Author: almakos

Pas ngjarjeve të 26 shkurtit brenda e jashtë Kuvendit, jo vetëm kanë përshkallëzuar gjuhën primitive të komunikimit, madje jo vetëm mes meshkujve, por ajo është bërë agresive dhe e pa pranueshme ndaj deputeteve të reja, pa e adresuar problemin aty ku ai është vërtetë. Problemi nuk është vetëm të përshkallëzimi i gjuhës deri në banalitet, por, po shkohet drejt një pasigurie për jetën e pasurinë e njerëzve. Kosova e qytetarët e saj kanë nevojë për punë e siguri, për ndërtim e jo shkatërrim. Nuk kam asnjë dyshim, përgjegjësia për gjithë atë që po ndodhë këtyre dite, është të Ekzekutivi i…

Lexo më Shumë

Hapja e Universitetit të ri ,,Damjan Gruev”,për përgatitjen e kuadrit ushtarak dhe policor në gjuhën maqedone Hapja e institucioneve të larta arsimore – Universiteti i ri ,,Dame Gruev” i cili duhet të transformohet nga Akademia ushtarake e të shëndrrohet në Universitet të ri me tetë njësi studimore. Qeveria e Maqedonisë me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe shkencës dhe Ministrisë so Mbrojtjes dhe me konsultim të më shumë kuadrove specifike në këtë fushë ka konstatuar nevojën e përgaditjes dhe të formimit të universitetit të ri për mbrojtje, siguri dhe paqë nacionale të Maqedonisë. Universiteti në fjalë, për mbrojtje dhe siguri…

Lexo më Shumë

 Më së pari duhet sqaruar qysh në krye të herës se nuk mund të përgjithësosh një komb të caktuar, cilido qoftë ky komb. Sikundër është shprehja popullore “s’ka pyll pa derra” ashtu ngjan të jetë edhe realiteti për kombet, tek të cilët ka individë të mirë, por edhe të këqinj. Por e keqja më e madhe për një shtet apo komb të caktuar është kur llumi intelektual, mendjet raciste apo ksenofobe zgjidhen në postet më të larta shtetërore. Duke ndodhur një fenomen i këtillë, kemi edhe rrezikun e infektimit të shtetit me mendje drejtuese të mbushura nga një mendësi kryekëput…

Lexo më Shumë

Vendimi dhe nisja nga puna për vendosjen e një kryqi ortodoks në qendër të komunës Butel të Shkupit, ka trazuar opinionin në Maqedoni. Nga pjesa shqiptare është parë si një akt tendencioz i pushtetit; pra si një kryq politik sesa fetar, aq më tepër që do lartohet në një komunë me një përqindje të lartë shqiptarësh myslimanë. Reagime të forta ka patur nga politika shqiptare, madje dhe nga BDI-ja në pushtet. Por si e shohin kryqin klerikët myslimanë? Si e komentojnë atë? A është ai vërtet fetar apo më së shumti politik? Bekir Halimi, një hoxhë i njohur në Shkup…

Lexo më Shumë

Presheva nuk mund të vazhdojë më politikën e shumë partive që mbrojnë interesa të vogla duke e lënë qeverisjen e Luginës në dorë të qeverisë së Beogradit, shkruan Memeti. Medvegja pasqyron sot atë çka ka ndodhur dhe po vijon të ndodhë në Luginë: Braktisja e interesave kombëtarë nga klasa politike shqiptare. Ndryshimet në tri komunat: Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë nuk janë një luks, as thjesht dëshira individësh, por themelore dhe jetike për të shpëtuar Luginën. Për këtë, duhet së pari ta kthejmë vëmendjen në Medvegjë, pasi ka mbetur shumë e anashkaluar si në planin politik edhe në atë ekonomik dhe…

Lexo më Shumë

Aman bre njerëz. A vërtë mendoni se Maqedonasit do bëhen të krishterë më të mëdhenjë e më të mirë nëse vendosin kryqa  gjithkundnëpër qytet, a do bëhet besimi i tyre më i fuqishëm dhe dashuria për Zotin më e sinqertë ? Dhe, a mendoni vërtetë se Maqedonia do të bëhet më ortodokse nëse i diskriminon pjestarët e Islamit dhe të feve tëtjera ? Përpara disa vjetëve, kur ai farë Berviku masakroi njëqind të rinjë në Osllo, nëpër Evropë u përhap debati rreth asaj se sa shumë janë të rrezikshme idetë e mileut djathtist evropian. Disa e quanin vrasësin një “fundamentalist…

Lexo më Shumë

Zeqirija IBRAHMI Unë vitin e ardhshëm do të jem 40 vjeç, ndërsa nipi im pas dy ditëve i mbush 15-të. Ai është i lindur në vitin 2001, pak ditë pasi kishin filluar luftimet. Dhe, u ndalëm një ditë me nipin tim ta analizojmë se kush ka jetuar ose kush jeton më mirë si fëmijë dhe hesapi na doli kështu: Në kohën time arsimtarët i detyronin të dalin në pritje të Shokut Tito, ndërsa sot, në kohën e nipit tim, i detyrojnë të dalin ta presin kryetarin e Partisë. Në kohën time arsimtarët i detyronin të dalin ta presin stafetën, sepse…

Lexo më Shumë

Përgjegjësia po adresohet në dy persona, të cilët në Konferencën e djeshme demonstruan një pa përgjegjësi të lartë, këtu nuk kam asnjë dyshim. Por çështja duhet të shtrohet, a janë vetëm ata fajtor? Sot po e shohim të gjithë, por ku ishin ata dhjetëra e dhjetëra veprimtarë politikë që i nxorën në krye të partive politike këta njerëz, a kanë ata ndonjë përgjegjësi? A kanë ndonjë përgjegjësi përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, të subjekteve politike të shefave në pushtet? Çfarë interesa janë duke mbrojtur ata? Interesat e atyre që përfaqësojnë apo interesat e një rroge të deputetit? Apo mos po…

Lexo më Shumë

Akademik Rexhep Qosja sot ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve më të reja në Kosovë: Mbledhjet e Kuvendit që mbahen në prani shumë të madhe të policëve, arrestimet e deputetëve të opozitës. Qosja në këtë reagim ka kërkuar ngritjen e zërit kundër Qeverisë aktuale të Kosovës. Ky është reagimi Qosjes:  Regjimi i sotëm në Kosovë ka hyrë në fazën e përdorimit të metodave fashiste në pushtetin që po zbaton dhe këto metoda fashiste nuk po i përdor vetëm sot. Papërgjegjshmëria, shantazhet, gënjeshtrat, kërcënimet, përjashtimet prej pune të familjarëve të kundërshtarëve politikë janë vetëm disa përbërës të metodave fashiste të këtij pushteti.…

Lexo më Shumë

Petrit Saraçini Dje, skena politike e shqiptarëve në Maqedoni zyrtarisht u bë më e pasur për një entitet. Uniteti, në kundërshtim me titullin që mban, është një parti që në fakt u lind me ndarjen e BDI-së në pushtet.Drejtues i saj është ish-udhëheqësi ushtarak i UÇK-së Gëzim Ostreni, ndërsa pjesë e strukturës së kësaj partie të re janë edhe ish-komandanti i UÇK-së dhe deputet aktual Zulfi Adili, si dhe anëtarë të tjerë të shquar të ish-formacionit ushtarak, nga i cili pas konfliktit të vitit 2001 lindi Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e cila pakontestueshëm sundon popullsinë shqiptare në Maqedoni dhe…

Lexo më Shumë

Fejzi HAJDARI FB Status: Zoti Ali Ahmeti, vërtetë mendoni se me shqiponja e Hasan Prishtina, që në Maqedoni i futni në mënyrë ilegale, i bëni nder shqiptarëve të Maqedonisë?! Përunfimisht, jo. Në këtë mënyrë, ju tregoni se sa joserioz dhe të pafuqishëm jeni përballë maqedonasve të cilët ju kërcënohen se do tua rrëzojnë. Pse talleni me vetveten!, apo kështu jeni marrë vesh me Gruevskin që të filloini lojën pingo-pong: Ata tju kritikojnë, kurse ju tek shqiptarët të shiteni (shtireni) si “SHQIPTARë Të MëDHENJë”!!! Shqiptarizmin tuaj e mësuam të gjithë!!!. Kush ju beson juve se jeni për të mbrojtur qoftë edhe…

Lexo më Shumë

Ferdeze Sulejmani  Sot  kur filloi procesuaimi i rasteve të përgjuara konkretisht i zgjedhjeve  të manipuluara  u ndjeva shumë  krenare kur në konferencën e pare për media  u paraqit prokurorja  Katica Janevea  me dy gra prokurore përkrah saj  për të zbuluar  të vërtetën për Maqedioninë . Kjo për mua ishte bomba më e forte  dhe jo vetëm për mua por edhe për shumë qytetarë të R. së Maqedonisë , por edhe më krenare u ndjeva kur dëgjova se njëra prej tyre ishte  prokurorja shqiptare  Fatime Fetau . Kjo fotografi jep një sinjal shumë të qartë se  edhe grate kanë aftësi  të…

Lexo më Shumë