Author: almakos

“Ai kërkoi tërheqje për një telefonatë komprometuese për çështje erotike, jo për çështjen e ‘Monstrës’. Kështu tha në emisionin “Arena”, Agim Baçi, duke shtuar se Ali Ahmeti kishte mundur të kërkoj dorëheqje e ministrave të tij nga qeveria për çështje kombëtare në momentin kur dolën përgjimet. “Do të kisha pritur që pala shqiptare tërheqjen e ministrave në momentin që kuptoi se janë përgjuar dhe përdorur në rastin e ‘Monstrës’. Ali Ahmeti i tërhoqi ministrat vetëm kur doli përgjimi midis zëvendëskryeministrit dhe një deputetet. Pra u shqetësua për çështje intime, nuk u shqetësua për çështje kombëtare. Kjo është e rëndë për…

Lexo më Shumë

Fitim Zekthi në emisionin “Arena” tha se Ali Ahmeti nuk ka më se çfarë të ju ofroj shqiptarëve të Maqedonisë. “E pas atë sloganin ‘Bashkë vendosim’.  Çfarë do të thotë ‘Bashkë vendosim’. Një politikanë që ka 15 vite e më tepër në pushtet, një politikanë që ka ardhur nga lufta, i cili u ka thënë njerëzve ‘ne bëmë luftën, ne do të bëjmë paqen, ne do të garantojmë të drejtat e juaj, ne jemi shpresa dhe ne jemi vendi ku ju keni ankoruar besimin tuaj për të drejtat tuaja’ ka dështuar dhe çfarë do të ofroj. Asgjë nuk do të…

Lexo më Shumë

Analisti politik  nga Shqipëria Fitim Zenkthi në emisionin “Arena” tha se Maqedonia është një nga shtetet më në krizë në Ballkan. Sipas tij partitë shqiptare kanë dështuar dhe nuk kanë arritur të plotësojnë asgjë nga ajo që është pritur prej tyre, duke filluar edhe nga viti 2001. “Ajo që është shqetësuese është fakti se ata nuk janë parti politike vetëm të korruptuara, por ata janë shndërruar në zgjatime të Gruevskit dhe qeverisë së tij”, tha Zekthi. Megjithatë Zenkthi tha se ekziston një lloj shprese pasi që është paraqitur një parti e cila “po përpiqet të ofroj një alternativë, të ngrihet…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur disa tubime në lëgje të ndryshme të Shkupit, ndërsa nga ‘Gjorçe Petrovi’, lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, kërkoi dalje masovike të qytetarëve në zgjedhje më 11 dhjetor dhe ta dënojnë LSDM-në. Ai shtoi se populli tashmë e ka të qartë se pse LSDM-ja, sipas Gruevskit, e krijoi krizën politike e cila po zgjatë për më shumë se 2 vjet. Gruevski kryesisht gjatë fjalimit të tij ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për krizën politike, dhe se sipas Gruevskit, Zaev ka për qëllim kantonizimin e Maqedonisë. “Zoran Zaev mendonte se populli nuk ka kapacitet të vlerësojë…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet që pësojnë në Maqedoni janë një betejë për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur në këto vite. Kështu tha Agim Baçi, analist politik nga Shqipëria, duke shtuar se shqiptarët e Maqedonisë, duhet të shikojnë nga vetja  “jo se Tirana nuk e ka detyrim, edhe me Kushtetutë e ka detyrim” “Por mendoj më mirë nga gjithë ajo që ndodh këtu jeni vet ju shqiptarët që jetojnë në Maqedoni që dinë se çfarë është më e rëndësishme për zgjidhjen e situatës dhe kush mund t’i përfaqësoj ato”, tha Baçi.

Lexo më Shumë

Partia Demokratika Shqiptare vazhdon me tubimet e saja, ku edhe shpalos platformën e saj politike me të cilën synon votën e elektoratit. Tubimin e fundit për sot kjo parti e realizoi në Strugë, ku para të pranishmëve kreu i kësaj partie Menduh Thaçi, në fjalimin e tij kërkoi mbështetjen e këtyre banorëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ai tha se nëse arrin ta gëzojë mbështetjen, ai personalisht dhe të gjithë drejtuesit e qeverisë, do të përkujdesen që Struga të jetë një qytet i sigurtë, i qetë dhe i zhvilluar. Thaçi theks të veçantë vendosi tek falja e borxheve të qytetarëve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, gjatë tubimit të sontëm në Gostivar, ka bërë thirje për ndërprerje të menjëhershme të tentimeve për presion, frikësim dhe shantazhimt ë shqiptarëve, qoftë atyre në administratë apo në vende të tjera të punës. Kasami paralajmëroi se pas 11 dhjetorit, të gjithë ata që kanë bërë presion mbi qytetarët do të dalin para drejtësisë, ndërsa shtoi se shqiptarët tanimë kanë një mburojë dhe një shpresë, koalicionin “Rilindje me Besë”. Ai para qytetarëve të Gostivarit, tha se më 12 dhjetor shqiptarët do të zgjohen të çliruar dhe me një shpresë të re për jetë. “Pas 11…

Lexo më Shumë

Në tubimin e sontëm të BDI-së në Çair, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti një pjesë të fjalimit të tij ia kushtoi Lëvizjes Besa. Ai e sulmoi këtë lëvizje se po bën gjëra prapa shpine. Ahmeti gjithashtu luti aktivistët e tij që të dalin dhe të kërkojnë vota për BDI-në me qëllim që sërish të sigurojnë ruajtjen e pushtetit. “Prandaj, vëllezër dhe motra, thërrisni të gjithë le të vijnë me ne të vazhdojmë misionin, të vazhdojmë punët e mbara, nijeti është shumë i drejtë, nijeti është shumë i mirë dhe njerëzit e mirë që çdo fjalë i del nga zemra, edhe…

Lexo më Shumë

Ne bëjmë thirrje për bashkim, Gruevski përhap urrejtje ndëretnike. Kështu deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, para qytetarëve në tubimin partiak që u mbajt në Butel të Shkupit. Ai u kërkoi qytetarëve që ta zgjedhin opsionin ‘Për jetë në Maqedoni’, dhe u betua se pas 11 dhjetorit ligji do të vlejë njejtë për të gjithë, dhe se Gruevski patjetër të dalë para drejtësisë. Zaev sikur në çdo tubim tjetër, edhe sonte u premtoi qytetarëve se të gjitha paratë të cilat, siç tha ai, u janë vjedhur nga ana e pushtetit, të njejtat do t’ua kthejë qytetarëve. Ai premtoi se me…

Lexo më Shumë

Tubimi i koalicionit “Rilindje me Besë” në sallën e sportit në Gostivar ka filluar me intonimin e himnit kombëtarë, si dhe me prezentimin e kandidatëve për të deputetë të këtij koalicioni nga njësia e gjashtë zgjedhore, të cilën i prin kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Në tubimin e sotëm do të shpaloset edhe programi zgjedhorë i koaliconit “Rilindje me Besë” me të cilin kjo parti garon në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Rilindje me BESË sonte para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA,…

Lexo më Shumë

“Rruga e kampionit olimpik”, është titulli i veprës monografike të tre autorëve Sefer Tahiri, Reshat Ibrahimi dhe Florim Rexhepi, që flet mbi jetën dhe karrierën e mundësit Shaban Tërstena, i cili u promovua sot në Shkup. Bëhet fjalë për një vepër në të cilën përshkruhet rruga 19 vjeçare e karrierës sportive të Tërstenës. Një nga autorët e kësaj vepre, Sefer Tahiri, tha se edhe kombe e shtete të vogla historisë së sportit i falin emra të mëdhenj dhe të papërsëritshëm dhe janë ata që kanë shënuar sukseset më kulmore dhe ngritjet më eprore në piedestajet e sukseseve aq shumë të…

Lexo më Shumë

Edhe tre vite pas incidentit me përmendoren e “Car Dushanit” në qendër të Shkupit, përmendorja në fjalë ende qëndron në po të njëjtin vend. Ndonëse Bashkimi Demokratik për Integrim në atë kohë ishte në pushtet, funksionarë të lartë të kësaj partie zgjodhën që nëpërmjet mjeteve të dhunshme të mënjanojnë këtë përmendore, duke legjitimuar dhe vulosur përgjithmonë atë përmendore në Qendër të Shkupit. Ata jo vetëm që nuk e hoqën këtë përmendore, por ajo u riparua dhe qëndron e paprekur tanimë për 3 vite, periudhë gjatë të cilës BDI është në pushtet. Vendosjen e përmendores së Car Dushanit, historianët në atë…

Lexo më Shumë