Pas dhjetë ditë takimi me kryeministrin shqiptarë Edi Rama, liderët politik shqiptarë në Maqedoni pritet të udhëtojnë përsëri në Tiranë për një takim me Edi Ramën. Ndërkohë që në anën tjetër mediat shqiptare atje theksojnë se me këtë rast Rama liderëve shqiptarë do ju ofrojë një dokument me platformë dhe kërkesa të cilat duhet partitë shqiptare ta shtrojnë në tavolinën e bisedimeve me palën maqedonase. Sipas mediave atje, kryeministri Rama sot duhet të takohet me Ahmetin, Kasamin, Selën dhe Thaçin.
Author: almakos
Në fjalimin e fundvitit, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, adresoi kritika deri tek të gjitha partitë në vend. Ai tha se anjëherë nuk do të pajtohet që Maqedonia të bëhet shtet binacional dhe as të bëhet federalizimi, dhe sipas tij, Maqedonia është vend i barabartë ku jetojnë të gjithë ndërsa problemi i dygjuhësisë është mbyllur me amendamentin numër 5. Ivanova tha më tej se pa një regjistrim të ri të popullsisë nuk mund të kërkohen të drejta që varen nga statistika. “Dëgjoj se po kërkohet dygjyhësi në gjithë territorin e Maqedonisë. Ajo çështje është mbyllur me amendamentin e 5 të…
Të premten në ora 13:00 do të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare. Seancën do ta caktojë dhe me të do të udhëheq kryetari i Parlamentit, Trajko veljanovski. Në afat prej 10 ditëve që nga konstituimi i Kuvendit, Presidenti i vendit është i obliguar që mandatin për përbërjen e re të Qeverisë të ia dorëzojë kandidatit të partisë, gjegjësisht partiv të cilat kanë marrë shumicën e mandateve në Kuvend. Përbërja e re e Kuvendit do të ketë 120 deputetë.
Të punësuarit në klinikën e Stomatologjisë, mjekët, motrat medicinale dhe personeli tjetër, e kanë mbyllur drejtorin ekonomik të kësaj klinike në zyrën e tij sepse ende nuk ua ka lëshuar pagën për muajin nëntor, raporton 24vesti, transmeton SHENJA. Kur të punësuarit janë tubuar para zyrës së drejtorit ekonomik, Dejan Ilioski, thonë se ai u është drejtuar me arrogancë, dhe me këtë rast një pjesë e të punësuarve janë nisur drejt tij për ta sulmuar, ndërsa ai është mbyllur në zyrë. Të punësuarit thonë se situatën e ka qetësuar drejtori i klinikës, Arijan Daci, ndërsa të punësuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes…
Dhjetëra qytetarë të Shkupit kanë protestuar sonte për shkak të ndotjes e cila ka arritur shifrat alarmante. Protesta filloi para objektit të Qytetit të Shkupit ku pas fjalimeve të organizatorëve, qytetarët marshuan kah bulevardi Kryengritja e Ilindenit deri te Qeveria. Atje kërkuan që kryeministri teknik Emil dimitriev t’i pranojë në takim që të ia dorëzojnë 17 kërkesat e tyre. Organizatorët pohuan se paraprakisht kanë dorëzuar kërkesën për takim me kryeministrin. Ndotja, thonë organizatat ekologjike, është më e madhja deri tani, rreth 20 herë mbi normën e lejuar. Për këtë arsye, qytetarët kërkojnë zgjidhje korrekte dhe afatgjate të cilat duhet të…
Sipas të dhënave të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, përqindja e përfaqësimit të grave në sektorin privat momentalisht arrin nga dy deri në dhjetë përqind, ndërkaq ato janë më së shumti të përfaqësuara në sektorin e shërbimeve. Sipas drejtorit operativ Aleksandar Zarkov, nëse vazhdon bashkëpunimi mes Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Agjencisë për Punësim dhe Shoqatës së Grave Afariste në Maqedoni, do të mund të rritet përqindja e përfaqësimit të grave në sektorin privat. Drejtoresha e Agjencisë për Punësim në Shkup, Sllobodanka Aleksovska, tha se masat për punësim të cilat agjencia ka filluar t’i zbatojë që nga viti…
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ua dorëzoi certifikatat e mandateve për deputet përfaqësuesve të gjashtë partive të ardhshme parlamentare. KSHZ-ja njëkohësisht njoftoi se e ka dorëzuar raportin e zgjedhjeve në Kuvend pas çka pritet konvokimi i Kuvendit që nuk duhet vonuar më shumë se 31 dhjetor në mesnatë. “Raporti për realizimin e zgjedhjeve, është miratuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, dhe i njëjtë gjatë ditës së sodit do t’i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Për të mos e dorëzuar raportin vecmas deri tek të gjitha institucionet tjera, KSHZ-ja vendosi që të njëjtin ta publikojë në faqen e internetit të KSHZ-së”, ka…
Ali Ahmeti nuk e ka më kredibilitetin e një lideri shqiptar që mund t’i ftojë shqiptarët në unifikim. Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në pyetjen se përse Lëvizja BESA nuk shkoi në takimin e thirrur nga lideri i BDI-së. Gashi shtroi pyetjen se pse Ali Ahmeti nuk e bëri unifikimin kur i kishte 153 mijë vota të shqiptarëve, dhe pse menjëherë pas konfliktit të vitit 2001 nuk arriti ta realizojë unifikimin kur edhe duheshte më shumë, por në vend të kësaj e themeloi BDI-në si parti politike! “Cila është arsyeja që ne të ulemi me një…
Çdo i pesti banor i Maqedonisë është shpërngulur nga shteti, kështu thotë hulumtimi i Qendrës Hulumtuese Amerikane PJU. Ky hulumtim ka shfrytëzuar të dhëna nga viti 2015 nga Kombet e Bashkuara dhe e ka vendosur Maqedoninë në një linjë me Kazakistanin, Sirinë, Trinidadin dhe Tobagon dhe Portugalinë. Njohësit e rrethanave ekonomike në vend, thonë se shkaqet për largim nga vendi janë nga më të ndryshmet, duke vënë theks të veçantë mbi aspektin financiar, sistemin arsimor të dobët në vend, si dhe sistemin e drejtësisë që në vendin tonë funksionon në mënyrë selektive. Ekonomisti Milaim Ameti, tha mes tjerash se arsyeja…
Qyteti i Shkupi ka njoftuar sot se nga data 1 janar hynë në fuqi Sistemi i Integruar Tarifor i cili vlen për të gjithë transportuesit publik dhe privat. Sipas këtij sistemi, shfrytëzuesit e transportit publik duhet të pajisen me kartelë elektronike. Në komunikatë më tej thuhet se, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Qyteti i Shkupit ka sjellur vendim për periudhë promotive prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë elektronike të blerë të pa personalizuar vijojnë 5 udhëtime falas. Prej më 1 janar, qytetarët do të mund të shfrytëzojnë trasportin publik vetëm me kartelë elektronike.
Grupe qytetarësh dhe ekoaktivistë në ora 17 do të protestojnë kundër ndotjes enorme të ajrit, i cili ditëve të fundit ka tejkaluar kufijtë e lejuar deri në 20 herë. “Udhëtim pa pagesë me transport të qytetit gjatë tërë dimrit. Blerje dhe shpërndarje e menjëhershme e maskave me standarde të nevojshme për mbrojtje për të gjithë popullatën e Shkupit. Sigurim pa pagesë të ngrohjes me dru për qytetarët të cilët ngrohen me goma dhe materiale të tjera të dëmshme. Kontrolle të pa paralajmëruara tek objektet industriale të cilat dyshohen se janë ndotës. Ndërprerje e të gjitha punëve ndërtimore në Shkup”, janë…
Pa energji elektrike nesër do të mbeten disa pjesë të komunave Saraj dhe Karposh. Në periudhën nga ora 9 deri në orën 12 nesër pa energji do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Rashçe në komunën Saraj, ndërsa nga ora 9 deri në orën 15 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “1” në fshatin Nerez në komunën KarposhSiç informojnë nga QRMK e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjet.

