Author: almakos

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srđan Darmanović, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve fqinje si strategjike për tërë rajonin. Kryetari i Kuvendit, Meta i uroi suksese në detyrën e re Ministrit të Jashtëm, Darmanović duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit euro-atlantik të vendit fqinj. Meta u shpreh se si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi kanë një destinacion të përbashkët dhe theksoi se “stabiliteti i Malit të Zi është stabiliteti ynë dhe i shërben mbarëvajtjes…

Lexo më Shumë

Sekseri kosovar Nue Kalaj, i dyshuar për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kopamnisë CEZ në çështjen e privatizmit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në 2009, nuk u paraqit në komsionin hetimor parlamentar, edhe pse ishte njoftuar në adresën që mban në Shqipëri. Kryetari i komisonit, Taulant Balla kërkoi sjelljen e tij me forcë nga policia. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas ka tërhequr kesh një shumë prej 7 milionë eurosh, të derdhura në emër të tij nga CEZ, në njërën prej bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Sipas dokumentit të ofruar nga vetë banka, veprimi…

Lexo më Shumë

Komisioni hetimor parlamentar për privatizimin e OSSHE-së tek kompania çeke CEZ ka administruar këtë të martë prova shumë të rëndësishme lidhur me personin Nuel (Nue) Kalaj. Personi në fjalë, sipas dëshmive të deritanishme, ka qenë sekseri i marrëveshjes së qeverisë së kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha dhe kompanisë CEZ. Komisioni ka administruar llogari bankare të Nue Kalajt, i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro, shuma të cilat më pas i ka tërhequr në formë kesh më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të atij viti. Komisioni po heton përse CEZ i ka bërë…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA ka shprehur shqetësimin e tyre që shumë vendbanime, sidomos shqiptare, në këto temperatura shumë të ulëta në vazhdimësi janë pa furnizim me energji elektrike. “Kjo përpos që direkt e rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, njëherësh u shkakton shumë dëme ekonomive familjare si pasojë e djegies dhe prishjes së shumë pajisjeve elektroshtëpiake. Apelojmë deri te EVN Maqedoni që më seriozisht t’i qaset shpërndarjes dhe furnizimit me energji të qytetarëve dhe të tregohet më e përgjegjshme ndaj kryerjes së detyrimeve ndaj qytetarëve. Detyrim parësorë në këto temperatura të ulëta duhet të jetë jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Si Lëvizje…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili drejtonte vendin në kohën e luftës në Kosovë, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Iviça Daçic sa i takon një sulmi të mundshëm që kanë organizuar sipas këtij të fundit shqiptarët në një ambasadë të Serbisë. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Majko nuk ka kursyer ironitë në drejtim të diplomatit, duke i kujtuar një gjeneral të ushtrisë Austro-Hungareze. Deputeti i PS-së ndër të tjera shton se ‘Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë’. Postimi i Majkos Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se…

Lexo më Shumë

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati është takuar sot me homologun e tij të Malit të Zi, Srdan Darmanovic, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi dy palësh mes dy vendeve. Gjate fjalës së tij në konferencën për shtyp, Bushati zbardhi një pjesë të diskutimeve me dyer të mbyllura. “Ne përshëndesim platformën e shqiptarëve, kjo do të jetë një hap përpara përsa i përket lirive dhe të drejtave të shqiptarëve që hetojnë në Malin e Zi. Kemi diskutuar përsa i përketë pakicës majalzese që jetojnë në Shqipëri”, tha ai teksa premtoi edhe rishikimin e legjislacionit shqiptar për këtë çështje. Ndër të tjera,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot zyrën operacionale në ambientet e kryeministrisë për t’u informuar lidhur me situatën e motit në vend, dhe problematikat e hasura. Në praninë e ministrave dhe zyrtarëve të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, Rama u shpreh optimist për punën ne kryer deri më tani nga të gjitha institucionet për mbajtjen nën kontroll të situatës. Sipas kryeministrit, falë masave të marra situata me gripin është drejt përmirësimit dhe numri i të prekurve ka ardhur duke u ulur. Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj u bëri edhe një herë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë…

Lexo më Shumë

Qeveria sot nga kreditorët vendorë planifikon të huazojë 31.7 milionë euro. Sipas kalendarit të ankandeve të letrave shtetërore me vlerë, Ministria e financave në bazë të borxheve të vjetra do duhet të kthejë 15.8 milionë euro. Për huamarrjen kanë reaguar nga LSDM-ja opozitare, duke pyetur, pse ministri i financave Kiril Minovski i fut në borxh qytetarët 15 milionë euro më shumë sesa nevojitet dhe thanë se kundër ministrit Minovski dhe zëvendësministres së drejtësisë Biljana Brishkovska do të ngriten padi penale për futje të paligje në borxh të qytetarëve.  Ndryshe, për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë planifikuar 18…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. Siç kumtoi LAMM, për shkak të temperaturave të ulëta vende-vende është e mundur dukuria e ngricave. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese është vendosur në vendkalimet malore Strazhë, Pletvar, Gjavatë dhe Presekë, si dhe në aksin rrugor Mavrovë – Dibër. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në tërë Maqedoninë. LAMM rekomandon vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundshme dukuria e paraqitjes së shembjeve,…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se është për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe se roli i Tiranës nuk lidhet në asnjë rast me skenarët  e mundshëm për krjimin e qeverisë në Maqedoni. “Për herë të parë që nga Marrëveshja e Ohrit, partitë Parlamentare shqiptare dalin mbi dasitë e tyre ideologjike dhe bien dakord për një listë çështjesh, të cilat natyrisht do të duhet që të afatizohen, do të duhet që të detajohen për të rishikuar më pas edhe mënyrën sesi ato çështje do të zbatohen në praktikë. Në këndvështrimin tonë, partitë shqiptare në Maqedoni kanë rënë dakord për…

Lexo më Shumë

2017 është një vit sfidash edhe për politikën. Në qershor do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe në këto zgjedhje pritet të testohen jo vetëm figura të reja, por edhe lëvizje politike të reja. E mes këtyre lëvizjeve është edhe LIBRA e Ben Blushit dhe për të folur për të, ishte vetë ish-deputeti i socialist i ftuar në emisionin e parë të Top Storyt për këtë vit. Blushi e nisi fjalën e tij duke folur për ndarjen me Edi Ramën. “Ika jo me dëshirë, por i detyruar për arsye themelore sepse më hoqën të drejtën e zgjedhjes. Përveç kësaj,…

Lexo më Shumë