Author: almakos

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ka kaluar një javë tejet të vështirë për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe dëborës. Ai theksoi  se situata nuk ka qenë një fenomen i izoluar vetëm në Shqipëri, por ka prekur një zonë të gjerë të Evropës Juglindore, nga Italia dhe Greqia deri në Ballkan dhe Turqi. “Kjo javë ka qenë tejet e ngarkuar me reshje e me dëborë, një gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë, e cila nuk ka prekur thjesht Shqipërinë për ndonjë arsye të lidhur me vendin tonë, nga ato arsyet që ziejnë në 700 tenxheret politike…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoninë e Veriut votohet në katër komuna. Votimi ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00. Votuesit në vendvotime do të identifikohen me dokumente personale të vlefshme – letërnjoftim ose pasaportë, dhe identiteti i tyre do të konfirmohet gjithashtu me pajisje identifikimi biometrike, raporton SHENJA. Në Gostivar, të drejtë vote kanë 82.870 qytetarë, nga të cilët 78.185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa 4.604 votues janë të regjistruar në Listën e veçantë të votuesve për personat që jetojnë jashtë vendit. Në  Listën zgjedhore për Mavrovë Rostushë janë regjistruar 10.575 persona, nga të…

Lexo më Shumë

Situata paraqitet kritike në disa zona të Bashkisë Lushnjë si pasojë e rritjes së prurjeve në lumenjtë Shkumbin dhe Seman, të shkaktuara nga reshjet e shumta. Në fshatin Thanasaj, ujërat e lumit Shkumbin kanë përfshirë dhjetëra banesa dhe oborre, duke shkaktuar vështirësi për banorët e zonës. Sipas të dhënave deri në këto momente, niveli i ujit brenda argjinaturës nuk paraqet rrezik për dalje jashtë saj. Ndërkohë, situata mbetet shqetësuese edhe në lumin Seman. Fshati Murriz–Kozare ndodhet nën ndikimin e drejtpërdrejtë të ujërave të këtij lumi, ndërsa rritja e nivelit të tij përbën rrezik për disa fshatra përgjatë argjinaturës. Më problematike…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100…

Lexo më Shumë

Çfarë po ndodh në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë? Ish-politikani Nenad Canak ka hedhur dritë mbi këtë çështje në emisionin Balkan Talks, duke sugjeruar se Putin ka një plan të fshehtë për të aneksuar Vuçiçin. A është ky një hap i rrezikshëm për politikën serbe? Canak ka theksuar se aktualisht ekziston një konfuzion i thellë në politikën serbe, ku ngjarjet e fundit janë mbuluar nga kremtime dhe aktivitete të tjera që kanë shpërqendruar vëmendjen e publikut. Ai sugjeron se regjimi aktual po përdor këtë situatë për të zhvilluar një diplomaci sekrete me Rusinë, veçanërisht në lidhje me kompaninë NIS. NIS,…

Lexo më Shumë

Futbollisti i njohur brazilian Hulk (39) ka befasuar të gjithë me martesën e tij të fundit, e cila ndodhi në një ceremoni fetare me Camila Angelo, mbesën e ish-bashkëshortes së tij, Iran Angelo. Kjo lidhje, e cila ka filluar katër vjet më parë, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe diskutime në media dhe në jetën publike. Camila, e cila është dy vite më e re se Iran, ka sjellë në jetë një fëmijë me Hulkun dy vjet më parë. Tani, çifti është në pritje të një djali tjetër, duke e çuar numrin e fëmijëve të futbollistit në pesë. Kjo situatë ka…

Lexo më Shumë

Në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë kanë votuar personat e pafuqishëm dhe të burgosurit për zgjedhjen e kryetarëve të komunave pasi që më 19 tetor të vitit të kaluar dështoi procesi zgjedhor për shkak se nuk u arrit censusi. Nga KSHZ informojnë se procesi i votimi ka kaluar pa probleme dhe se kutit e votimit janë mbyllur. Gjatë ditës së sotme 249 persona të sëmurë kishin të drejtë për të votuar. Prej tyre, 146 persona në Gostivar, 32 në Vrapçisht, 69 në Mavrovë Rostushë dhe 2 persona në Qendër Zhupë. Gjithashtu në gjithsej 7 ente përmirësuese, 94 persona…

Lexo më Shumë

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar e të dendur, dhe breshër. Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës rrugore. Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun raportohen të hapura për qarkullimin e mjeteve. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, konkretisht në zonën e Qafë Thanës, reshjet e dëborës kanë kërkuar menaxhim të trafikut nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po sigurojnë lëvizjen e automjeteve pa…

Lexo më Shumë

Banorët në fshatin Çiflik të Beratit dolën në protestë mbrëmjen e së shtunës kundër mbylljes së një kanali. Sipas tyre, kanali shërben për shkarkimin e ujërave të lumit dhe me mbylljen rrezikojnë të përmbyten. Ata ngritën gjithashtu shqetësimin se në zonë nuk merren masa për parandalimin e përmbytjeve. [embedded content] Ata thonë se i janë drejtuar bashkisë por nuk kanë gjetur zgjidhje. “Nuk e di se qysh i marrin vendime. Vajtëm në bashki, nuk kishte njeri dhe na gënjenin. Do t’jua nxjerrim bojën. Po mbytemi kot. Nëse uji del në rrugë mbytemi të gjithë. Nuk na shpjegojnë se pse duan ta…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në territorin e komunës së Likovës.““I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse…

Lexo më Shumë

Aksident me vdekje në Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Një mjet tip “Benz”, me targa AB929MT, bëhet me dije se ka përplasur fatalisht një 55-vjeçar këmbësor. Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, 55 vjeçari ende i paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 35 vjeçar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve, dinamikës dhe rrethanave.

Lexo më Shumë

Në Brazil jetojnë disa nga njerëzit më të moshuar në botë dhe shkencëtarët besojnë se ky vend mund të mbajë çelësin për të kuptuar pse disa njerëz jetojnë mbi 110 vjet. Një analizë shkencore e publikuar ditë më parë në revistën Genomic Psychiatry, nga doktoresha Mayana Zatz dhe kolegët e saj në Universitetin e Sao Paulos, tregon se Brazili është një nga vendet më të rëndësishme, por ende të nënvlerësuara, për studimin e jetëgjatësisë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar sekretet e jetës së gjatë. Për dekada me radhë, shkenca është përpjekur të kuptojë pse vetëm një…

Lexo më Shumë