Në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot do të zbatohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për të dielën, 11 dhjetor, për anëtarët e këshillave zgjedhorë të cilët do ta kryejnë votimin në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe zyrat konsullare të Republikës së Maqedonisë. Votimi, siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, fillon në orën 7:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00, ndërsa votën e tyre do ta japin 325 anëtarë të këshillave zgjedhor në PDK-të dhe përfaqësitë konsullare. Në Listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të regjistruar për votim janë 1.784.416 shtetas…
Author: almakos
Gjithçka që është agjendë e BESËS është e publikuar e deklaruar dhe e thënë shumë herë dhe askund nuk mund të gjeni asnjë reshtë që ka të bëj me islam politik. Kështu tha Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena”, duke shtuar se ata nuk mund ta fshehin identitetin autentik dhe autokton shqiptarë dhe të shiten diçka që nuk janë. “Ne nuk kemi agjendë fetare, askujt nuk ja imponojmë të drejtën e besimit, por s’mund ta fshehim fjala bie se unë jam besimtarë dhe fjala bie, e kam bërë haxhin dy herë. Feja është çështje me të cilën merret BFI e Maqedonisë,…
Haxhi Shala gjatë luftës së Kosovës i njohur si Gjeneral Topi, nuk beson në sinqeritetin e apelit aq të trumbetuar të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për unifikim të votës shqiptare. në intervistën ekskluzive për lajm.tv, ai vlerëson se bëhet fjalë vetëm për një frazë me të cilën Ahmeti mundohet ta pengojë përkrahjen e madhe që votuesit shqiptarë në Maqedoni po ua japin partive të reja. “Unë mendoj se është e vonuar kjo thirrje, sepse unifikimi i votës shqiptare në Maqedoni ka ndodhur më herët dhe është keqpërdorë kryesisht nga zotëri Ali Ahmeti. Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet edhe njëherë të…
Ali Ahmeti nuk ka kurrfarë ndikimi as peshe në Drenicë, prandaj përkrahja e tij për kandidatin e PDK-së për kryetar komune në Drenas, Ramiz Lladrovcin nuk ka kurrfarë peshe. Kështu thotë deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në intervistën e tij ekskluzive për lajm.tv. “Ali Ahmeti duhet ta ketë parasysh se edhe populli i Kosovës e ka kuptuar qartë pozicionin e tij”, thotë mes tjerash deputeti Haradinaj, partia e të cilit mbështet kandidatin e NISMA për Kosovën në Drenas, Isa Xhemajlaj, i cili ka shkuar në balotazh bashkë me Lladrovcin. Në këtë intervistë, ish gjenerali i UÇK-së dhe një ndër luftëtarët më të…
Duke folur për Universitetin e Tetovës, Zeqirija Ibrahimi tha se i njëjti merr fonde trefishë më pak se Universiteti i Shtipit edhe pse ka numër shumëfishë më të madh të studentëve. “Kjo ndodh në kohën që shqiptarët e kanë ministrinë e arsimit. Ose fjala bie, mbi 50 për qind të punësuarve aty janë pa vendime pune. Ata janë njerëz që rrinë me honorarë. Ne e kemi këndej ministrinë e arsimit. Pse shteti nuk ka fonde që edhe ata njerëz të punësohet aty”, tha Ibrahimi, duke shtuar se duhet pasur vullnet të dish se si bëhet dhe të vendosish një ministër…
Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena” u bëri thirrje shqiptarëve të dalin të votojnë duke thënë se tani më kanë se për kë të votojnë, ngase “nëse në të kaluarën është votuar në mes të keqes më të vogël, tani oferta e “Rilindjes me BESË’ është ofertë e mirë e cila do t’i përmbush kërkesat e shqiptarëve”. “Nëse shqiptarët nuk dalin është mirë ta kenë të qartë një punë se, çdo votë e cila nuk shkon në kuti të votimit është votë për BDI-në. Andaj shqiptarët duhet ta marrin seriozisht procesin e votimit. Ne i ftojmë që ta mbështesin koalicionin tonë,…
I pyetur se prej ku i ka marrë paratë koalicioni “Rilindje me BESË” për zhvillimin e fushatës, Zeqirija Ibrahimi tha se çdokush ka mundësi që ta sheh raportin financiar të fushatës zgjedhore dhe janë dhënë saktë të gjitha burimet e financimet. “Jemi të pastër dhe shumë korrekt edhe me institucionet e shtetit dhe opinionin për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore. Mua më bën përshtypje fakti që shqiptarëve të Maqedonisë nuk ju bën shumë përshtypje shumë fakti që oponentët tanë politik, gjatë këtyre viteve janë pasuruar në mënyrë marramendës duke u shndërruar për katër vite në milioner, kurse flasin për…
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të komunës së Sarajit, Bekim Murati i cili akuzoi Lëvizjen BESA për blerje votash me para nga Turqia dhe Katari, Ibrahimi tha se i vjen keq për atë se edhe atij i ka ardhur rendi të flas për këso gjëra. “Është mirë që ai të mësohet njëherë se peshqit nuk mbjellën, por s’ka dert ajo është çështje që shpresojmë se me zhvillimin e strategjisë për arsimin shqip në Maqedoni, ja mësojmë edhe atë”, tha Ibrahimi. Sipas tij për BESËN, Republika e Turqisë është një shtet i suksesshëm dhe një alet dhe mik i shqiptarëve. /SHENJA/
Më tutje gjatë intervistës Zeqirija Ibrahimi tha për shkak arsimimit të cekët që e kanë eksponentët e BDI-së, përdorin terme të cilët nuk dinë t’i shpjegojnë. “Me strategjinë për zhvillimin e arsimit do të arrimë që tua shpjegojmë saktë se çfarë nënkupton termi Euro-Aziatik dhe Aziatik. Në fakt dua të shpjegoj se ata kur e përdorin këtë term ne po duhet ta shpjegojmë saktë se çfarë nënkupton ajo. Ata e kanë atë që ne qenkemi lëvizje aziatike për ta fshehur akuzën se jemi lëvizje e shqiptarëve mysliman. Dhe kjo i bie që në perspektivën e enveristëve të majtë, çdo shqiptarë…
Zeqirija Ibrahimi tha se BDI është në panik dhe kërkon tensionim të situatës ngase janë të vetëdijshëm se në rast humbje në zgjedhjet ata i pret një proces ku ata do të jenë të detyruar të japin llogari për të gjitha të palarat që i kanë bërë gjatë gjithë kohës që kanë qenë në pushtet. “Ata që ta shpëtojnë vetveten prej prokurorisë speciale, prej gjitha proceseve të cilët ata i kanë bërë gjatë kësaj kohe, sillen edhe në mënyrë të përçartur edhe të përçudnuar në mënyrë përbindëshe dhe nuk e masin se cili është reagimi që ishte dashur ta ketë,…
Bartësi në njësinë zgjedhore numër 1 i koalicionit “Rilindje me BESË, Zeqirija Ibrahimi, i ftuar në emisionin “Arena” në TV SHENJA, tha se ata konsiderojnë që më BDI nuk është partia e shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa sipas tij kjo do të shihet edhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Ai tha se BESA ka pasur agjendën e saj dhe nuk ka kërkuar ballafaqim me BDI, duke komentuar faktin se BESA mbajti tubim në sallën “Boris Trajkovski”, dy ditë pas BDI-së. “Është e pamundur aktivistët e BESËS t’i tubosh nëpër salla të vogla dhe ajo është arsyeja që ne e…
Aleanca për shqiptarët sonte ka zbarkuar në Tetovë, ku lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela, kërkoi mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ai gjatë fjalimit të tij kritikoi partinë shqiptare në pushtet, BDI-në, gjegjësisht liderin e saj, Ali Ahmeti, se me qeverisjen e tyre gjendja e shqiptarëve vetëmse është rënduar edhe më shumë, ndërsa gjuha shqipe ende mbetet e cunguar. Sela u zotua se nëse Aleanca për shqiptarët merr qoftë edhe një deputet më shumë sesa BDI-ja, do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë, duke e bërë të barabartë me gjuhën maqedonase, dhe gjithashtu u…

