Pala maqedonase do të tërhiqet nga qëndrimët anti shqiptare atëherë kur do të ballafaqohet me këmbëngulësinë e ndonjë partie maqedonase, që deri tani nuk kanë hasur në ndonjë parti të tillë shqiptare, vlerëson Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, dhe për këtë arsye sipas tij, pala maqedonase po e përjeton kënaqësinë e të qenurit në pushtet duke i diskriminuar në të njejtën kohë shqiptarët. “Si ka mundësi që 95% e buxhetit të shkojë vetëm te pjesët maqedonase? Si ka mundësi që fabrikat të hapen vetëm në rajonet maqedonase? Si ka mundësi që festivalet me dhjetëra të jenë institucionalisht…
Author: almakos
Prapa dyerve të mbyllura dhe pa prezencën e mediave u mbajt edhe seanca e sotme për rastin “Lagjja e Trimave”. Për dy muaj radhazi me vendim të trupit gjykues, këto seanca janë të mbyllura, ndërkohë që bëhet prezantimi i dëshmive nga Prokuroria Publike. Bëhet fjalë për dëgjimin e audio materialeve dhe sipas avokatëve e njejta pritet të vazhdojë edhe gjatë muajit janar, pas çka në muajin shkurt, do të vijon rradha e prezantimit të dëshmitarëve. Ndryshe, deri në ditën e sotme, sipas të dhënave të Gjykatës Penale të Shkupit, janë zhvilluar gjithsej 46 seanca gjyqësore, pjesa dërmuese e të cilave…
Numrat e deputetëve të një shumice të mundshme parlamentare pamundësojnë realizimin e premtimeve të partive politike. Kështu vlerësojnë analistët politik në vend, Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin. Rikujtojmë se BDI në platformën e saj parazgjedhore, i premtoi elektoratit se do të angazhohet për pesë pika, siç janë: Barazi Ekonomike 2. Vendimmarje konsensuale 3. Shqipja zyrtare në tërë teritorin 4. Sundimi i shtetit ligjor 5. Anëtarësimi në NATO! PDSH, ndër premtimet kyçe gjatë fushatës, u zotua se në qoftë se hyn në Qeveri, do të: Qytetarëve do ua falë borxhet ndaj shtetit dhe Rritjen e mekanizmit të vendimmarrjes Ndarjen e barabartë…
Ndërmarrja për Transport Publik prej datës 1 janar do të ndërpresë disa linja të autobusëve të transportit publik. Autobusët me numër 9, 12, 19, 55, janë disa nga linjat të cilat prej datës 1 janar do të hiqen nga transporti publik dhe në këto relacione do të funksionojnë vetëm transportuesit privat. Lajmin rreth kësaj e kanë konfirmuar edhe nga kjo ndërmarrje publike, të cilët nuk kanë dhënë shumë sqarime, raporton TV SHENJA. “Në pajtueshmëri me vendimin për kryerjen e transportit publik të qytetit dhe periferik e sjellur nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit nga data 01.01.2017 NTP SHKUP…
Deri në fund të kësaj jave pritet të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nesër deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake, ose deputeti më i vjetër me përvojë në Kuvend më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Në qoftë se brenda 20 ditëve nuk thirret seanca konstituive, atëherë në ditën e 21 deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin. Siç qëndron në nenin 9 nga Rregullorja për punë…
Është rritur për trefish numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni. Mbi 800 raste janë regjistruar për shtatë ditë, për dallim nga java e kaluar ku ishin regjistruar 270 raste. Në këtë sezonë janë paraqitur mbi 2000 raste dhe thuajse gjysma e tyre janë në Tetovë dhe Kumanovë. Më të prekur janë fëmijët e vegjël dhe nxënësit e shkollave. Qendrat për shëndet publik tanimë janë informuar për rritjen e mungesave nëpër çerdhe dhe nëpër shkolla fillore. Në klinikën për sëmundje infektive gjatë ditës realizohen nga 120 kontrolle, ndërkaq situata është më alarmante në spitalin e fëmijëve në Kozle. Nga…
Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Çuçer Sandevë, Çair, Karposh dhe Kisella Vodë. Nga ora 9 deri ne 14 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e fshatit Çuçer në komunën Çuçer Sandevë dhe nga ora 8:30 deri në 9:30 do të jetë një pjesë e rrugës “Arqipeshkvi Dositej” nr. 5 hyrja 2 në komunën e Çairit. Nesër pa energji elektrike në periudhën prej ora 9 deri në 11 do të jenë një pjesë e rrugëve “Londonska” prapa Arkivit, “Moskovska”, rreth numrit 115 në komunën e Karposhit, si dhe një pjesë e rrugës…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka pasur një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoni, Mats Stefanson, ku është diskutuar për rrjedhën e proceseve politike në vend, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në takim ashtu si informuan nga qendra për komunikime në LSDM, dy bashkë biseduesit kanë konstatuar se qeveria e re duhet që të përkushtohet në proceset reformuese të shënuara në raportet e Pribes dhe Komisionit Evropian. “Krenohemi me rezultatin, me stilolaps dhe me vota e kemi mundur një regjim. Më shumë se 612.000 qytetar në Maqedoni janë deklaruar për ndryshime. Qytetarët, pa marr…
Rritja ekonomike do të jetë mbi projeksionin edhe përkundër ndikimit të krizës politike, ka deklaruar sot kështu ministri i Financave, Kirill Minoski. Sipas tij, mesatarisht në tre kuartalet e para rritja e BPV është për 2.7 për qind dhe nëse analizohen parametrat do të shihet se në vazhdimësi shkallët e rritjes lëvizin diku mbi 2.5 për qind. “Nëse e kemi parasysh se projeksioni i reviduar ishte 2.3 për qind i BPV vijmë në një rritje që është mbi këto projeksione edhe përkundër pengesave objektive që i kemi pasur. Nuk duhet ta anashkalojmë ndikimin që kishte kriza politike në vend e…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nesër deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, pas çka pritet të caktohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake, më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Në qoftë se nuk caktohet seancë konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve. Seancën e konvokon deputeti i zgjedhur më i vjetër sipas moshës, ndërsa nëse edhe ai…
Shefi i kabinetit të të liderit të BDI-së ka dërguar akuza të ashpra ndaj Lëvizjes BESA. Ai në një postim të tij në facebook, ka thënë se partia e tij është në rrugë të mbarë por se opozita e drejtuar nga BESA, po e pengon. Ja postimi i plotë: Kur Ali Ahmeti i ftoi që të bashkohen para zgjedhjeve në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët, ishin po ato që bën çmos që ta përçajnë opozitën dhe ti dobësojnë shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Sot, kur po bëhen përpjekje për të arritur deri tek një platformë e përbashkët kombëtare,…
Me çështjen e ajrit të ndotur nuk duhet të bëjmë politikë, kështu tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili shtoi se kjo është një problem që na tangon të gjithëve. Në një takim ku morën pjesë jo vetëm 10 kryetarët e komunave që janë pjesë e Qytetit të Shkupit, por edhe kryetarët e 8 komunave tjera që janë pjesë e rrethinës së Shkupit, u diskutuan zgjidhjet e mundshme për problemin e ndotjes së ajrit. Trajanovski tha se sipas një studimi, ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë amvisëritë, me 32 për qind, pastaj vinë trafiku me 20…

