Author: almakos

Jemi vetëm pesë ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por pse këto zgjedhje janë të parakohshme, kur të njëjtat do duhej të mbaheshin në vitin 2018. Tv shenja ju sjell një retrospektivë të krizës politike me të cilën u përball Maqedonia këto dy vitet e fundit. Gjithçka filloi me kërkesën e liderit të opozitës Zoran Zaev, I cili kërkoi nga ish kryeministri Nikolla Gruevski që të arrijnë kompromis për një qeveri teknike, në të kundërtën ai tha se do të nxjerr materiale nga bisedat e përgjuara të cilat I kishte siguruar ai nga përgjimet e paligjshme. Zaev dhe Gruevski nuk…

Lexo më Shumë

“Është vërtetuar identiteti i pronarit, por lidhur me këtë nuk do të dalim me detaje të mëtutjeshme sepse bëhet fjalë për të dhëna personale” deklaruan nga MPB. Prej atje konfirmuan se ekipet e tyre kanë vërtetuar se në makinë nuk ka gjurmë eksplozivi, siç kanë qenë dyshimet e para ndërsa pas kontrollit mjeti bartës është dërguar për kontroll të mëtutjeshëm. Nga ambasada e SHBA-së sot në mëngjes kanë vërtetuar rastin. “Në incident të izoluar, ambasada mund të konfirmoj se ka pasur dyshime për makinë, që mbrëmë është parkuar në rrugën para ambasadës. Kërkuam ndihmë nga MPB dhe njësitë e këtij…

Lexo më Shumë

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni me seli në Çikago të SHBA-ve, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që në këto zgjedhje të 11 dhjetorit ta përkrahin Rilindjen me BESË. “Lidhja e Diasporës Shqiptar për Maqedoni me seli në Çikago të SHBA-ve me vëmendje dhe maturi është duke e përcjellë situatën aktuale politike në Maqedoni dhe duke u nisur nga padrejtësitë e mëdha që i bëhën shqiptarëve përmes vasalitetit së partisë shqiptare BDI-së, e cila është në Qeverinë aktuale të Nikolla Gruevskit vlersojmë se çdo iniciativë e mirëfilltë, që shkon në të mirë të shqiptarëve duhet të përkrahet. Prandaj…

Lexo më Shumë

Bartësi i Listës në zonën zgjedhore numër 1 i koalicionit “Rilindje me BESË”, Zeqirija Ibrahimi, ka paralajmëruar tubimin që do të mbahet të enjten në Çairçank të Çairit duke thënë se këtij tubimi do t’i gëzohen banorët e Çairit dhe i cili do ta mposht diktaturën. “Mirë se vini në tubimin që do ta gëzojë Çairin dhe do ta rrënojë diktaturën! Të enjten në orën 18.00 në Çairçane”, ka shkruar Ibrahimi, në rrjetin social facebook.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme sot konfirmoi se mbrëmë nga Ambasada amerikane në Shkup ishte raportuar se ka veturë të dyshimtë në parkingun e ambasadës. Siç kanë informuar nga MPB për MIA, ekip i tyre menjëherë është dërguar në teren ku është kontrolluar vetura, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Vetura bëjnë të ditur nga MPB është marrë për kontroll të mëtutjeshëm. Ndryshe gjatë ditës së djeshme nga ambasada njoftuan se linja telefonike e tyre është ndërprerë.

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA-së në Shkup mbrëmë ka publikuar në rrjetet sociale se linjat telefonike i kanë të ndërprera. “Linjat telefonike të ambasadës momentalisht nuk janë operative. Nëse e keni urgjent dhe keni nevojë për ndihmë, kontaktoni Qendrën operative të Departamentit amerikan të Shtetit në +1-202-647-1512”, thekson Ambasada e SHBA-së në Tuiter-in e publikuar. Më shumë hollësi për ndërprerjen e lidhjeve telefonike akoma nuk ka as nga Ambasada e SHBA-së as nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Fjalime nacionaliste, fjalime kundër gjuhës shqipe, kundër flamurit shqiptar, kanë jehuar sonte në tubimin e VMRO-DPMNE-së në Komunën Qendër të Shkupit. Lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski, para banorëve të Qendrës, tha se është turp që LSDM-ja po flet për liri dhe demokraci, pasi në kohën e tyre qytetarët kanë jetuar më keq dhe është cenuar liria e tyre. Gruevski shtoi se me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së, qytetarët e Maqedonisë filluan të jetojnë në liri, raporton SHENJA. “Ata kanë qenë simbol i qeverisjes jodemokratike. Edhe sot janë simbol i sjelljes jodemokratike. E imponuan agresivitetin si mënyrë e sjelljes qytetare…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë mbajti tubim në Ohër, ku lideri i kësaj partie zoran Zaev, akuzoi pushtetin se me qëllim e ka penguar rrugën euro atlantike të vendit, edhe atë sipas tij, vetëm për t’u pasuruar me paratë e buxhetit të cilat i kanë keqpërdorur vazhdimisht. Zaev nga Ohri premtoi se e gjithë e vërteta do të zbardhet. Ai tha se nëse duam të jemi shtet, patjetër të zbardhet ‘Monsra’, ‘Lagja e Trimave’, vrasja e gazetarit Nikolla Mlladenov, vrasja e Martin Neshkovkit, e shumë të tjera. Ai edhe në këtë tubim premtoi rritje të pagës minimale, rritje të pagës…

Lexo më Shumë

Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” i përbërë nga LR PDSH, partia UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit, sonte ka qëndruar në qytetin e Kumanovës, ku para kumanovarëve ka prezantuar platformën politike. Të pranishmëve iu drejtua kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 2, Isuf Seferi, i cili tha se të fitosh zgjedhjet dhe të jesh në pushtet, e të mos e materializosh këtë, kjo flet se nuk ke aftësi për të udhëhequr me shqiptarët, ndërsa sipas tij, me ‘Aleancën për shqiptarët’, kjo do të ndryshojë, raporton SHENJA. Publikut iu drejtua edhe bartësi i listës zgjedhore, Nexhmedin Sadiku, i cili tha se…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka pasur tubim me banorët e komunës së Sarajit, ku ka shpalosur platformën e saj zgjedhore. Para të pranishmëve foli kryetari i Shtabit zgjedhor të kësaj partie, Bekim Neziri, i cili tha se shqiptarët duhet të rrethojnë numrin 3, nëse duan të jenë fitimtarë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se partia e tij ka merita historike për shqiptarët e Maqedonisë, duke përmendur mes tjerash edhe sheshin dhe përmendoren e Isa Boletinit në Saraj. Publikut iu drejtua edhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 1, Artan Grubi, i cili tha se kryetarit të BDI-së,…

Lexo më Shumë

Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Kërçovë ku ka realizuar takime me banorët e kësaj zone të cilët kishin organizuar një pritje madhështore për përfaqësuesit e koalicionit ‘Rilindjes me BESË’. Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti, u bëri thirrje kërçovarëve që më 11 dhjetor të rrethojnë numrin 10, për ta ndëshkuar, siç tha ai, politikën e korruptuar dhe destruktive të BDI-së. Ndërsa, kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, në këtë tubim ka theksuar se ky koalicion do të dalë fitimtarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi ka platformën që ofron zgjidhje për…

Lexo më Shumë

Paraqitja në Kumanovë kundër vullnetit të qytetarëve dhe insistimi me forcë ishte hap i gabuar i BDI-së për ta çuar me çdo kusht Ali Ahmetin në Kumanovë. Kështu vlerësojnë analistët politik në vend, të cilët potencojnë se kjo më së miri u dëshmua të shtunën. Analisti Isen Saliu thotë se insistimi për shkuar me çdo kush përkundër mungesës së disponimit për të pritur BDI-në dhe udhëheqësinë e saj në Kumanovë, është hap që do të ketë kundërefekt për këtë parti. “Ishte një skenë që vërehet vetëm në shtetet e prapambetura dhe në shtetet diktatoriale të Azisë që, krijon një imazh…

Lexo më Shumë