Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Author: almakos
Detaje të reja dalin nga krimi i dyfishtë në Shkodër ku një i ri dyshohet se ka qëlluar të dashurën me armë zjarri dhe më pas ka vrarë veten. Trupat e pajetë të dy viktimave raportohet se janë gjetur brenda makinës në lagjen “Mark Lula”. Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qëlluar të dashurën me plumb në kokë, ndërsa arma e krimit është gjetur në mjet. Vijon…
Uniformat blu kanë arrestuar 47-vjeçarin Gentian Mithi, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Ngjarja daton që më 11 maj të 2024, kur 47-vjeçari, tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin Jaser Osmani pranë banesës së tij, pas sherrit që kishin tek vijat e bardha në qendër të Shkodrës. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar Mithit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” Njoftimi i policisë: Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Time”, për kapjen e një shtetasi…
Vetëm shtatë ditë pas zgjedhjes së saj, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Krstevska Caleva. Më 10 shkurt, me propozim të prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski, ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pas suspendimit të prokurorit Mustafa Hajrullahi. Zgjedhja e Krstevska-Calevës u shoqërua me komente të ndryshme. Qeveria pretendon se zgjedhja e saj është e paligjshme. Ajo nuk i përballoi dot kritikat dhe dha dorëheqjen. Kocevski ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj ish-shefit të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, për mobbing ndaj kolegëve të…
Adelina Tahiri është një nga artistet që shumë herë komentohet për stilin e saj unik e luksozë. Adelina, së fundmi befasoi të gjithë me fustanin e kuq. Ajo që morri gjithë vëmendjen është modeli i fustanit tek gjoksi që po i mbanë të lidhur gjoksin duke e treguar format trupore. Adelina edhe këtë herë e dëshmonë se është e vecantë nga të gjitha koleget, shkruan Kosovarja.
Lidhur me aksidentin tragjik të ditës së djeshme në aksin Tepelenë-Gjirokastër, nga e cila ndërruan jetë dy persona, është arrestuar 54 vjeçari, shoferi i cili drejtonte mjetin ushtarak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si “Kthesa e Viroit”, rast për të cilin u arrestua shtetasi B.GJ., 54 vjeç, banues në Tiranë. 54 vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Mjetet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. NJOFTIMI Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin…
Nga BDI në një kumtesë për media, kanë deklaruar se për herë të parë, institucionet e shtetit nuk e kanë uruar pavarësinë e Kosovës.“Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit – për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.Ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.Në të njëjtën kohë, me të gjitha…
Uniformat blu kanë zhvilluar një operacion anti-drogë në kryeqytet që prej orëve të para të mëngjesit, e shtrirë në disa zona të Tiranës. Gazetari Igli Çelmeta raporton se janë arrestuar 22 persona. Gjithashtu janë gjetur e sekuestruar një sasi lëndë narkotike, e cila do shërbejë në cilësinë e provës materiale. Nuk dihet ende se sa drogë është sekuestruar.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit janë shënuar në Stracin, Koçan dhe Demir Kapi, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore Bukovë, informojnë nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi…
Që nga hyrja e Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’ nuk ka munguar mbështetja e shumë figurave publike ndaj tij. Këtë veprim e ka bërë edhe Getinjo, duke i dërguar një mesazh tejet motivues në ‘Big love’, shkruan “Kosovarja”. “Ti je Shqiptar i rrethum me Shqiptar të forte, ‘Mushnu men, unë u musha u mush gjepi jem’ rri i forte edhe mos e ndal buzëqeshjen. Të përshëndes” ishin fjalët e Getinjos. Padyshim kjo e bëri të lumtur Gjestin duke i falënderuar nga zemra Getin dhe Mozzik-un.
Pensionistët nuk kanë përse të presin të mbarojmë zgjedhjet për bonusin e pranverës, atë do e marrin që në shkurt. Ishte ky premtimi i Kryeministrit Edi Rama në muajin janar. Por ndërkohë që ka kaluar më shumë se gjysma e muajit, gjasat që pensionistët të kenë diçka më tepër në llogaritë e tyre janë minimaliste. Burime të gazetës bëjnë me dije se kjo procedurë do të kryhet nga muaji mars. Shkak janë bërë procedura të brendshme, që kanë penguar lëvrimin e shumës për shpërblimin e radhës për pensionistët, pas atij të muajit dhjetor. Ashtu siç u veprua në dhjetor, ndarja…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet me 95.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.4 lekë dhe do shitet me 119.5 lekë.