Sa herë që ndërrimi i viteve troket në derë, gjithnjë më kujtohet një poezi e Xhevahir Spahiut, diku në fillim të viteve ’90–të. Një poezi me pak fjalë që thoshte: Ky vit që shkoi, ish i zi/ Ky vit që vjen/ në mos i bardhë/ të paktën qoftë gri! Përtej fatalitetit të kohës kur u shkruajt poezia që ndërthente shumë pikëpyetje, gjithnjë më ka pëlqyer ajo për shpresën e përmbajtur që ka brenda saj. Si ishte viti që shkoi, ka mundësi të pyesë gjithkush veten e tij? Përtej eksperiencave dhe emocioneve personale, padyshim që nuk ishte një vit i mirë.…
Author: almakos
Ramadan RAMADANI Përkundër asaj se data e zgjedhjeve nuk u shtye së paku për aq sa u shtyen disa nga zgjidhjet e dala nga Marrëveshja e Përzhinos e as se pasi përskaj krejt ndryshimeve nuk ndryshuan edhe njësitë zgjedhore dhe mbetën të ndara ashtu siç ishin, në dëm të përfaqësimit politik shqiptar, sërish mendoj se kjo mund të jetë pranverë vendimtare për një ndryshim në dobi të përmirësimit të përfaqësimit politik. 1. Me zbulimin e përgjimeve u dëshmuan shumë keqpërdorime dhe tradhti që ndonëse më parë diheshin ose vetëm ndjeheshin tani qytetarët kishin rastin ti ndëgjojnë vetë. 2. Zbulimi më…
Ramadan RAMADANI Pasi vërejta se disa herë edhe nga ana e votuesve dhe opinionbërësve që në parim janë neutral dhe të atyre që me definicion duhet të jenë neutral: mediave, u përdor sintagma “partitë e vogla” për karakterizimin e iniciativave politike, të reja dhe të vjetra, opozitare shqiptare në vend më duket se nevojitet një sqarim se pse kjo gjë është gabim: 1. Vogëlsia është atribut që shënon matje dhe si i tillë nuk shkon për ata që janë ende të pa matur si Uniteti, Besa dhe LR-PDSH në votime dhe as për RDK që nuk i ka pranu rezultatet…
Pak kohë më parë, ndërsa po flisja para Akademisë së Spanjës në Romë, një zonjë duke ujdisur telekamerën ma përplasi në fytyrë një dritë verbuese e s’po më linte të lexoja dot shënimet. Iu ktheva shumë i lënduar, sikurse më ka ndodhur edhe me fotografë të tjerë të pasjellshëm, duke i thënë se rregullat e ndarjes së punëve na mësojnë se kur unë jam duke punuar të tjerët duhet ta lënë punën. Dhe zonja e fiku telekamerën, por mori pamjen e njeriut që i bien më qafë kot. Në San Leo, bash javën që shkoi, ndërsa po shpallej një nismë…
Ramadan RAMADANI Pasi mendoj se ky vit 2016 mund të sjellë ndryshime vendimtare për qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi dhe për shqiptarët e këtuhit në veçanti dhe ndiej obligim moral të jap kontributin tim që ky ndryshim të jetë një përmirësim, me aq sa dij dhe aq sa kam, pra me fjalë dhe kontribut publik, dua të nis një serial të shkrimeve në të cilën dua të përmbledh mendimet e mia dhe të njëjtat ti ndaj me opinionin. Duke mos dashur të flas për veten, por duke dashur që këto fjalë të arrijnë sa më shumë në bereqet dhe qartësi…
Shkruan H. Sulejman ef. Rexhepi Pejgamberi Muhamed a.s. ka thënë “Arabi nuk ka përparësi ndaj jo Arabit, si edhe jo Arabi ndaj Arabit. Njeriu i bardhë nuk ka përparësi ndaj njeriut të zi dhe as i ziu ndaj të bardhit. Të gjithë ju jeni bijtë e Ademit, e Ademi është krijuar nga dheu” Botën dhe njerëzimin nuk mund ta shkatërrojë askush duke vrarë njerëz sepse njerëzit sërish lindin dhe e zënë vendin e të vrarëve. Budallallëku mund të shkatërrojë vetëm individë por jo edhe një shoqëri të tërë. Mund të vriten njëqind njerëz në Paris, njëqind të tjerë në Turqi,…
Nga Jess Baily Liria fetare është faktor integral në jetën amerikane, dhe ka qenë e tillë që nga themelimi i kombit tonë. E vërteta është që shumë prej vendbanimeve evropiane në Amerikë përbëheshin prej individëve dhe familjeve që kishin ikur për shkak të përndjekjeve fetare. Nuk ështëpër t’u habitur që kjo e drejtë fundamentale është “liria e parë” e gdhendur nëKartën e të Drejtave të Kushtetutës tonë. Komponentë themelore e lirisë fetare është e drejta e njerëzve të të gjitha besimeve që plotësisht të marrin pjesë në shoqëri, pa u ballafaquar me diskriminim për shkak tëfesësë tyre. Pluralizmi fetar është…
Në ketë shkrim, nuk do të komentoj me fjalë të mija (veç aty ku është e domosdoshme), vetëm dëshiroj të bëjë krahasime në mes shkeljeve të Kushtetutës që i janë bërë nga dy Presidentet e dorëhequr dhe shkeljeve kushtetuese që janë bërë në Marrëveshjen e 25 gushtit 2015 nga Kryeministri i Kosovës, e cila vështirë që mund të trajtohet si akt administrativ. Ndoshta ketë më mirë e kontestoi anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu i cili tregoi profesionalizëm të lartë, kur e ndau mendimin e tij nga anëtaret e tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë,…
Ismail BARDHI “Dikur ishim të shqetësuar për moralitetin e teorive tona – sot jemi të shqetësuar për mundësinë e amoralitetit të asaj që ndërtojmë.” Martin Richardson Profesionalisht mbase nuk kam të drejtë të shkruaj për arkitekturën apo për artin, por besoj se kam të drejtë të shkruaj për atë që më shqetëson shpirtërisht dhe mendërisht, e kjo është ajo që e shoh rastësisht, ajo që e shoh detyrimisht, e që është vendi ku jetoj i rrethuar me gjithçka “anti-”. Vendi ku jetoj është me rrugë e pa rrugë, me parkingje e pa parkingje, me ndërtesa me dhe pa plan/leje, me…
Emad MEHMETI Ali Ahmeti dhe fjalët që i rrotullon qe 13 vitet e fundit në emisione, në raste krizash dhe para zgjedhjeve: 1.) Do e rregullojmë statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, sa të vijmë në Qeveri? Statusi i veteranëve të UÇK-së, ende s’është zgjidhur. 2.) Do e rregullojmë ligjërisht zbatimin e gjuhës shqipe? Gjuha shqipe s’është zgjidhur. 3.) Do e integrojmë Maqedoninë në BE dhe NATO? Maqedonia radhitet në një vijë me Tunguzin me “arritje”, dhe s’është integruar askund, pos ambasadat me Serbinë. 4.) Rrihen shqiptarë, ndodh “Monstra”, “Car Dushani”, ai thotë ruani gjakftohtësinë? A do ta ruanit gjakftohtësinë…
Shkruan: Orhan Murtezani Me disa nga anëtarët e grupit koordinues të Këshillit Opozitar të shtunën e kaluar ishim të ftuar të merrnim pjesë në një tribunë me qytetarë në Llabunishtë të Strugës. Në pjesën e paraparë për inkuadrim të qytetarëve nëpërmjet pyetjeve dhe komenteve fjalën e mori një burrë në të gjashtëdhjetat me kapelë të bardhë mbi kokë. Ky banor i Llabunishtit, pasi i përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe dhe deklaroi se është shqiptar, më tej i shpjegoi çastet shumë të lumtura të cilat i kishte përjetuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta, kur ishte nisur për të shkuar…
Dje Kryeministri tha: “Le të tregoi opozita se ku ka korrupsion, këtë vit (të qeverisjes së tij) nuk ka asnjë skandal”?! Se vetëm aty ku ka skandale paska korrupsion a?! Ja, me çfarë sigurie flet Kryeministri që i ka 70 dosje në Prokurori dhe që e ka qeverisur tepër keq për dy mandate Kryeqytetin tonë, Prishtinën?! Njeriut që e dinë çka është korrupsioni, s’ka si mos të pyet: A e dinë Kryeministri që njëherit është edhe Akademik, se çka është korrupsioni? Kryeministri ka harruar se edhe mashtrimi disa vjeçar, se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit,…

