithashtu bëri me dije se Xoxa është kthyer vetë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me drejtësinë. “Kur gjyqtari ka firmosur masën e sigurisë sipas sistemit TIMS Xoxa nuk rezultonte në Shqipëri. Masa u vendos që gjykata të kishte mundësi të manovronte sepse mund të kishte akuza…
Author: almakos
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se cilët janë ish-zyrtarët socialistë që ndodhen në të njëjtin burg me Erion Veliajn në Durrës. Lala ka zbuluar se në burgun e Durrësit është sektori i zyrtarëve të lartë, ku përveç Erion Veliajt janë edhe disa nga kolegët e tij socialistë, si Ilir Beqaj, ish-ministër i shëndetësisë, Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, ish-deputet i PS-së. “Mjafton të thërrasin njëri-tjetrin dhe mund të përgjigjen, i ndan vetëm një mur dhe aty mund të komunikosh edhe pa hapur dyert”, tha Lala. Gazetarja u shpreh se transferimi i Veliajt në ambientet e paraburgimit në Durrës, mund të jetë bërë pas një…
Dita e të dashuruarve, ishte festë edhe për çiftin e njohur Anitën dhe Ramushin. Ata zgjodhën këtë ditë ta kalojnë në shoqëri të njëri-tjetrit në një nga lokalet më të frekuentuar në kryeqytet. Dyshja shihen nën përqafimin e njëri-tjetrit në postimin e fundit të Anitës.
Në vitin 1993, 18 paqeruajtës amerikanë u vranë nga milicët somalezë. Çfarë shkoi keq – dhe a ishte ky një “precedent i rrezikshëm”? Nga: Colin Freeman / The Daily Telegraph (titulli: The ‘barbaric’ true story of Black Hawk Down) Rreshteri Kenneth Thomas kujton momentin kur incidenti Black Hawk Down [rënia e helikopterit amerikan Black Hawk – Skifteri i Zi; fjala është për atë që njihet si Beteja e Mogadishusë e 3 dhe 4 tetorit 1993], në Mogadishu, filloi të ndihej si një skenar filmi. Ishte 3 tetori i vitit 1993, dhe pas një sulmi në strehën e kreut të luftës,…
Monumenti i pavarësisë NEWBORN do të vijë sërish me pamje të re për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke reflektuar një nga temat më të diskutuara në vend dhe në mbarë botën – inteligjencën artificiale. Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka theksuar se përmes ngjyrosjes së NEWBORN-it, ata synojnë të përfaqësojnë Kosovën me tema aktuale ndër vite. Sivjet, fokusi është tek inteligjenca artificiale, një teknologji që po ndryshon mënyrën se si funksionon shoqëria moderne. “Po si çdo vit, monumenti NEWBORN ka një temë e cila përfshin Kosovën në botë. Tema të kaluara kanë përfshirë ngrohjen globale, të drejtat e…
Tensione sot pati edhe për një fletëvotim mes vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë. Një ngjarje e tillë nënvizon tensionet e vazhdueshme në politikën kosovare, ku rivaliteti ndërmjet dy partive kryesore po e bën procesin e votimit më të komplikuar se kurrë. Vëzhguesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) u përballën me një situatë të tensionuar, e cila ndihmon për të ilustruar një atmosferë të mbushur me dyshime dhe mosbesim. Për të kuptuar më mirë këtë incident, është e rëndësishme të theksohet se autotit…
Hati është një nga personazhet shqiptare më të famshme në rrjetin social Tik Tok. Me shami, por tejet moderne, e guximshme dhe transparente sa i përket jetës së saj, e cila duket të jetë mjaftë luksoze. U tha se Hati dhe Jashari më nuk janë bashkë, se martesa e tyre ka marrë fund. Por, vetë bukuroshja për Shën Valentin ka treguar se ka pranuar trëndafila të bardhë, që i bije trëndafila të pajtimit.
Bota është e mbushur me peizazhe mahnitëse, por disa prej tyre mbajnë kushte kaq ekstreme sa mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur. Nga temperaturat e nxehta deri te mjediset toksike, këto pesë vende dallohen si disa nga më të rrezikshmet në planet. Secili prej këtyre vendndodhjeve paraqet një rrezik të veçantë, duke sfiduar jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht ata që guxojnë të përballen me ato kushte jashtëzakonisht të vështira. Shkretëtira e Danakilit, Etiopi Ky është një nga vendet më ekstreme të Tokës. Me temperatura që kalojnë 50°C, aktivitet vullkanik të vazhdueshëm dhe gazra toksikë që dalin nga toka, Shkretëtira e…
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim Emiljano Shullazin, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 23 prill 2023, kur bashkëshorti i gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani, u dhunua brutalisht. Hetimet e SPAK kanë treguar se Shullazi ka qenë organizatori dhe udhëhoqi sulmin, duke u përpjekur të ndikojë në gjyqin që Dollani po zhvillonte ndaj tij dhe disa të tjerëve. “I pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër gjashtë personave për pjesëmarrje në veprat penale – vrasje dhe tentim vrasje gjatë përleshjeve me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen mes 10 dhe 11 shkurtit në lagjen Fushë Topanë të Shkupit. Po ashtu, është iniciuar procedura edhe kundër dy personave për veprime ndihmuese pas kryerjes së veprës penale, pasi pas ngjarjes ata kanë fshehur dy pistoleta, duke ndihmuar disa nga të dyshuarit që të mos zbulohen. Prokuroria Publike “Në ditën kritike, në parkingun në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase”, pas një mosmarrëveshje verbale për shkak të…
Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi kërcënonte me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Bashkim Baçi, i cili pas një sherri për motive të dobëta, ka kërcënuar të shoqen dhe të birin. “Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njoftojnë blutë. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Kanosi me mjet presës…
Një shtetas i Maqedonisë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Shqipëri në afërsi të vendkalimit Qafthanë, pak pas mesnate. “Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prenjas-Librazhd, në afërsi të vendit të quajtur Pishkas, rreth orës 00:10, kur janë përplasur një makinë e udhëtarëve “Mercedes” dhe një kamion me targa të Shkupit, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, publikojnë mediat shqiptare. Si pasojë e aksidentit e ka humbur jetën bashkëudhëtarja, ndërsa ka mbetur i lënduar rëndë Zef Sinani (34), i cili drejtonte makinën. I lënduari është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit, e më pas…