Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Në Alpe dhe relievet malore mbi700-900metër në veriilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit. Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht…
Author: almakos
Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por konsumi në disa artikuj luksi shënoi rritje të shpejtë vitet e fundit. P.sh. importi i orëve vitin e kaluar shënoi rritje me rreth 32%. Që kur dolën në qarkullim celularët, orës i “humbi” funksioni kryesor si tregues i kohës. Më së shumti tani orët, ato të markave të njohura, përdoren si bizhuteri, që tregojnë një lloj statusi shoqëror. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 vlera e orëve të importuara arriti në 752 milionë lekë, një vlerë e përafërt me 7,5 milionë euro, me një rritje 32.6% në raport…
Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura, po vazhdon të jetë emër tejet i përfolur në media. Ajo është tejet e angazhuar me jetën profesionale por që edhe atë private na e tregon kohë pas kohe, shkruan Indeksonline. Natën e mbrëmshme ka qenë e ftuar tek një dasme. Në një postim të publikuar në Instastory shihet duke vallëzuar në mes të një grupi valltaresh. “Defatoret i godita veq tash daten me nda e me ba dasem”, shkroi ajo duke bërë të ditur që ka diçka të re në këtë aspekt.
Lëvizja Demokratike ka njoftuar se kanë themeluar degën e kësaj partie në Saraj.“Në një atmosferë mbresëlënëse, me pjesëmarrje të gjerë të strukturave dhe mbështetësve, për kryetar të kësaj dege të rëndësishme u zgjodh Muhamed Elmazi, drejtori ekzekutiv i Nomagas, një figurë e dëshmuar me përvojë dhe kapacitet për ta çuar përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike.Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.Saraji është dëshmi…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në deklaratë për RTM-në për takimin me homologun e tij bullgar, Georg Georgiev, theksoi se u bisedua për nevojën për të zhbllokuar rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë. “Ne duam një proces të parashikueshëm, që të ketë një fillim të qartë dhe një fund të qartë. Ne si Qeveri nuk do të pranojmë kurrfarë zgjidhje nën shantazh apo presion ose çfarëdo kompromisi. Çdo kompromis duhet të korrespondojë me realitetin, në të cilin jetojmë dhe me vlerat evropiane, për të cilat Evropa vazhdimisht flet për të gjithë ne në të…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se ka vendosur lule tek shqiponja e UCK-së, në shenjë respekti për Dëshmorët e Lirisë.“Sot, me nderim të thellë vendosa lule te Shqiponja e UÇK-së, në rrethrrotullimin e Fushë Topanës, në shenjë respekti për Dëshmorët e Lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë.16 shkurti i vitit 2001 shënon fillimin e një kapitulli të ri për kombin shqiptar, ditën kur në Tanushë ra dëshmori i parë i luftës çlirimtare. Kjo datë nuk është thjesht histori, por një amanet që na kujton përjetësisht si duhet kombi dhe si duhet vepruar për përparimin e tij.Dëshmorët nuk…
Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Pas disa muajsh nga ngjarja tragjike në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij, humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, është zbardhur një pjesë e dëshmisë së autorit të mitur dhe oficeres së sigurisë në shkollë. Mësohet se Mario Përlleshaj, në dëshminë e tij pranë autoriteteve gjyqësore është shprehur se e njihte Martinin si një nxënës të klasë së 9-të paralele dhe se më të nuk ka pasur konflikt më parë. Sipas 14-vjeçarit të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të fëmijës, Martini e ka thirrur të sqaroheshin, ndërsa ishte i shoqëruar me disa shokë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 16.02.2025, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Vitin e kaluar, ajo kishte pranuar urime për nder të Ditës së Pavarësisë edhe nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Joe Biden. Edhe pse të dy liderët amerikanë shprehin mbështetje për Kosovën, mesazhet e tyre kanë dallime të theksuara që reflektjnë stilin dhe prioritetet e tyre politike. Mesazhi i Biden dhe Trump-it, përveç se në formë, dallon edhe në përmbajtje. Biden, për shembull, kishte theksuar rëndësinë e një Kosove…
Nga BDI, dega e tyre në Prespë kanë njoftuar se kanë organizuar një mbledhje në të cilën është diskutuar për zhvillimet politike në vend.“Gjatë mbledhjes, u diskutua për çështjet më shqetësuese që kanë të bëjnë me shkeljen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, përfshirë minimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucione të ndryshme. U theksua edhe largimi i qindra shqiptarëve nga puna dhe privimi i tyre nga mundësia për të qenë drejtues në shumë institucione të rëndësishme. Po ashtu, u diskutua për mënjanimin e shqiptarëve dhe komuniteteve jo shumicë nga pozitat udhëheqëse në institucione kyçe.Një tjetër çështje…
Pas surprizës që i bëri të vëllait në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Blerina, motra e Gjestit, ka dhënë një intervistë për emisionin Big Brother VIP Fan Club, ku ka ndarë mendimet e saj mbi rrugëtimin e Gjestit dhe raportin e tij me banorët e tjerë. E pyetur nëse mendon që Gjesti po luan një strategji në këtë format, ajo e mohoi një gjë të tillë dhe u shpreh e bindur se ai është duke vepruar në mënyrë të sinqertë. Po në lidhje me Eglin, mendon se po luan? “Jo, nuk e mendoj. Sa e njoh unë, jo”. Lidhur…
Në Shkup nisi marshi i protestës me rastin e vdekjes tragjike të 22-vjecares, Frosina Kulakova. Me moton “Ne jemi zëri i Frosinës” dhe “Para të ndyta – pasoja vdekjeprurëse” qytetarët kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e Frosinës e cila u godit nga një makinë në Shkup. Marshi i protestës nisi nga vendi i aksidentit tragjik, vazhdoi para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit për të përfunduar para ndërtesës së Gjykatës së Apelit. Në krye të marshit ishte familja e Frosinës, kurse në radhët e para ishin edhe prindërit e viktimave nëpër aksidente tragjike që kërkojnë drejtësi për familjarët e tyre. Në mesin…