Nga BDI, dega e tyre në Prespë kanë njoftuar se kanë organizuar një mbledhje në të cilën është diskutuar për zhvillimet politike në vend.
“Gjatë mbledhjes, u diskutua për çështjet më shqetësuese që kanë të bëjnë me shkeljen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, përfshirë minimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucione të ndryshme. U theksua edhe largimi i qindra shqiptarëve nga puna dhe privimi i tyre nga mundësia për të qenë drejtues në shumë institucione të rëndësishme. Po ashtu, u diskutua për mënjanimin e shqiptarëve dhe komuniteteve jo shumicë nga pozitat udhëheqëse në institucione kyçe.
Një tjetër çështje shqetësuese ishte mosrespektimi i gjuhës shqipe zyrtare nga shumë institucione, të cilat janë shndërruar nga dygjuhëshe në njëgjuhëshe. Situata është tejet alarmante, pasi ka tendenca të qeverisë për të shfuqizuar ligjin për përdorimin zyrtar të shqipes, duke e kërcënuar kështu edhe statusin e saj si gjuhë zyrtare.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të reagojë fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të minuar të drejtat e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera. Ne do të ruajmë dhe mbrojmë karakterin multietnik të shtetit, duke qëndruar besnik ndaj parimeve të barazisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 13.09.2026
Aktuale
- Qeveria sot do të mbajë seancë për ulje të TVSH-së së derivateve nga 18 në 10 përqind
- E Majta kërkon transparencë nga Qeveria për procedurën e organizimit të festimit të pavarësisë
- Blushi: Modeli “KAYO”, puç kushtetues, mekanizëm i strukturuar mafioz për grabitjen e fondeve publike përmes suprimit të kontrollit shtetëror
- LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
- “Racioni i ditës”, Egli shfaqet super provokuese nga ashensori
- Motoçiklistët provokojnë besimtarët me kokë derri gjatë faljes së namazit në xhaminë e Kaunasit në Lituani
- Detaje të reja/ Si u zbulua vila e Ballukut në Palasë, provat në kompjuterët e “Atelier 4”. Prona në emër të Igli Tares u financua nga Arbër Abazi
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare




