Nga BDI në një kumtesë për media, kanë deklaruar se për herë të parë, institucionet e shtetit nuk e kanë uruar pavarësinë e Kosovës.
“Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit – për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
Në të njëjtën kohë, me të gjitha nderimet shtetërore, u prit në vendin tonë Milorad Dodik – një figurë politike e njohur për qëndrimet e tij destruktive ndaj proceseve euroatlantike dhe parimeve të stabilitetit rajonal.
Kjo mospërputhje e qartë në trajtimin e shteteve fqinje dërgon një mesazh shqetësues për drejtimin e politikës të shtetit tonë.
Një sjellje e tillë është pasojë e ndikimit në rritje të konceptit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut – një projekt që përbën kërcënim për sovranitetin, perspektivën evropiane dhe interesat strategjike të shtetit.
Promovimi i kësaj ideologjie në dëm të marrëdhënieve miqësore me Kosovën është i papranueshëm dhe i dëmshëm”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Data 22.07.2026
Aktuale
- Sot pa energji elektrike në disa pjesë të Zelenikovës dhe Kisella Vodës
- Pjesë të komunave Qendër dhe Kisella Vodë sot do të mbeten pa ujë
- DPHM: Pasdite pritet stuhi lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë
- Mexhiti aktivizon Shtabin e Emergjencës pas stuhisë : Ekipet janë në terren dhe në gatishmëri të plotë
- Angellov: Stuhia që ka goditur vendet e rajonit, po lëviz në drejtim të Maqedonisë
- Mot me vranësira me periudha me diell, kushte për shi të rrëmbyeshëm, breshër, bubullima dhe erë të përforcuar
- Birra Tirana-zgjidhni Shqipërinë. Zgjidhni produktet shqiptare
- NPK Tetova: Pas stuhisë së djeshme të gjitha rrugët janë pastruar, apelojnë për kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme!



