Sipas informatave nga komisionet komunale zgjedhore të gjitha 199 vendvotimet në komunat Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë Ristushë janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk janë paraqitur probleme. Në komunën e Gostivarit të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë gjithsejt 76.362 qytetarë të shpërndarë në 121 vendvotime. Në rajonin e komunës së Vrapçishtit në listë zgjedhore janë regjistruar 24.439 votues. Në këtë komunë ka 39 vendvotime, ndërsa dje kanë votuar 28 të cilët ishin paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në komunën Mavrovë Rostushë sot mundësi votimi kanë 8.964 qytetarë në gjithsejt 39 vendvotime. Të drejtë…
Author: almakos
Të gjitha 167 vendvotimet në Kumanovë janë hapur në kohë dhe votimi po zhvillohet pa pengesa, informoi kryetari i KZK-së Nenad Sazdevski. Në Kumanovë janë evidentuar gjithsej 90.848 votues, nga të cilët 89.427 votuan në NJZ2, ndërsa 1.421persona votuan në NJZ3. Në Likovë të drejtë vote kanë gjithsej 24.348 persona në 36 vendvotime. Vendvotimet janë hapur në kohë në orën 7:00 të mëngjesit, kumtoi Lirim Jashari, kryetar i KZK Likovë. Edhe në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, votimi po zhvillohet pa pengesa në 37 vendvitime, ndërsa të drejtë vote kanë 3.462 votues.
Njësia e Parë Zgjedhore i përfshin komunat Çair, Aerodrom, Qendër, Karposh, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Saraj, Sopishtë dhe Studeniçan. Në Njësinë e Dytë Zgjedhore janë Shuto Orizarë, Gjorçe Petrovi, një pjesë e komunës Çair, Çuçer Sandeva, Haraçina, Buteli, Gazi Baba, Kumanova, Likova dhe Nagorniçani i Vjetër. Në Njësinë e Tretë Zgjedhore do të votojnë banorët e Shtipit, Çashkës, Çeshinovë-Obleshevë, Berovë, Dellçevë, Gradsko, Ilinden, Karbinci, Koçanë, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Petrovec, Probishtip, Rankovc, Nagorniçan i Vjetër, Sveti Nikollë, Veles, Vinicë, Zelenikovë dhe Zërnovc. Njësia e Katërt Zgjedhore i përfshin Manastirin, Bogdancin, Bosilovën, Demir Kapinë, Dojranin, Gjevgjelinë, Kavadarin,…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që po mbahen sot më 11 dhjetor i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues vendas, 667 vëzhgues të huaj dhe 75 gazetarë të huaj. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet janë akredituar edhe 354 përkthyes. Më së shumti vëzhgues kanë akredituar Asociacioni Qytetar MOST – 3.435 dhe Shoqata për Aktivitete Humanitare SINERGIJA – Shtip – 3.387 vëzhgues, CIVIL – Qendra për Liri – 308, Shoqata Qendra Kombëtare Rome – Kumanovë – 143, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Ohër – 50 vëzhgues, është e publikuar në ueb faqen e Komisionit Shtetëror…
Në Maqedoni sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare, të katërtat me radhë të parakohshme që nga viti 2008. Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë. Zgjedhjet do të mbahen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që e përfshin diasporën. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.784.416 persona të regjistruar në Listën zgjedhore, ndërsa të drejtën e votimit mund ta realizojnë me letërnjoftim ose pasaportë.
Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor në vendvotimin me numër 5011 në njësinë zgjedhore numër 7 në Ambasadën e Maqedonisë në Berlin, deri në orën 19:00, nga gjithsej 585 votues të regjistruar, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 261 qytetarë të Maqedonisë me të drejtë vote, ose 44.6 për qind nga të gjithë votues e regjistruar në këtë pjesë të Gjermanisë, shkruan MIA.
Njëqind e shtatëmbëdhjetë shtetas, nga gjithsej 284 të paraqitur, sot votuan në ambasadën e Maqedonisë në Bruksel, në suaza të votimit të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ajo që e shënoi votimin e sotëm në kryeqendrën evropiane ishte revolti dhe pakënaqësia e një numri të madh të shtetasve të Maqedonisë në vendvotimin 5003, pasi që sipas tyre, edhe pse, rregullisht janë paraqitur, ndërkaq, sot nuk arritën ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit dhe të votojnë. Sipas këshillit zgjedhor në vendvotimin në Mbretërinë e Belgjikës, saktë 52…
Gjatë shpërndarjes së materialit zgjedhor nëpër vendvotime, është regjistruar edhe tentativa e parë për parregullsi. Mësohet se pas vendosjes së materialit zgjedhor në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Haraçinë, pjesëtarët e një partie politike kanë marrë vulat në shtëpitë e tyre. Anëtarët e partive të tjera kanë reaguar menjëherë duke njoftuar KSHZ-në, Ministrinë e Brendshme dhe OSBE-në, pas çka personat e njëjtë janë detyruar të kthejnë vulat në vendin e tyre. Për redaksinë e televizionit Shenja është e njohur edhe përkatësia partiake e personave që kanë tentuar të marrin vulat, por për shkak të heshtjes zgjedhore nuk do ti…
Të dielën më 11 dhjetor në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e 9ta parlamentare në historinë e vendit, të katërtat me radhë të parakohshme që nga viti 2008. Vendvotimet do të hapen nga ora 07:00 e mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Në zgjedhje do të marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë. Zgjedhjet do të mbahen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që e përfshin diasporën. Të drejtë vote në këto zgjedhje…
Shitja e votave në këto zgjedhje mund t’ju kushtojë shtrenjtë, tashmë jo vetëm atyre që ofrojnë para ose favore të tjera, por edhe vetë qytetarëve që do të pranojnë të shesin votën e tyre. Ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë dënim me së paku 5 vite burg e më shumë për atë që do ta shes votën e tij. I njëjti dënim vlen edhe për atë që do ta blejë votën e qytetarit. Dënimi prej të paktën 5 viteve burg parashikohet jo vetëm në rastet kur merren paratë, por edhe në ato raste kur premtohet ose dakordohet shitja e…
Asociacioni qytetar “Most” do të ndjek dhe vëzhgojë procesin e votimit gjatë tërë ditës duke përfshirë edhe procesin e mbylljes së votimit, numërimin e votave dhe finalizimin e punëve administrative. Drejtori ekzekutiv i “Most”, Darko Aleksov tha se vëzhguesit të cilët do të qëndrojnë në terren për të ndjekur procesin e votimit do të mbulojnë 55% të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Maqedoni. “Asociacioni qytetar ‘Most’ do ti ndjek zgjedhjet parlamentare me më shumë se 3000 vëzhgues. Në vendvotime do të qëndrojnë 2664 vëzhgues, të cilët do të mbulojnë rreth 55% të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Republikën…
Në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të drejtën e tyre për të votuar sot e realizojnë personat që janë jashtë vendit. Procesin zgjedhor në diasporë po e ndjek Komisioni Shtetëror Zgjedhor nëpërmjet këshillave të tij komunal. Sipas informacioneve të këtij komisioni, për votim jashtë vendit gjithsej janë regjistruar 20.573 votues. Të drejtën e tyre të votimit ata do të mund ta realizojnë gjatë ditës së sotme në gjithsej 46 vendvotime jashtë vendit. “Të gjithë vendvotimet në territorin e Australisë, Azisë, Evropës janë hapur dhe votimi po rrjedh në mënyrë normale. KSHZ është në komunikim të vazhdueshëm me këshilla zgjedhorë…

